19. Dishepullizimi efektiv

 

“Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju."

 

Filipianëve 4:9.

 

Zoti më bëjë dishepullues si Biri yt ishte.

Bëjë më një zhvillues të tjerët si Pali ishte.

Cfarë dhe përse

 

Tek Gjoni 17:19 Jezusi tha: Sikurse ti (Perindi) më ke dërguar mua në botë, po ashtu unë i kam dërguar ata në botë.” Këto fjalë na bëjnë të shohim thellë në jetën e Krishtit dhe ta studiojmë atë. Na është dhënë një mision që do të shpallë lavdinë e shpëtimtarit. Në fjalët e fundit të Krishtit tek Ungjijtë shohim që ai e thekson shumë një pjesë të misionit. Ai i urdhëroi ndjekësit e tij të shkonin dhe të bënin dishepuj.

 

Dashuria për Jezusin na bën të themi “Perëndi, nëse kjo është ajo që ti do, nëse ti do të më dërgosh në botë, atëherë unë do të shkoj!” Më pas duhet t’i përgjigjemi pyetjes “Si”. Cila është mënyra më e mirë për të dishepullizuar dikë? Cili është thelbi i çështjes? Si mund ta vlerësoj ecurinë time? Këtyre pyetjeve do t’u japim përgjigje në vazhdim të mësimit.  

 

Ne mund t’i përgjigjemi pyetjes “si t’i dishepullizojmë të tjerët” duke ndjekur shembullin e Jezusit. Ne duam të mësojmë se si t’i inkurajojmë dishepujt tanë për të ndërmarrë hapa besimi rezultati i të cilave do të jetë rritja shpirtërore.

Të mësojmë nga fjala

Do të shohim tri pasazhe në të cilat na shfaqet Jezusi, mjeshtri i dishepujve, i cili punon me ta.

 

Lexoni Mateu 4:18-22

klikoni për tekst

 

Përshkruani veprimet e qëllimshme të Jezusit që shihni në këto vargje.

 

Çfarë mësoni për thirrjen e Jezusit për të bërë dishepuj nga ndryshimi i sjelljes së dishepujve?

 

Lexoni Luka 6:12-20

klikoni për tekst

Tek dëshmia e Lukës për thirrjen e të dymbëdhjetëve, e shohim Jezusin në një mjedis interesant. Cili është ky mjedis? (vargjet 17-20)

 

Duke marrë parasysh mjedisin, përse ishte domethënës fakti që Jezusi ua drejtoi mesazhin e tij dishepujve? (Ai, si i drejtoi sytë nga dishepujt e vet, u tha:..vargu 20

 

Ungjijtë janë shkruar për të na treguar historinë e Jezusit, Qengjit të Perëndisë që largon mëkatin e botës. Autorët e tyre nuk kanë patur qëllim ta distilonin ungjilliin në një proces të lehtë për t’u ndjekur, apo në hapa që duhen ndjekur. Përkudrazi, ata na tregojnë dishepullizimin në veprim. Tek Ungjilli sipas Lukës, shohim që gjëja e parë që Jezusi bën me të dymbëdhjetët është që i meson ata. Ai u shpjegoi atyre rrugët e Perëndisë. Pavarësisht faktit që jashtë ishte një turmë e madhe që përpiqej të tërhiqte vëmendjen e Jezusit, ai përsëri mbeti i fokusuar tek mësimi i tij për dishepujt.

 

Ndërsa vazhdojmë ta lexojmë më tej ungjillin e Lukës shohim që dishepujt luajnë një rol të vogël në kapitujt 7 dhe 8. Kjo për shkak se Jezusi është personazhi kryesor. Ajo që na thuhet është se këta burra qëndruan me Jezusin. Tek kaptulli 7:11 lexojmë: “ ...dhe bashkë me të shkonin shumë nga dishepujt.” Tata e ndoqën Jezusin, e pane të punonte, dëgjuan udhëzimet e tij dhe kishin privilegjin t’i bënin pyetje (8:9). Kapitujt 7 dhe 8 tregojnë historinë e Jezusit që punonte ndërsa dishepujt e shoqëronin. Koha e tyre me Jezusin ishte një fazë parapregatitore për ta, që të përballeshin me çfarë do të ndodhte në vazhdim.

