06. Si ta ndani dëshminë tuaj

Jezusi nuk e lejoi, madje i tha: “Shko në shtëpinë tënde, tek të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të mëdha bëri Zoti dhe se pati mëshirë për ty.”

Marku 5:19

Çfarë dhe përse

 

Ju keni përjetuar ndjesinë kur Fryma e shenjtë i ka folur zemrës suaj. Ju e dini çfarë ndjesie është të nisesh për në shkollë dhe ta kesh kokën plot me pyetje. Teksa hidhni sytë rreth e përqark dhe shihni që ka njerëz që ende nuk e njohin Jezusin ju me të drejtë pyesni: Kur do të dëgjojnë për shpëtimtarin? Kur do të dëgjojnë për kryqin?

 

Pyetje të tilla vijnë nga Zoti. Për shkak të dashurisë për të, ne duam t’i tregojmë kujtdo për Jezusin. Për shkak të dashurisë për studentët, ne duam që t’ju tregojmë atyre për të vetmin që mund të ndreqë marrëdhënien e prishur me Perëndinë. Prandaj duhet t’i bëjmë vetes pyetjen “çfarë mund të bëj” ose “si mund ta ndaj ungjillin me të tjerët?” Perëndia i pregatit fëmijët e tij për tu bërë ambasadorë të tij (2 Kor. 5:20). Një mënyrë se si Zoti na pregatit është duke na dhënë një histori për të treguar. Me anë të hirit të Perëndisë, ne nuk jemi më ata që kemi qenë më parë. Me anë të hirit të Perëndisë, ne mund të jemi të sigurtë për faljen e Perëndisë, dashurinë e tij dhe jetën e përjetshme. Një ndryshim i tillë krijon një dëshmi që ia vlen ta tregosh e ta ritregosh.

 

Zoti do që ju ta tregoni këtë dëshmi. Ai do që ju t’ua tregoni të tjerëve se si ka ndryshuar jeta juaj.

Të mësojmë nga Fjala

 

Kjo histori ka ndodhur në një rrugë gjithë pluhur midis Jeruzalemit dhe Damaskut diku rreth vitit 35 pas lindjes së Krishtit. Një dritë nga qielli vetëtiu krejt papritur rreth e përqark Saulit dhe e rrëzoi përtokë. Ai u tmerrua kur dëgjoi zërin që vinte nga qielli. Zëri i tha se ai që kishte përndjekur me aq zell e pasion ishte vetë Jezusi, Mesia. Kjo në vetvete është kthesë shumë dramatike për një farise që ishte i bindur se Jezus Nazareasi ishte një profet i rremë.   (Historia e plotë gjendet tek Veprat 9:1 – 19)

 

Bibla na thotë se Sauli, i cili u quajt Pal, e tregonte shumë shpesh historinë e tij. Ne mund të mësojmë shumë nga fakti që ai e tregonte dhe e ritregonte shpesh historinë e tij.

Tek Veprat 22, Pali tregon dëshminë e tij, e cila është me të vërtetë dramtike. Në këtë kohë, Pali kishte 15 vite që shërbente si apostull. Ai ishte një predikues shumë i zoti, orator dhe filozof. S’kishte material që ai nuk ishte i aftë t’ua transmetonte të tjerëve. Pavarësisht këtyre, kur atij iu dha rasti të fliste para një turme me njerëz të cilët nuk i kishte takuar më parë dhe me shumë gjasa nuk do t’i shihte më...ai përsëri zgjodhi të ndajë dëshminë e tij me ta

 

Lexoni Veprat 22:1-21

Klikoni për tekst

Cilat janë vëzhgimet tuaja në lidhje me mënyën sesi Pali e tregon dëshminë e tij? Çfarë zgjodhi ai të komunikojë?

 

Sa kohë iu mori leximi i dëshmisë? (Po, duhet të shkruani kohën në minuta)

 

Po të analizojmë historinë e Palit shohim që ai ndoqi një skemë shumë të thjeshtë. Na tregoi si ka qenë jeta e tij PARA se të pranonte Jezusin. Më pas tregoi SI dëgjoi për Krishtin. Në fund ai tregoi se si jeta e tij ndryshoi SI REZULTAT i besimit në Krishtin.

 

Duket që dëshmia ka qenë një ndër mënyrat më të preferuara të Palit për të folur . Tek Veprat 26, shohim që Pali pati mundësinë të flasë para një mbreti. Mbreti Agripa ishte një funksionar i lartë dhe i rëndësishëm për Izraelin. Edhe një herë shohim që Pali gjendet përpara një situate, ku i duhej të fliste para dikujt për herë të parë dhe për aq sa ishte në dijeni të tij, nuk besonte që do t’i jepej edhe një herë rasti për të folur edhe një herë tjetër me të. Në këto kushte, mësuesi, drejtuesi shpirtëror dhe predikuesi zgjodhi të tregojë historinë e tij personale.

