01. Vizion për lëvizjen

Perëndia ka një plan të jashtëzakonshëm dhe ti je pjesë e tij. Ai po të ngacmon zemrën dhe po ju udhëheq drejt përmbushjes së ëndrrës që ai ju ka dhënë. Ky mësim ju fton të përqëndroheni tek ky vizion si dhe të dëgjoni zërin e Perëndisë. Kapja e vizionit të Perëndisë është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të lëvizjes. Ne ndjekim zërin e Bariut tonë të Mirë. Eshtë ai që na drejton të ndërtojmë lëvizje shpirtërore.

 

Shko tek Mësimi

02a. Të ndajmë besimin – The Four Laws 

Ne jemi ambasadorë të thirrur për të përfaqësuar Mbretin tonë. Ne na është dhënë një mesazh i mrekullueshëm që e lartëson Krishtin dhe që i fton të tjerët ta vendosin besimin e tyre tek Jezusi. Çdo besimtar kërkon të dijë se si mund ta ndajë besimin e tij me siguri dhe me efikasitet. Gjatë këtij mësimi ne do të studiojmë një shembull ungjillizimi tek libri i Veprave dhe më pas do ta pregatisim veten për të përdorur një instrument ungjillizimi. Me anë të besimit, ne dalim për të shpallur Ungjillin.

Shko tek Mësimi

02b. Të ndajmë besimin - Diagrama

There are many ways to share our faith.  Sometimes just having a pen and paper is all you need.  In this lesson you will learn how to share the gospel while you sketch out a diagram.   You will find both a video showing you how to draw the diagram and a step by step walk-through. The Diagram has become a favorite way for many to share their faith.

 

 

Shko tek Mësimi

03. Dhembshuria në ungjillizim

Teksa shpallim Ungjillin ne shpallim edhe dashurinë e Krishtit. Të dy këto elementë janë të pandashëm. Ne duam shumë që të kemi një zemër të dashur e të dhembshur, duke ditur se Jezusi ishte njëkohësisht edhe i dashur edhe i dhembshur. Shprehja e një interesi të pastër dhe dëshira për t’i njohur ata ndikon shumë në mënyrën se si lidhemi me ta. Ka pyetje shumë të mira, të cilat ndihmojnë shumë në krijimin e një marrëdhënie. Perëndia është ai që na ka thirrur të qajmë me ata që qajnë dhe të gëzojmë me ata që gëzojnë. Eshtë ai që do të na bëjë më të ndjeshëm ndaj të tjerëve ndërsa përpiqemi të arrijmë të humburit.

Shko tek Mësimi

04. Mbështetja tek Fryma e Shenjtë

Perëndia na ka dhënë gjithçka që na nevojitet. Dhurata e tij, Fryma e Shenjtë na drejton dhe na fuqizon të jetojmë jetën e krishterë. Jezusi, jo vetëm që na dërgoi Frymën e tij, por edhe na udhëzoi se si mund të mbështetemi tek Ai dhe si mund të ecim në Frymë. Ky mësim, më së shumti përqëndrohet tek udhëzimet e Krishtit dhe na jep këshilla praktike se si të jetojmë një jetë nën varësinë e Perëndisë.

 

 

Shko tek Mësimi

05a. Mbyllja e bisedës – The Four Laws

Ndarja e ungjillit e sjell personin drejt një pike kur ky i fundit merr një vendim. Ungjilli është më shumë sesa thjesht informacion. Ai vjen me një ftesë. Ai kërkon që dëgjuesi të përgjigjet duke e vënë besimin tek Biri i Perëndisë. Atëherë, si mund t’ja dalim ta çojmë dikë në pikën që ata të mund të reflektojnë personalisht në lidhje me ftesën për të besuar? Si mund t’i ndihmojmë të kuptojnë se ku gjenden në udhëtimin e tyre shpirtëror? Ky mësim na tregon disa aftësi që na ndihmojnë ta drejtojmë bisedën në nivel personal. Gjithashtu na mëson se si mund të jemi te pregatitur për të punuar me një gamë të gjerë përgjigjesh ndaj mesazhit të ungjillit.  

Shko tek Mësimi

05b. Mbyllja e bisedës - Diagrama

Now that you are familiar with The Diagram it is time to learn how to use this tool to bring someone to a very important moment -- the moment of decision.  The message of the gospel calls someone to respond.  Once you have drawn out the diagram there are several important questions that will help someone decide where they are in relationship to God.  This lesson is packed with wisdom that others have learned over the years.  They would like to share it with you!