 

 Lexoni Luka 9:1-6

klikoni për tekst

Pasi dishepujt e shoqëruan Jezusin dhe e pane atë të punonte, ai së fundi u dha edhe detyra për të kryer.

 

Si i pregatiti Jezusi dishepujt për punë?

 

Cfarë udhëzimesh u dha?

 

 Në ç’mënyrë puna e tyre ishte paralele me punën e mjeshtrit?

 

Teksa shohim shpëtimtarin tonë të punojë me dishepujt e tij, na dalin në pah tri tema kryesore. Shihni me kujdes se Jezusi:

♦ I mësoi ata

♦ Kaloi kohë me ta

♦ I dërgoi ata të shërbenin

 

Lidhja me të vërtetën

 

Teksa duam të bëjmë dishepuj duhet t’i mbajmë sytë tek Jezusi, dishepullizuesi më i madh i të gjitha kohëve. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë çfarë bëri ai dhe t’i besojmë që do të na fuqizojë për të ndjekur shembullin e tij.

 

Të mësojmë nga fjala

 

Dishepullizimi është gjithnjë i lidhur me fjalën e tij. Dishepujt tanë kanë nevojë për fjalën e Perëndisë. Ata duhet të shohin se si Fjala është zgjidhja për nevojat e tyre, për pyetjet e tyre dhe është ajo që i rrit dhe i maturon. Jashtë fjalës së Zotit nuk marrim dot as urtësi as kthjelltësi për të drejtuar të tjerët.

 

Ne i çojmë dishepujt tek fjala e Perëndisë ku zbulojmë dhe përjetojmë se Prëndia është i gjallë, na flet dhe është ai që na bashkon. Fjala e tij na meson si të mendojmë, si të sillemi dhe çfarë të besojmë. Ata që rriten në besim mbështeten fuqishëm tek fjala e tij.

 

Mësimdhënia e fjalës së Perëndisë kërkon përkushtim dhe pregatitje. Dishepujt mund të ndajnë me njëri-tjetrin se çfarë kanë mësuar nga fjala e Zotit. Ata mund edhe të zgjedhin të vërteta kryesore nga fjala për t’i diskutuar me dishepujt e tyre (Devotshmëria, Shenjtëria, Jeta e mbushur me frymën e shenjtë etj.) Materialet që rekomandohen për grupe të vogla mund të jenë disa nga burimet për një dishepullizues . (Kërkoni për materiale tek këto burime Compass, dhe Cru.comm resources)

 

Një mënyrë për të vlerësuar punën tonë si dishepullizues është duke hetuar nëse e hapim Biblën në mënyrë konstante me dishepujt tanë dhe pëpiqemi t’i kuptojmë dhe zbatojmë udhëzimet e tij. Ne duhet të jemi të përkushtuar ndaj kësaj praktike, pasi më shumë se për këshillat tona dishepujt tanë kanë nevojë për fjalën e Zotit.

 

Ndërtimi i marrëdhënieve, Kalimi i kohës bashkë

 

Jezusi dishepullizoi brenda kuadrit të marrëdhënieve. Ai kaloi kohë me dishepujt e tij. Shumë kohë. Më pas, kur Jezusi u ngrit, dishepujt e tij morën një kompliment hipokrit nga kundërshtarët e tyre. Teksa farisenjtë dhe drejtuesit e tjerë fetarë ishin të mërzitur me predikimet e tyre, s’kishin ç’të bënin tjetër veçse t’i etiketonin dishepujt si “ata që kanë qenë me Jezusin” (Veprat 4:13) Pra, edhe armiqtë e Krishtit e pikasën ndryshimin në jetën e ndjekësve të Jezusit si rezultat i i marrëdhënies me të. Brenda kuadrit të marrëdhënieve që krijoi Jezusi, dishepujt lulëzuan dhe u rritën në ngjashmëri me të.

