08. Të ndihmosh një besimtar të ri të rritet

Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,  duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.  

Kolosianëve 2:6-7

Çfarë dhe përse

 

Fakti që po bëni këtë mësim tregon që po bëni hapa para drejt themelimit tuaj në besim. Ju tashmë keni zbuluar se shkrimi është i mbushur plot me të vërteta jetëndryshuese. Përmes frymës dhe Biblës, ju po ecni në një shteg të ndriçuar.

 

Jo të gjithë po ecin në të njejtin shteg. Ju ndoshta ju kujtohen rrëzimet që keni patur në jetë. Apo ditët kur dinit shumë pak për Jezusin. Shumë studentë janë në të njejtën mjegullnajë si ju. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe Perëndia po ju pregatit për t’i ndihmuar ata.

 

Ju jeni ambasador i tij. Jeni shërbëtorë të tij që mund të drejtoni të tjerët për tek drita që keni zbuluar. Për të bërë këtë gjë, ne na duhet të mprehim disa shprehi. Sot, do të fokusohemi tek aftësitë që duhet të zhvillojmë për të ndihmuar dike të rritet në besim.

 

Do t’i praktikojmë këto aftësi gjatë punës mbi këtë temë. Kur Jezusi na i fali mëkatet, na solli në një nivel të ri të marrëdhënies me Perëndinë. Kjo marrëdhënie na ofron besim dhe siguri që nuk e kishim njohur më parë. Shumë të krishterë kalojnë vuajtje dhe pasiguri që Jezusi dëshiron t’i largojë. Ata dyshojnë dashurinë, faljen dhe pranimin e Perëndisë. Dyshime të tilla e pengojnë rritjen shpirtërore. Gjatë këtij mësimi do të pregatiteni për të ndihmuar të tjerët të fitojnë sigurinë biblike se ata janë të bashkuar me Krishtin, janë fëmijë të tij, vulosur nga premtimi i tij.

Të mësojmë nga fjala

 

Lexoni Kolosianëve 2:6-7

klikoni për tekst

 

Tek vargu 6, Pali thekson lidhjen midis përvojës që kishim kur pranuam Jezusin dhe vazhdimësisë së marrëdhënies me të. Cila është kjo lidhje?

 

Vargu 6 përdor tri terma për të shprehur se çfarë ndodh kur “ecni” me Jezusin. Cilat janë këto tri fraza?

 

Çfarë do të thonë këto tri fraza?

 

Mendoni mbi atë që ju ka mësuar Krishti. Çfarë shembulli mund të jepni në lidhje me rritjen dhe themelimin tuaj si besimtarë?  

Duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të

Lexoni Kolosianëve 2:1-3

 

klikoni për tekst

 

Në këto vargje Pali po u thotë miqve të tij në Kolos se ai nuk po rri pasiv. Ai po mundohet për ta dhe po përpiqet t’i ndihmojë.

 

Cilat ishin disa prej qëlllimeve të Palit për besimtarët tek vargjet 1-3?

 

Pse mendoni që fjala “pasuritë” shoqërohet me “sigurinë e plotë të zgjuarësisë?” (Vargu 2)

 

Ku gjenden këto thesare? (Vargu 3)

 

Mendoni pak për jetën tuaj përpara se të njihnit Jezusin, cili ishte burimi juaj i urtësisë dhe mençurisë?  

 

Ne duam t’i ndihmojmë të tjerët të zbulojnë dhe të përjetojnë pasuritë e Perëndisë. Prandaj do të kalojmë “mundime”, ashtu si Pali. Ne do të mësojmë si t’i ndihmojmë të tjerët të zbulojnë pasuritë e Perëndisë.

Lidhja me të vërtetën

 

Jezusi i ndihmonte në mënyrë të vazhdueshme njerëzit të afroheshin me Perëndisnë. Ai i ndihmonte ata të ndryshonin supozimet e tyre. Metoda e tij nuk fokusohej në drejtimin e tyre në një sinagogë apo në shërbesa të tjera fetare. Jezusi tregoi se ai mund t’i dihmonte njerëzit të ndërmerrnin hapa besimi në çdo kohë.

 

Si ndërtues lëvizjesh, ne duam të jemi si Jezusi. Pra t’i ndihmojmë të tjerët të hedhin hapa besimi. Me anë të hirit të Zotit, ne mund të takohemi me ta, mund të hapim fjalën e tij, të ndajmë të vërtetat e Perëndisë dhe t’i ndihmojmë njerëzit të rriten.

 

Gjatë këtij mësimi do të njihemi me një seri të katër hapave të mësimeve pasuese. Kjo seri është hartuar për të ndihmuar besimtarët e rinj në hedhjen e hapave të parë të besimit. Këto intrumente kanë qenë bekim për disa persona (edhe për ata që e kanë njohur Krishtin prej vitesh, por ende nuk i kanë zbuluar këto të vërteta).   The four follow-up lessons part of the VOLT materials:

♦ Nga pasiguria në siguri

♦ Nga të ndjerit i pavlerë tek falja

♦ Nga i paaftë në i fuqizuar

♦ Rritja në pjekuri

 

Tani do të fokusohemi tek mësimi i parë i kursit pauses.

