04. Mbështetja tek Fryma e Shenjtë

“Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim,

por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart.”

Luka 24:49

Çfarë dhe përse

 

Në vargjet e mësipërme shohim që Jezusi u dha dishepujve një udhëzim të habitshëm. Ai NUK u thotë të shkojnë dhe t’ua tregojnë të tjerëve këtë mesazh jetëndryshues. Përse Jezusi do ta ngadalësonte përkohësisht shpërndarjen e të vetmit lajm të mirë? Përgjigja gjendet tek vargjet më sipër. Mungonte pushteti nga lart, dishepujt ende nuk ishin veshur me fuqinë e frymës për të përmbushur misionin e tyre.

 

Askush nuk mund ta ilustronte këtë pikë më mirë sesa Pjetri. Natën para se Jezusi të vdiste Pjetri me shumë guxim tha, – “Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje” (Luka 22:33). Megjithatë më vonë shohim se gjithë kjo vendosmëri zhduket shumë shpejt. I njejti person që e kishte dashur shumë Jezusin, shohim që e mohon tri herë brenda ditës që kishte bërë deklaratën e guximshme.

 

Më pas diçka ndryshoi. Ditën e Pentakostit, Perëndia u dërgoi ndjekësve të tij Frymën e Shenjtë. Pjetri i cili kishte kaluar ditë të tëra i strukur në frikë u foli me guxim dhe siguri një turme të madhe që ishte mbledhur në Jeruzalem (Veprat 2:14-41). Atë ditë rreth 3,000 veta erdhën në besim.  

 

Historia e Pjetrit dhe pjesa tjetër e Dhjatës së Re na konfirmon rolin thelbësor të Frymë së Shenjtë. Çdo person që ka pranuar Jezusin është vulosur me Frymën e Shenjtë. Pavarësisht kësaj, ekziston ende nevoja të mësojmë si të mbushemi çdo ditë me Frymën dhe si të mbështetemi çdo ditë në fuqinë e saj. Në këtë mësim do të mësojmë si të mbështetemi tek Perëndia.

Të mësojmë nga Fjala

 

Mësimi i parë i Jezusit mbi Frymën e Shenjtë gjendet tek Gjoni kapitujt 14 – 16. Teksa po pregatitej për të shkuar në kryq, ai u tregoi dishepujve se ç’duhej të dinin përpara se ai të largohej fizikisht prej tyre. Tri ishin elementët kryesorë: Perëndia do të dërgojë Frymën e tij, ne do ta kemi praninë e Jezusit dhe Fryma do të na udhëheqë.

 

Lexoni Gjoni 14:16-18

klikoni për tekst

Sipas vargjeve 16 dhe 17 çfarë do të bëjë fryma në jetën e dishepujve?

 

Vargu 18 na paraqet një të vërtetë mjaft inkurajuese. Ai kishte një plan. Edhe pse Jezusi do të largohej fizikisht prej tyre ai nuk po i braktiste. Me ardhjen e Frymës së Shenjtë u gjet një zgjidhje që Jezusi të vazhdonte të qëndronte në ne dhe që ne të qëndronim të lidhur me Jezusin.

 

Lexoni Gjoni 15:4-5

klikoni për tekst

Për shkak të Frymës së Shenjtë marrëdhënia jonë me Jezusin do të vazhdojë. Si rezultat i Frymës ne mund të qëndrojmë në Krishtin.

 

Fjala “qëndroj” do të thotë “të mbetesh ose të vazhdosh” të jesh i lidhur me diçka apo me dikë. Besimtari duhet të qëndrojë në Jezusin. Vargu 5 e krahason lidhjen tonë me Krishtin me lidhjen e hardhisë me shermendin. E vetmja gjë që duhet të bëjë shermendi që të japë fryt është të qëndrojë i lidhur me hardhinë. Hardhia i jep shermendit çdo gjë që i nevojitet për të dhënë fryt.

 

Shkruaj me fjalët e tua çfarë do të thotë të “qëndrosh në Jezusin.”

Çfarë do të ndodhë me të krishterët që do të qëndrojnë në të?

 

Çfarë do të ndodhë me të krishterët që nuk qëndron tek Jezusi?

 

Lexoni Gjoni 16:5-13

 

klikoni për tekst

 

Tek vargjet 6 – 7 Jezusi argumenton njëkohësisht si trishtimin dhe zhgënjimin e dishepujve për ikjen e tij ashtu edhe arsyen se përse është më mirë që ai të “largohet.” Çfarë do të përfitonin ata në shkëmbim?

 

Kur Fryma e Perëndisë të vijë do të kryejë funksionet e mëposhtme:

Dhe kur Fryma të ketë ardhur, ai do të … (vargjet 8 – 11)  

 

Për besimtarët, Fryma do t’i … (vargjet 13 – 14).

 

Pse është kaq domethënës premtimi i Jezusit se Fryma do të na prijë dhe do të na shpalosë gjërat e Jezusit?

 

Gëzojnë perspektivën e mëposhtme se si punon Fryma e Shenjtë në jetën tuaj..