 

Edhe apostulli Pal u flet Selanikasve për temën marrëdhënieve.

 

Lexoni 1 Thesalonikasve 2:7-12

klikoni për tekst

 

Për të përshkruar raportin e tij me dishepujt, Pali përdor analogjitë me marrëdhëniet tona më të afërta – nënë fëmijë, apo atë bir. Jo më kot Pali ka zgjedhur këto marrëdhënie intime plot dashuri dhe përkujdes. Ishte kënaqësi për të t’u jepte më shumë sesa thjesht disa udhëzime selanikasve. Ai ndau me ta jetën e tij. Dhënia me sacrificë dhe energjia jonë janë pjesë e dishepullizimit.

 

Ndarja e jetës me dikë është një aspekt themelor i dishepullizimit. Ngritja i një komunieti besimtarësh të cilët rriten së bashku është shumë e rëndësishme. E përmendim këtë pasi nuk duam të keqkuptohemi. Rritja shpirtërore nuk ndodh vetëm midis dy personave.

 

Studim rasti

Herën e parë që Beni dëgjoi ungjillin u bind nga fryma e shenjtë. Dy pikat për të cilat fryma e bindi ishin mëkati dhe fuqia e hirit të Krishtit.

      

Meqë nuk kishte prejardhje fetare, Beni nuk dinte se çfarë të priste për hapat që do të pasonin. Ai ndihej i lumtur që Jezusi e kishte falur dhe kishte paguar në kryq çmimin për shpengimin e tij. Ama nuk dinte se cili ishte hapi i rradhës. Nuk kishte menduar kurrë as për t’u rritur shpirtërisht dhe as për t’i shërbyer Zotit. .

      

Xhejku, që e kishte drejtuar Benin për të pranuar Krishtin, dinte disa gjëra që Beni nuk i dinte. Ai mund të shihte një shteg hyjnor që Zoti kishte vënë para Benit. Kështu Xhejku mori iniciativën dhe mbajti kontakte me Benin. E takonte tek dhoma e tij e konviktit. Filluan të dilnin për kafe në oraret e pushimit. Ai madje shkoi për ta ndjekur Benin në një konkurs Salse, ku Beni dhe partnerja e tij fituan çmimin e tretë. Pjesa më e bukur është se pas konkursin Xhejku dhe Beni patën të dy mundësinë për të folur edhe me shokët e Benit për Jezusin.

      

Ishte e dukshme për Benin që Xhejku ishte më shumë sesa thjesht një djalë i mirë. Ai kujdesej për Benin dhe e ngushëllonte atë pas humbjes së gjyshit. Së bashku shqyrtonin disa vargje nga Bibla. Xhejku kishte gjithmonë diçka që Perëndia e drejtonte për të ndarë që nxiste më pas diskutime.

      

Gjatë këtij ndërveprimi konstant Beni vëzhgoi dhe kuptoi disa gjëra që mund ta ndihmonin të organizonte hapat e mëtejshëm. Ashtu si Xhejku dhe Beni nisi ta studionte Biblën dhe të mësonte vargje përmendësh. Duke parë Xhejkun, Beni nisi të kuptojë shtegun në të cilin duhej të ecte.

Në cilat mënyra Xhejku “ndau jo vetëm ungjillin por edhe jetën me Benin?”

 

Në ç’mënyrë i aplikoi me efiksitet parimet e dishepullizimit Xhejku?

 

Cilat janë sfidat me të cilat përballet dishepullizuesi në përpjekje për të ndërtuar marrëdhënien me dishepullin?

 

Dhënia e shembullit (modelimi) është pjesë e një marrëdhënie

 

Shumica e njerëzve i mësojnë jashtë shkollës mësimet më të rëndësishme të jetës. Mirësjellja për shembull nuk mësohet nga leksionet formale por nëpërmjet vëzhgimit të dikujt që sillet me takt. Koncepti i disiplinës nuk na duket interesant derisa njohim një person të disiplinuar. Modelimi është një mjet shumë i rëndësishëm edukimi. Eshtë gjithashtu parësor edhe në dishepullizim.