Shko tek Mësimi

06. Dëshmia ime

Kur Perëndia punon në jetën e një personi ai u jep atyre një histori për të treguar. Kjo histori është një mjet i fuqishëm me anë të së cilës mund të shprehen elementët kryesorë të ungjillit. Ti ke një dëshmi që duhet treguar. Po, duhet treguar. Dhe madje, duhet treguar shpesh dhe mirë. Gjatë këtij mësimi ju do të punoni me dëshminë tuaj dhe do të përcaktoni se cila është mënyra më e mirë për ta thënë.

 

Shko tek Mësimi

07. Shumëfishimi shpirtëror

Perëndia do ta ndryshojë botën. 2 Timoteut 2:2 na jep një tablo të mënyrës se si ai do ta ndryshojë. Gjatë këtij mësimi ju do ta studioni këtë pasazh brenda kontekstit. Idea e shumëfishimit shpirtëror nuk është e mjegullt. Me shumëfishimin shpirtëror lidhen qëndrime dhe besime specifike. Ky mësim do t’ju ndihmojë të njihni dhe të aplikoni parimet e shumëfishimit shpirtëror.

 

 

Shko tek Mësimi

08. Të ndihmosh një besimtar të ri të rritet – 1

Perëndia e krahason jetën shpirtërore me atë organike. Farat rriten. Që të rriten, ato kanë nevojë për ujë. Kanë nevojë për përkujdes. Këtu ndodh një proces rritje. Eshtë nder për ne të ndihmojmë një besimtar të ri t’i hyjë këtij procesi dhe të hedhë hapat e parë në besim. Në këtë mësim, ne do të analizojmë rëndësinë e këtyre hapave të parë, si dhe do të vlerësojmë një mësim që është hartuar për të ndihmuar një besimtar të ri të fitojë siguri në Krishtin.    

Shko tek Mësimi

09. Të ndihmosh një besimtar të ri të rritet – 2

Përvoja ndër vite u ka dhënë mundësinë dishepullizuesve të identifikojnë disa parime të shëndosha që mund t’i ndihmojnë besimtarët e rinj të rriten. Gjatë këtij mësimi ne do të njihemi me këto parime. Ne gjithashtu do t’i praktikojmë këto parime teksa do të kalojmë tek një mësim i dytë mbi faljen, që na mëson se falja ka një rol të vazhdueshëm në marrëdhënien tonë me Perëndinë.

Shko tek Mësimi

10. Lëvizje shpirtërore – 1

Perëndia po ngre një grup studentësh në mbarë botën që besojnë se Ai do të bëjë gjëra të mëdha përmes tyre. Gjatë këtij mësimi do të analizojmë disa lëvizje shpirtërore që përshkruhen tek Dhjata e Re. Kjo analizë do të përcaktojë për ne thelbin e lëvizjes. Disa pyetje praktike do t’ju ndihmojnë të përcaktoni hapin tuaj të rradhës në ndërtimin e një lëvizje shpirtërore aty ku gjendesh.

 

Shko tek Mësimi

11. Unë dhe skuadra ime

Perëndia punon në bashkësi. Ai na ka bërë një trup të vetëm në Krishtin. Së bashku ne marrim drejtim prej tij. Së bashku ne i shërbejmë Zotit. Puna në grup është thelbësore. Në këtë mësim ne do të studiojmë disa prej elementëve jetik të punës në skuadër dhe do të përcaktojmë se çfarë do të bëjmë në rastet kur si çështja më urgjente që na paraqitet mund të jetë krijimi i një skuadre të re, ose forcimi i një skuadre ekzituese.

Shko tek Mësimi

12. Thirrja Biblike për të bërë dishepuj

Bërja e dishepujve qëndron në thelb të ndërtimit të lëvizjeve. Kushdo që ka pasion ndërtimin e lëvizjeve duhet ta studiojë Mateun 28. Çdo anëtar lëvizje ndeshet me këtë urdhërim dhe i kërkon Perëndisë ta fuqizojë për të kuptuar qëllimin e tij. Do ta studiojmë këtë pasazh dhe do të mësojmë se çdo të thotë të jesh dishepull dhe çdo të thotë të bësh dishepuj.

