13. Caktimi i një takimi të dytë

Pasi Pali ndau ungjillin në Athinë, shohim që përgjigjet ndaj mesazhit të tij ishin të shumëllojshme.

“disa u bashkuan me të dhe besuan,” Veprat 17:34

“disa e përqeshën dhe të tjerë thoshnin: “Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë“. 17:32

Çfarë dhe përse

 

Në mbarë botë ka studentë që janë gati ta pranojë Jezusin sapo të dëgjojë ungjillin. Ne patjetër që duam t’i takojmë këto studentë. Ama ka disa prej tyre që mund të duan më shumë se një bisedë ungjillizuese për të besuar.

 

Kjo ngre para nesh disa pyetje:

> A jemi ne të pregatitur që t’i drejtojmë këta persona jo vetëm gjatë bisedës së parë por edhe gjatë një bisede të dytë?

> A ka ndonjë strategji si mund t’i takojmë personat më shumë se një herë?

 

Si lëvizje ndërkombëtare, ne kemi mbledhur informacion nga universitete të ndryshme. Kemi vënë re se për shumicën e studentëve është më e lehtë të takohen me dikë për herë të parë, sesa të arrijnë të lenë një takim të dytë. Shumë shpesh, edhe persona që kanë shprehur interes për tu takuar nuk vijnë në takim.

 

Një ndërtues lëvizje është i mirëpregatitur jo vetëm për takimin e parë por edhe për takimin e rradhës. Ne duhet të jemi të pregatitur për t’i ndikuar të tjerët përtej takimit të parë.

Të mësojmë nga fjala

 

Nuk habitemi po të shohim se Bibla na tregon për persona që patën nevojë për më shumë se një takim për të pranuar Krishtin.

Lexoni Gjoni 9:1-12

Klikoni për tekst

 

Vargjet na tregojnë për një person që vuante nga verbëria. Duket që takimi i tij i parë me Jezusin ka qenë shumë i shpejtë.

 

Përshkruani takimin e tij të parë me Jezusin?

 

Si i referohet Jezusit i verbri në vargun 11? A na ndihmojnë fjalët e tij për të kuptuar sa e kishte njohur ai Jezusin fillimisht?  

Lexoni Gjoni 9:13-17

Klikoni për tekst

 

Sigurisht që personin që iu kthye shikimi nuk e lanë rahat. Për shkak se Jezusi e kishte shëruar, ai u bë qendra e diskutimeve.

 

Cili është titulli që ai i jep Jezusit kur e pyesin farisenjtë?

 

Çfarë na thotë ky titull në lidhje me besimin e tij?

 

Lexoni Gjoni 9:35-38

Klikoni për tekst

 

Si bir i Perëndisë, Jezusi e dinte se çfarë besonte personi i verbër. Ai e kuptoi se çfarë kishte kuptuar ai dhe se çfarë nuk kishte kuptuar ende. Jezusi e pyeti për herë të dytë “a beson tek Biri i Perëndisë?”

 

Përse mendoni se ia bëri këtë pyetje Jezusi?

 

Çfarë na tregon vargu 36 në lidhje me zemrën e njeriut?

 

Takimi i dytë i Jezusit me këtë njeri, rezultoi me një ndryshim të madh në jetën e tij. Cilin ndryshim identifikoni tek vargu 38?

 

Si konkluzion mund të themi se një njeri pati një takim të shkurtër me Jezusin. Në fillim ai besoi diçka mbi Jezusin. Gjithsesi, ky besim i përgjithshëm nuk ishte i plotë. Gjatë një bisede të dytë, ai kuptoi dhe besoi se Jezusi ishte bir i Perëndisë. Pasi e kuptoi ai e adhuroi Perëndinë.

Lidhja me të vërtetën

 

Ashtu si burri që kishte lindur i verbër, udhëtimi shpirtëror i disa personave përfshin më shumë sesa një bisedë fillestare. Ata duhet të ndërmarrin hapa besimi. Nëse lëvizja e tyre drejt Krishtit kërkon disa hapa, atëherë situata është problematike kur studentët nuk janë të interesuar për t’u takuar sërish.

 

Arsye të mundëshme përse haset kjo sfidë:

Pali pohoi “se mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin (1 Kor. 1:18). Jezusi tha se errësira nuk e kupton dritën (Gjoni 1:5). Pra dëgjimi i mesazhit të ungjillit nuk është një eksperiencë e thjeshtë. Ungjilli i shqetëson zemrat e personave që e kanë marrë vetë në dorë jetën e tyre. Natyra e mesazhit tonë mund t’i bëjë njerëzit të hezitojnë për tu takuar me ne.

