10. Lëvizje Shpirtërore – 1

“Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë, ata që ishin të shpëtuar.”

Veprat 2:47

Çfarë dhe përse

 

Perëndia është në lëvizje. Ai po ngre në mesin tonë breza besimtarësh që po i besojnë Krishtit se do të punojë në zonën e tyre studentore. Ashtu si ju edhe studentë të tjerë po i thonë po Perëndisë për ta ndjekur atë. Në bindje ata po marrin një hap besimi dhe po përpiqen të arrijnë për Krishtin miqtë e tyre. Perëndia po punon nëpërmjet tyre për të ndryshuar jetë për përjetësinë!

 

Studentët nuk po arrijnë vetëm universitetet e tyre, por Perëndia po i përdor për të ndërtuar lëvizje të reja, ndaj ne mund të fillojmë të imagjinojmë një ditë ku çdo universitet në Rusi dhe në Europën lindore do të jetë arritur për Krishtin!

 

Shikoni sesi studentët nga Volgogradi i Rusisë tregojnë për mënyrën si Perëndia po punon atje.

 

 

Këto studentë po përjetojnë lindjen e një lëvizje të re. Ajo që nisi si një akt bindje ndaj Perëndisë, po shndërrohet tashmë në lëvizje që po ndryshon jetë në të gjithë vendin. Në vitet që do të pasojnë, studentë nga kjo lëvizje e vogël do t’i dëshmojnë botës për Krishtin. Ja pra çdo të thotë të ngresh lëvizje kudo, që gjithëkush të njohë të paktën një person që e ndjek me të vërtetë Krishtin.

 

A ju kujtohet premtimi që Jezusi u bëri dishepujve?

“Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në të gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut...”  

Veprat 1:8

Të mësojmë nga Fjala

 

Tek libri i veprave shohim se si Perëndia punoi nëpëmrjet njerëzve të tij. Përshembull, Pali dhe Sila u përkushtuan për të bërë dishepuj nga të gjithë kombet. Ata udhëtuan nga Filipia në Selanik, në zona ku nuk kishte besimtarë. Pas pesë javësh, Perëndia krijoi një komunitet besimtarësh në çdo qytet. Kur apostujt u larguan, këto komunitete lulëzuan dhe sigurisht që ndihmuan në përhapjen e Ungjillit në gjithë Europën.

 

Lexoni Veprat 16:11-15, 40

Klikoni për tekst

 

Çfarë bëri Perëndia? Si punoi ai?

 

Çfarë bënë Pali dhe Sila?

 

Çfarë i shton vagu 40 tablosë së përgjithshme të punës së Perëndisë në Filipi?

 

Në këtë tekst shohim fillimin e punës së Perëndisë në qytetin e Filipisë. Ne dime që Perëndia punoi në këtë komunitet dhe ngriti një kishë aty. Ne frymëzohemi vazhdimisht kur lexojmë letrën e Palit drejtuar kishës në Filipi.

 

Lexoni Veprat 17:1 – 4

klikoni për tekst

Çfarë bëri Perëndia? Në ç’mënyrë punoi ai?

 

Çfarë bënë Pali dhe Sila?

 

Me çfarë sfidash u përballën?

 

Në të dy vendet, Pali dhe Sila u larguan papritur për shkak të persekutimeve. Sipas jush, kush po i drejtonte këto komunitete pas largimit të tyre?

 

Në pasazhet që studiuat, ju patë se si Perëndia punoi tek Pali dhe tek Sila ndërsa ata i mbanin sytë drejt një qëllimi të përbashkët. Çdo gjë që ata bëjnë shohim se përfshin të fituarin e të tjerëve për Krishtin dhe dishepullizimin e tyre në mënyrë që ata të rriteshin shpirtërisht (të ndërtoheshin). Në vende të tjera, shohim se si disa besimtarë të tjerë dërgoheshin për të ndarë ungjillin dhe për të shumfishuar komunitetet e besimtarëve. E gjithë kjo bëhej në shenjë bindje ndaj Porosisë së Madhe të Krishtit.

new-testament-lydia-young_775495_inl

Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.

paul-writing-to-ephesians-1426795-print

Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh Grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të rëndësishme.

Lidhja me të vërtetën

 

Teksa shohim këto pasazhe fillojnë të dalin në sipërfaqe temat kryesore. Perëndia po punon. Ai po ndërton një komunitet besimtarësh që is hërbejnë atij. Pali dhe perosnat e tjerë që Perëndia dërgoi, i shërbyen Zotit duke Fituar, Ndërtuar dhe Dërguar besimtarë. Këto tema plotësojnë përkufizimin e lëvizjes shpirtërore:

 

Perëndia që punon

përmes një grupi dishepujsh

me një zemër të përbashkët,

Për të Fituar, Ndërtuar dhe Dërguar

besimtarë për përmbushjen e Porosisë së Madhe

 

Lexoni pasazhet mëposhtë dhe rendisni lidhjet që shihni ndërmjet përkufizimit që dhamë për lëvizjen dhe punës që Perëndia bëri në Selanik.