 

Shko tek Mësimi

13. Caktimi i një takimi të dytë

Të paturit e një bisede të mirë për Krishtin nuk na garanton mundësinë për tu ritakuar sërish me një person që mund të na jetë dukur i interesuar. Ky fakt mund të na dekurajojë, pasi ne presim se ata që kanë dëgjuar për Jezusin   do të duan të takohen sërish me ne. Gjatë përpjekjeve për të kontaktuar sërish personat e interesuar, ne mund të përballemi me sfida nga më të ndryshmet. Ky mësim na paraqet një analizë të detajuar të situatës si dhe na ofron ndihmë praktike në lidhje me çfarë duhet bërë.

Shko tek Mësimi

14. Fjala e Perëndisë

Fjala e Perëndisë është një llambë për këmbën tonë dhe një dritë për shtegun tonë. Ai na drejton përmes Fjalës së tij. Na thotë se çfarë duhet të dimë, çfarë duhet të besojmë dhe si duhet të sillemi. Për të përftuar pasuritë e Krishtit, të krishterët duhet ta bëjnë zakon studimin e fjalës së tij. Gjatë këtij mësimi do të shohim se çfarë na thotë Bibla për veten dhe do të analizojmë një pasazh që i flet zemrave tona.

 

Shko tek Mësimi

15. Ndërtimi i brezave të ardhshëm

Shumëfishimi shpirtëror nënkupton që ne do të bëjmë dishepuj, të cilët do të kenë dishepujt e tyre. Së pari, ne punojmë drejtpërdrejt me dishepujt tanë, brenda kkuadrit të një marrëdhënie të afërt dhe personale. Më pas, sapo ata fillojnë të kenë dishepujt e tyre, ju kuptoni që keni përgjegjësi të reja. Ju tashmë po trajnoni një person për të dishepullizuar të tjerë. Në këtë mësim ju do të mësoni në lidhje me aftësitë e reja që duhet të zhvilloni, për të përmbushur përgjegjësitë tuaja.

 

Shko tek Mësimi

16. Lëvizje Shpirtërore 2

Lëvizjet shpirtërore njihen shpesh nga veprimtaritë e tyre. Ato janë qartazi një shprehje e faktit së njerëzit e Perëndisë janë në veprim. Gjithsesi, një lëvizje është shumë më shumë sesa tërësia e aktiviteteve të tyre. Lëvizjet e shëndetshme qëndrojnë përpara Zotit dhe krijojnë një kulturë që inkurajon gjithësecilin të kërkojë me përulësi mundësi për tu rritur. Një lëvizje e shëndetshme është e varur në Zotin, ka besim tek ai dhe është e përkushtuar ndaj komunitetit. Në këtë mësim ne do të studiojmë këto elementë të një lëvizje shpirtërore, të cilët sado të padukshëm, janë të një rëndësie thelbësore.

Shko tek Mësimi

17. Drejtimi i një grupi të vogël

Rritja shpirtërore është e lidhur me grupin. Perëndia punon në jetët e të tjerëve për të na inkurajuar, sfiduar dhe për të na nxitur. Grupet e vogla janë një mënyrë e mirë për të krijuar marrëdhënie dhe bashkësi. Si drejtues i një grupi të vogël, ju merrni përsipër përgjegjësi të reja dhe ju nevojitet të përdorni me efikasitet shprehi të caktuara. Ne do t’i studiojmë me rradhë këto aftësi dhe shprehi.

 

Shko tek Mësimi

18. Fuqia e lutjes

Me anë të hirit të Perëndisë, ne jemi bërë pjesë e një familje shpirtërore. Kjo familje e kërkon fytyrën e Zotit dhe i shërben atij. Puna jonë është e lidhur ngushtë me lutjen. Së bashku, ne dalim përpara Zotit. Së bashku ne e lavdërojmë atë. Së bashku ne dëgjojmë zërin e tij. Lutja përmban në vetvete një element bashkëpunimi që është shumë kyç për procesin e rritjes shpirtërore. Në këtë mësim, ne do të mësojmë më shumë se si të lutemi së bashku si lëvizje.

Shko tek Mësimi

19. Dishepullizimi efektiv

Në mënyrë që të bëjmë dishepuj, ne duhet të dime se çfarë pritet prej nesh. Cilat praktika mund të na ndihmojnë? Si mund t’i frymëzojmë vazhdimisht të tjerët ndërsa i mësojmë të ndjekin Krishtin? Gjatë këtij mësimi ne do të studiojmë disa prej temave kryesore të dishepullizimit. Ju do të sfidoheni për të hedhur një hap para drejt dishepullizimit të të tjerëve.  

Shko tek Mësimi