 

Faktorë të tjerë kontribues:

Jo vetëm mesazhi i ungjillit mund të jetë pengesë. Disa herë, ne nuk arrijmë të transmetojmë dashurinë e Krishtit. Ka raste kur fokusohemi aq shumë tek mesazhi saqë bëhemi shumë të prerë. Sjellja dhe takti ynë mund t’u lenë mbresa. Nëse përshtypja është pozitive, ka gjasa që njerëzit të duan të takohen me ne sërish. Nëse ne dukemi të pandjeshëm apo arrogant, njerëzit me shumë gjasa nuk do të duan të takohen me ne.

 

Dy sjellje mund të rrisin shanset për një takim të dytë:

 

 1. Sigurohuni që po bashkëbisedoni me palën tjetër dhe se nuk po bëni monolog.

 

Nëse e analizoni bisedën tuaj ungjillizuese me shumë mundësi do të kuptoni se në fillim të bisedës ju bëni pyetje. Si rezultat, si ju ashtu edhe personi me të cilin po flisni do të shkëmbeni mendime. Shkëmbimi i mendimeve tregon respekt dhe përkujdes si dhe krijon një mjedis miqësor për të vazhduar bisedën.

 

Ndonjëherë, kur e kthejmë bisedën tek ungjilli, dialogu fillestar shndërrohet në monolog (Dialogu – dy persona flasin bashkarisht, secili është aktiv në bashkëbisedim. Monologu – njëri person flet, ndërsa tjetri vetëm dëgjon). Ne kemi shumë gjëra për të ndarë, kemi ilustrimet tona të preferuara dhe mezi presim të flasim. Të gjitha këto janë gjëra të mira. Gjithsesi, nëse bashkëbisedimi juaj kthehet në monolog, personat me të cilët po flisni do të mendojnë se ju po bëni thjesht një prezantim për ta, asgjë më tepër.

 

Shumica e njerëzve nuk i preferojnë prezantime të tilla. Monologu mund ta ndryshojë atmosferën e bisedës dhe ta dëmtojë nivelin e kënaqësisë së krijuar paraprakisht. Për pasojë, nëse dikush ka dëgjuar një monolog gjatë bisedës së parë, nuk do të pranojë të dëgjojë serinë e dytë të monologut tuaj.

 

Ne duam që të dialogojmë teksa ndajmë ungjillin. Duke pasur në mendje synimin tonë që t’i ndihmojmë njerëzit të vijnë tek Jezusi, ne duhet të krijojmë një mjedis komod që të na ofrojë mundësinë për të patur më shumë se një bisedë me ta.

 

2. Teksa bisedoni për një takim të dytë, theksoni faktin se do t’ju pëlqente të dëgjonit ca më shumë prej tyre.

 

Parim: Njerëzit kanë më shumë shanse të takohen me ju sërish kur ata ndjejnë se janë të rëndësishëm për ju dhe se kanë çfarë të japin gjatë bisedës. Në të kundërt, nëse ndjejnë se do të takohen me një ekspert dhe do të diskutojnë mbi një temë për të cilën s’janë të pregatitur ata kanë tendencën të shmangen.

 

Strategjia “Po sikur të takohemi ndonjë ditto?”

 

Kjo strategji është krijuar për të na ndihmuar t’i transmetojmë bashkëbiseduesit tonë mesazhin se ne e vlerësojmë dhe besojmë se ai/ajo mund të jenë një aset i çmuar.   Kjo strategji nis me dëgjim të kujdesshëm. Kur flasim me dikë, ne duhet të jemi të kujdesshëm për të memorizuar detaje interesante mbi personin. Gjithashtu duhet që të gjejmë vlerë në gjërat që ai/ajo mund të thonë. Më poshtë janë paraqitur disa shembuj deteajesh interesante:

 

♦ Gjyshja e Jurit, ka qenë një shembull pozitiv shpirtëror në familje

♦ Përvoja e parë shpirtërore e Marisë ka qenë kontakti me një prift.

♦ Sergei është ndjerë shumë i ofenduar nga një mashtures fetar, e për pasojë ai është shumë dyshues kur vjen puna për çështjet e besimit.