 

I Thesalonikasve 1:2-10

klikoni për tekst

Tek videoja që patë nga studentët e Volgogradit, Vanja i përshkroi përpjekjet e tij të dikurshme në këtë mënyrë, “Ne thjesht po ungjillizonim, pasi nuk dinim ç’të bënim tjetër.” Vanja donte të bëhej ndërtues lëvizjesh, por nuk ishte i sgurt se çfarë të bentë. Teksa mendojmë për qëllimin, duhet të kemi parasysh se tri janë komponentët e ndërtimit të një lëvizje:

Fito – Sill njerëz tek Krishti..

Ndërto – Investo tek besimtarët dhe ndihmoji të rriten në besim.

Dërgo – Shumëfishimi dhe ndërtimi i lëvizjeve të reja.

 

Tek mësimet e mëparshme të serisë VOLT ju jeni njohur me disa prej këtyre komponentëve. Si rrjedhojë e mësimeve ju keni filluar të zhvilloni aftësi të reja për të “fituar.” Tashmë ju jeni aftësuar për të ndarë ungjillin dhe për të sjellë dikë në pikën e marrjes së një vendimi për Krishtin.

Më pas keni zhvilluar aftësitë tuaja për të ndërtuar besimtarët e rinj. Së shpejti ju do të studioni disa mësime shtesë që do t’ju pregatisin “të ndërtoni” besimatarë në mënyrë sa më efikase.

 

Do të ishte e udhës që të ndaleshim për një moment për të parë tablonë e madhe të qëllimit tonë. Synimi juaj është të jeni efektiv në realizimin e secilit komponent – Fito, Ndërto dhe Dërgo. Ashtu si Vanja, edhe ju duhet të mësoni të gjithë elementët që ndikojnë në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe dinamik brenda lëvizjes suaj.

 

Shikoni diagramën e mëposhtme dhe sikoni sesi këto tri elementë bashkohen gjatë ndërtimit të një lëvizjeje.

 

 

Realizimi i këtyre komponentëve zakonisht nis me hedhjen e hapave të vegjël. Si nëse jeni pjesë e një grupi të vogël me 2-3 dishepuj apo pjesë e një grupi më të madh, Perëndia mund t’ju ndihmojë të vini në zbatim secilin element.

 

Unë dhe NE

 

Ndërtimi i një lëvizje është punë grupi. Përmbushja e qëllimeve dhe objektivave realizohet vetëm me anë të bashkëpunimit dhe punës në skuadër. Teksa vlerësojmë elementët kyç të lëvizjes ne duhet të vlerësojmë edhe aplikimin personal të këtyre elementëve ashtu sië duhet të vlerësojmë edhe funksionimin e skuadrës. Tabela më poshtë ju ofron një mundësi për të menduar dhe vlerësuar sa po i vini në praktikë këto elementë.

UNË

Si po e ndërtoj lëvizjen

FITO – Lidhja me të humburit: (Çfarë po bëj)


 

NDËRTO – Dishepullizimi jetëndryshues: (Çfarë po bëj)


 

DËRGO – Drejtuesit shumëfishues: (Çfarë po bëj)

NE

Si po e ndërtojmë lëvizjen

FITO - Lidhja me të humburit: (Çfarë po bëjmë)

 
NDËRTO - Dishepullizimi jetëndryshues: (Çfarë po bëjmë)


 

DËRGO - Drejtuesit shumëfishues: (Çfarë po bëjmë) 

Hap veprimi

 

Perëndia ju ka vënë aty ku jeni për të rrezatuar dritën e Krishtit. Përmes jush dhe personave të tjerë, Perëndia do të ndërtojë një lëvizje. Mendoni në lidhje me përkufizimin e lëvizjes shpirtërore dhe më pas përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

 

Një lëvizje shpirtërore është:

 

Perëndia që vepron

Përmes një skuadre

Dishepujsh me një zemër të përbashkët

Për të fituar, ndërtuar dhe dërguar

Për të përmbushur Porosinë e Madhe

 

Çfarë do të bësh për të ndërtuar një lëvizje shpirtërore?

 

Për çfarë po i besoni Zotit?

 

Kë do të ftonit t’i bashkohej punës suaj? (në bashkëpunim, lutje apo mbështetje)

 

Cilat hapa besimi do të donit që skuadra juaj të hidhte brenda këtyre dy javëve në funksion të Fitimit, Ndërtimit dhe Dërgimit?

 

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.