 

 

Vështrim i përgjithshëm:

 

Ky instrument është shumë ndërveprues. Ndaj roli juaj kryesor gjatë përdorimit të këtij instrumenti do të jetë të ndihmoni të tjerët të zbulojnë të vërtetat e Perëndisë në Bibël. Thelbi i mësimit del nga disa pyetje që do ta drejtojnë personin drejt njohjes së deklaratave të Perëndisë në fjalën e tij.

 

Shko Parë Follow-up tani dhe lexuar nëpër mësimit. Ndiqni këtë link::  Nga pasiguria në sigurie

 

Mësimin shndërrojeni në një aktivitet grupi. Lexojini pyetjet secili me rradhë. Kur mësimi kërkon të lexoni një varg nga Bibla, kërkojini njërit prej studentëve ta lexojnë. Tek pyetjet, jepuni mundësinë studentëve të përgjigjen të parët. As you work through the lesson, make it a team activity. Take turns reading the questions. When the lesson asks for a passage of Scripture to be read, ask the student to read the text. In working with the questions, let the student be the first to share an answer.

 

Inkurajoini studentët edhe nëse përgjigjet që japin nuk janë të duhurat. Theksoni pjesën ku kanë të drejtë dhe më pas çojeni tek ajo pjesë e pasazhit që që i përgjigjet pyetjes.

 

Ky format studimi është i thjeshtë. Ju jep mundësinë të qetësoheni dhe të shijoni eksperiencën e studimit të përbashkët të Biblës.

 

Le të bëhemi gati për të drejtuar dikë në studim.

 

1. Lexoni mësimin. Lexoni pasazhet dhe shikoni si teksti jep përgjigje për secilën pyetje.

2. Zgjidhni një partner për praktikën.

3. Gjeni dikë që është i gatshëm t’ju ndihmojë.

4. Ndajeni mësimin në disa seksione të ndryshme. Në seksionin e parë ju merrni rolin drejtues, më pas ndërroni rolet dhe lejoni partnerin të marrë drejtimin e studimit.

 

Pas sesionit të praktikës, vlerësoni ecurinë. Kërkoni fidbek për të përmirësuar aftësitë tuaja.

Këshilla për aplikimin e kursit pasues VOLT

Pali e konsideronte veten “arkitekt”, pra ai dinte shumë mirë se çfarë bënte. Ne duam të jemi si ai ndërsa i shërbejmë Zotit.

Bëni pyetje dhe jini kurioz

Mësimi ka shumë pyetje. Secila pyetje është hartuar në mënyrë të tillë që ta nxisë besimtarin të përgjigjet. Lejoini të shqyrtojnë tekstin dhe të zbulojnë të vërtetën. Ndërsa dëgjoni përgjigjet e tyre bëhuni kuriozë. Përpiquni të kuptoni se çfarë besojnë ata konkretisht. Do të ishte arritje për ju nëse e bëni personin të flasë pjesën më të madhe të kohës. Mësoni se çfarë besojnë ata dhe drejtoini për tek fjala e Perëndisë. Më pas, lini fjalën të krijojë bindjet e tyre

Leximi me rradhë i vargjeve të Biblës

Pjesa më e rëndësishme e çdo mësimi është Bibla. Sigurohuni që diskutimi juaj lidhet me fjalën e Perëndisë. Ftoni personin me të cilin po punoni të lexojë me zë të lartë një nga vargjet. Vargun tjetër lexojeni ju. Vargjet mund të jenë brenda mësimit ose shfaqen me një klikim tek linku.

Çlodhuni dhe shijoni videot

Secili mësim i kursit pauses ka të paktën një klip. Këto prezantime vizuale i japin larmishmëri bashkëveprimit tuaj. Disa persona mendojnë se videot i japin shumë shije materialit. Ka të tjerë që nuk iu bëjnë shumë përshtypje.

Po përgjigjet e pyetjeve me vend bosh?

Mënyra si punoni me këto pyetje varet është tërësisht në dorën tuaj. Ju thjesht mund të diskutoni mbi përgjigjet tuaja. Ose nëse keni kohë, secili mund të shkruajë diku përgjigjet. Zgjedhja është e juaja. Ndihuni të lire!

Vizatime dhe skica

Secili person ka stilin e tij personal. Nëse ju pëlqen të vizationi apo skiconi, atëherë jini krijues. Bëjini tuajat këto mësime. Shtojuni personalitetin tuaj. Nëse punoni mirë me laps e me letër, atëherë përdorini!

Hap veprimi

 

Lini një takim me një besimtar të ri për të diskutuar mbi mësimin e parë të kursit pauses. (Nëse ende s’keni parë dikë të pranojë Krishtin, mund të takoni dike që duket se ka potencial për të qenë dishepull). Bëjuni me dije para takimit se ka disa vargje në Bibël, të cilat i japin zgjidhje çështjes që po diskutoni dhe se për ju është shumë ndihmesë të shikoni se çfarë thotë Bibla.

 

 

Reflektim mbi mësimin

 

Cfarë mësova për ndihmesën që mund të jap në rritjen e dikujt?

 

Cfarë pyetjesh kam në lidhje me këtë temë?

 

Ndajini këto pyetje me dishepullizuesin/trainerin/en tuaj?  

 

Tejçimi

 

Ky mësim ju ka njohur me disa gjëra që mund t’ua kaloni të tjerëve. Ju keni në duar disa materiale të lehta për tu përdorur, të cilat mund të përdoren edhe nga të tjerë.

 

A do t’i tejçoni dhe kujt do t’ia tejçoni?

 

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.