♦ Magdës i lindën shumë pyetje pasi lexoi një libër në lidhje me përvojën e dikujt me Zotin.

 

Siç edhe mund të keni vënë re, gjatë një bisede mund të lindin tema shumë interesante për t’u diskutuar më tej. Pasi identifikon një nga këto “temat interesante” ju mund t’i shprehni interesin tuaj personit tjetër duke përdorur strategjinë “Po sikur të takohemi ndonjë ditë.” Ja një shembull:

 

 

“Juri, ti the që gjyshja ka qenë një shembull shumë pozitiv për ty dhe familjen tënde. Do të doja që pse jo, ndonjë ditë të dëgjoja pak më tepër në lidhje me të dhe ndikimin e saj në familjen tuaj. Si mendon, a je dakord?”

 

“Maria, unë s’e kam harruar atë që the në lidhje me ndikimin e madh që ka patur ai prifti që ke njohur. Si thua nëse dalim dhe më trego pak më me detaje se çfarë ka ndodhur konkretisht?” 

 

“Sergei, më bëri përshtypje ajo që ndave në lidhje me hipokrizinë. Besoj që duhet të ketë qenë një përvojë e hidhur për ty. A mendon që mund të takohemi ndonjë ditë për të folur mbi këtë çështje?”  

 

“Magda, e di që tani fillon mësimi, e na duhet të ndahemi. Megjithatë u bëra kurioze librin që përmende. Si thua nëse takohemi ndonjë ditë për të folur më tej rreth tij?”

Këto shembuj ilustrojnë idenë kryesore. Kur ftoni dikë për të folur më tepër në lidhje me një çështje që e kanë përmendur vetë, ju po i ftoni për një dialog. Kështu tregojmë se i vlerësojmë gjërat që thonë. Në të njejtën kohë mësojmë më tepër se në çfarë pike gjendet personi shpirtërisht, kjo na ndihmon që të afrohemi me ta. Termi “ndonjë ditë” na ndihmon, pasi nuk i vemë nën presion. Përkundrazi është një mënyrë e mirë për të krijuar një atmosferë pozitive.  

 

Si funksionon? Pasi drejtoni pyetjen “ndonjë ditë”, sigurohuni që të shkëmbeni numrat e kontaktit. Nëse ata ju japin një mjet kontakti, atëherë keni një mënyrë për t’i kontaktuar sërish. Pas një ose dy ditësh, kontaktojini dhe shprehuni interesin tuaj për tu takuar. Ja një shembull: “Magda, faleminderit për kohën atë ditë. U kënaqa shumë që u njohëm. Po mendoja nëse mund të takoheshim një nga këto ditë për të folur pak më gjatë, siç folëm herën e kaluar. Kur mendon që mund të takohemi.”

 

Kjo strategji thekson rolin e personit tjetër në bashkëbisedim. Ne mund të jemi të interesuar për të tjerët, por shpesh dështojmë ta shprehim këtë interes. Padashje biem në grackën e të folurit të vazhdueshëm. Kjo strategji nuk na garanton se ne do të takojmë këdo për herë të dytë. Por për shumë persona ka qenë ndihmesë për të shtuar shanset për një takim të dytë. Pra na jep më shumë mundësi për të vazhduar ndarjen e ungjillit.

Zbatimi

 

Ka ardhur koha që ta përdorni këtë strategji. Bashkë me një mik apo me dishepullizuesin/en tuaj, merrni iniciativën për nisur një bisedë shpirtërore me dikë. Mos harroni se doni që biseda juaj të jetë në formë dialogu dhe jo monologu. Dëgjojeni mirë personin me të cilin flisni. Kur të arrini në fund të bisedës përpiquni t’i lini të hapura mundësitë e komunikimit. Shprehini personit interesin tuaj pët tu takuar sërish në të ardhmen me qëllimin që të dëgjoni më tepër prej tyre. Pyeteni nëse “mund të takoheni ndonjë ditë tjetër…”

 

Diskutim:

 

Kërkojini mikut ose dishepullizuesit tuaj të vlerësojë se cilat ishin pikat e forta të bisedës suaj dhe cilat ishin ato pjesë që dukeshin si monolog.

 

Cilat ishin pikat e forta dhe të dobta të bisedës?

 

Vlerësoni ecurinë e strategjisë.

 

A keni ndonjë ide që mund ta përmirësonte strategjinë?

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.