 

 

Lexoni Veprat 26:1-23 (ose shikoni dramën ku është improvizuar ngjarja e ndodhur tek Veprat kapitulli 26).

Klikoni për tekst

Что было Божье послание для своего народа? (Стих 14)

 

Na rezulton që Pali e tregoi më shpejt historinë e tij. Ai përdori dëshminë e tij për tu lidhur me audiencën dhe për ta kthyer vëmendjen e tyre tek Krshti. Edhe ne do të donim të ishim si Pali.

 

Lidhja me të vërtetën

 

Përgjatë shekujve njërëve u kanë pëlqyer historitë. Sot, një histori e mirë mund të ketë të njejtin ndikim që ka patur edhe para mijëra viteve. Historitë e stimulojnë kuriozitetin e dëgjuesve dhe e bëjnë mesazhin të ndihet real.

 

Dëshmia jote mund të jetë një nga instrumentet më të mira që mund të kesh për të ndarë ungjillin. Nëse e thua shpesh dhe e thua mirë, njerëzit mund të të njohin ty por edhe mund të kuptojnë më mirë ungjillin.

 

Ka ardhur koha që të punosh me dëshminë tënde. Edhe shkrimtarët më të mëdhenj kanë punuar me tregimet e tyre. Ata jo vetëm që dine boshtin e tregimit, por dine edhe si ta thonë atë.

 

Jo në të gjitha historitë do të dëgjojmë për drita verbuese nga qielli. Po, dëshmia e Palit ishte unike, ashtu siç edhe historia juaj është po aq unike. Pasi përmban elemente të veçanta që Perëndia do t’i përdorë për të prekur zemrat e audiences tuaj.

Hap pas hapi pune:  

 

Zgjidh njërin nga shembujt për të treguar si ishte jeta juaj përpara se të pranonit Jezusin.

   Çfarë tipi keen qenë?

   Me çfarë merreshit?

   Ndihmon shumë nëse përmendni një situatë specifike që ilustron më së miri situatën tuaj në atë kohë.

 

Më pas, kujtoni si erdhët tek Krishti.

   Ku ishit?

   Kë kishit pranë?

   Për çfarë po mendonit?

   Çfarë iu komunikoi Perëndia?

   Çfarë kuptuat në lidhje me Jezusin?

   Pse zgjodhët t’i besonit Jezusit?

 
Së fundi, si e ndikoi jetën tuaj vendimi për të ndjekur Krishtin?

   Cilat janë shenjat që tregojnë se Perëndia po punon në ju?

   Si ka ndryshuar jeta juaj tani?

 

Për të rritur rëndësinë që dëshmia mund të luajë në ndarjen e ungjillit mund të ndiqni dëshminë në vazhdim. Gjithashtu, në linkun mëposhtë ju do të gjeni dëshmi të tjera.

Hap veprimi

 

Ka ardhur koha të tregoni dëshminë tuaj. Së pari, tregojani dëshminë dishepullizesit tuaj, ose dikujt tjetër nga skuadra. Kërkojuni atyre t’ju ndihmojnë duke qenë dëgjues. Më pas, pyetini ata nëse dëshmia ishte e qartë apo jo dhe nëse kanë ndonjë sugjerim që do t’ju ndihmonte të përmirësoheshit në të ardhmen.

 

Së dyti, tregojani këtë dëshmi dikujt që ka nevojë të dëgjojë për Jezusin. Lini një orar takimi me një mik tuajin. Mos e humbisni rastin, që sapo të takoni dikë, të ndani me ta momentin më të rëndësishëm të jetës suaj. Lutuni që Perëndia do ta përdorë dëshminë tuaj për të ngacmuar urinë shpirtërore tek personi tjetër.

 

Reflektim mbi mësimin

 

Tani që keni ndarë disa herë dëshminë tuaj, ndaluni për pak çaste tek pjesa që ju pëlqeu më shumë nga dëshmia.

 

Çfarë bëtë që iu duk se ishte efektive?

 

A ka ndonjë fragment nga dëshmia juaj që do të donit ta përmirësonit? Nëse po, cila ishte kjo pjesë?

Tejçimi

 

Të gjithë kemi një histori tonën dhe ju mund të ndihmoni dike të tregojë dëshminë e tij/ saj.

 

Kërkoji një personi të ndajë me ju dëshminë e tij. Dëgjojeni me vëmendje. Kur të mbarojë inkurajojeni duke it hënë se cila ishte pjesa që iu ka prekur më shumë. Nëse shfaqin interes, tregojuni që ka një metodë që mund t’i ndihmojë si ta tregojnë dëshminë e tyre në mënyrë sa më të efektshme. Ju mund t’ju tregoni fletën e punës që keni përdorur për të shkruar dëshminë tuaj.

 

Materiale shtesë: Videoja më poshtë shpjegon shumë qartë si mund të pregatitet një dëshmi personale: http://crupressgreen.com/videos/crupress-presents-your-personal-testimony/

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.