Lidhja me të vërtetën

 

Apostulli Pal ka folur shpesh për Frymën. Pali madje na ka dhënë një udhëzim tejet specifik që Perëndia na ka dhënë në lidhje me Frymën e Shenjtë.

 

Lexoni Efesianëve 5:15 – 21

klikoni për tekst

Mbushja me Frymën e Shenjtë na mundëson qëndrimin tek Jezusi. Të mbushesh do të thotë të “kontrollohesh” ose “të fuqizohesh” nga Fryma e Shenjtë që brendabanon tek çdo besimtar. Fjalë për fjalë urdhëri do të thotë “lereni Frymën e Shenjtë t’ju mbushë.” Mbushja me Frymën e Shenjtë, është një çështje vullneti personal, pra ne e lejojmë Perëndinë të na mbushë. Eshtë e ngjashme me skemën e dy jetëve, jetës me në qendër veten dhe jetës me në qendër Perëndinë.

 

Cili është vullneti i Perëndisë për çdo të krishterë? (vargjet 17 – 18)

 

Cilat janë disa gjëra që ju prisni t’i shihni tek jeta e një të krishteri të mbushur me frymën që e lejon Perëndinë ta kontrollojë jetën e tij/saj? (vargjet 18 – 19)

Çfarë ndodh me të krishterin që zgjedh ta kontrollojë vetë jetën e tij/saj, dhe përpiqet ta jetojë jetën e krishterë me forcat e veta?

 

Ne mund të mbushemi me Frymën dhe të fuqizohemi nga Perëndia për të bërë vullnetin e tij dhe për të jetuar aventurën që ai ka pregatitur për ne.

 

Bazuar tek Efesianët, kapitulli 5, ç’vendime duhet të merrni në mënyrë që ta lejoni Perëndinë t’ju mbushë me frymën e tij?

 

Cilat jan disa nga prioritetet e reja që mund të dalin në sipërfaqe si rezultat i nënshtrimit tuaj ndaj Frymës?

 

Hap veprimi

 

Këto janë tri hapa që do t’ju ndihmojnë të përjetoni drejtimin dhe fuqinë e Frymës së Shenjtë:

 

1. Hidhni një hap besimi. Perëndia është ai që na mbush me Frymën e Shenjtë. Sa kohë që është diçka që vjen nga Perëndia edhe pret diçka prej nesh. Ai pret që ne të besojmë. Kërkon besim. Në fjalën e tij, Perëndia e thekson gjithnjë e më shumë rëndësinë e besimit. Me anë të besimit ne afrohemi tek Jezusi për t’u pastruar nga mëkatet. Me anë të besimit, ne mund të ecim me të. Gjithashtu, me anë të besimit ne mund të mbushemi me Frymën e Shenjtë.

 

Nëse jeni gati për të ndërmarrë këtë hap bëni një lutje si mëposhtë:

 

At i dashur, unë dua të qëndroj në Jezusin. E pranoj se deri tani e kam drejtuar vetë jetën time. Të falenderoj që me anë të vdekjes së Jezusit në kyq m’i ke falur të gjitha mëkatet. Jezus, unë të ftoj tani të marrësh në dorë kontrollin e jetës time. Më mbush me Frymën e Shenjtë ashtu siç më ke urdhëruar. Më mëso si ta ndjek Jezusin çdo ditë dhe si të bëj vullnetin tënd.

 

2. Lexoni broshurën Koncepte të transferueshme #3 - “Si të mbushemi me frympn e shenjtë.” Shkruani 3 – 5 parime domethënëse nga leximi juaj.

 

  Ndiqni linkun për tek ky koncept i transferueshëm Transferrable Concept.

 

3. Ndani gjërat që mësuat nga ky mësim me dishepullizuesin tuaj. Kërkojini atij/asaj t’ju tregojë se si e ka ndikuar jetën e tij/saj mbushja me frymën e shenjtë.

 

Përvojat e fundit që keni patur me në ndarjen e ungjillit ju kanë treguar për rëndësinë që ka mbështetja tek Perëndia dhe tek Fryma e tij. Çdo pjesë e ngritjes së lëvizjeve është e lidhur ngushtë me Frymën e Perëndisë që punon nëpërmjet nesh. Ne kemi nisur një proces rritje që nuk ia dalim dot ta çojmë deri në fund me forcat tona. Për ta përmbyllur këtë proces ne kemi nevojë për drejtimin nga Fryma e Perëndisë.

Tejçimi

 

Cilat janë disa nga të vërtetat më të rëndësishme që keni parë në këtë mësim?

 

Kush do të përfitonte më shumë nga këto të vërteta?   Vini re dy llojet e njerëzve:

 

Ky mësim ju njohu me një nga librat e series së titulluar “Koncepte të transferueshme.” Këto seri do t’ju ndihmojnë shumë. Nëse dëshironi mund të kërkoni titujt e tjerë brenda serisë për të parë nëse ka tema shtesë që do të donit të studionit.

 

Follow the following link to The Transferable Concepts:

        Transferable Concepts

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.