 

Dishepujt tanë i dëgjojnë fjalët tona. Ata na shikojë edhe si sillemi. Kur fjalët dhe veperat tona janë në harmoni me njëra tjetrën, ata shohin një shembull frymëzues të jetës së krishterë. Ia vlen të theksojmë se jemi nën vëzhgimin e tyre.

 

Duke qenë se Pali e krahasoi punën e tij dishepullizuese me atë të një ati që punon me fëmijën e tij (1 Thesalonikasve 2:11) shikoni videon e mëposhtme për ta parë më nga afër marrëdhënien baba-bir.

Çfarë paralelesh ekzistojnë ndërmjet mesazhit të videos dhe marrëdhënies dishepullizuese?

Meqë dishepujt na vëzhgojnë dhe mësojnë nga sjellja jonë, cilat janë përgjegjësitë tona?

Përfshirja e dishepujve tanë në misionin e Perëndisë

Jezusi i përfshiu shpejt dishepujt në shërbesë. Ai i modeloi ata dhe më pas i futi në veprim. Ai u kërkoi atyre të jetonin me besim dhe të besonin se ai do të punonte përmes tyre. Rezultati ishte shumë inkurajues (Luka 10:17-20). Jezusi ngazëlleu (10:21).

Në punën tonë për ngritjen e lëvizjeve ne jemi të përkushtuar për të punuar me mjete të thjeshta dhe të transferueshme, në mënyrë që dishepujt e ri të bashkohen shpejt në shërbesë. Ashtu si Jezusi edhe ne duhet t’i përfshijmë dishepujt në punën dhe shërbesën tonë. Duhet t’ju tregojmë atyre se si e ndajmë besimin tonë dhe se si i ndjekim besimtarët e ri. Më pas i dërgojmë ata për të bërë të njejtën gjë.

Ju ndoshta po mendoni “Si mund t’i përfshij të tjerët në shërbesë?”, Më poshtë do t’ju paraqesim një proces që do t’ju ndihmojë të arrini synimin. Përfshirja e njerëzve kalon nëpër katër hapa:

♦ Trego modelin – tregojuni dishepujve çfarë duhet të bëjnë praktikisht

♦ Assisto – ndihmojini dishepujt të zbatojnë gjërat që u keni mësuar

♦ Shiko – jepini dishepullit përgjegjësitë kryesore ama vëzhgojeni ecurinë e tij dhe ofrojini atij sugjerime dhe inkurajim

♦ Largohu – inkurajojeni dishepullin të vazhdojë të bëjë të njejtat gjëra edhe pse ju nuk do të jeni me të

Si mund të ndihmoni dikë që njihni të ndërmarrë një hap besimi duke i përfshirë në bërjen e dishepujve? Si mund t’ju ndihmojë procesi më lart në punën efektive me ta?

Hap veprimi

 

Secila nga temat që diskutuam më lart mund të kenë pikat e saj të zbatimit praktik. Zgjidhni dy nga hapat e mëposhtëm të veprimit që do t’ju ndihmonin ju si dishepullizues.

 

  1. Afrojeni në mënyrë të vazhdueshme dishepullin tuaj me fjalën e Perëndisë

Krijoni një plan mësimor 4 javor. Përcaktoni se çfarë doni të studioni dhe diskutoni. Pregatituni për diskutim duke e studiuar pasazhin personalisht. Bëjeni fjalën e Perëndisë pjesë qëndrore të marrëdhënies suaj.

  1. Ndërtoni një marrëdhënie të fortë me dishepullin tuaj.

Njerëzit e kuptojnë se sa rëndësi ju kushtoni. Ata e pikasin kur ne lemë gjërat tona mënjanë për t’ju shërbyer atyre. Marrëdhëniet domethënëse shkojnë gjithmonë përtej kornizave të parashikuara. Për shembull, të mbledhurit në një grup të vogël për të studiuar Biblën është e rëndësishme, megjithatë nuk na komunikon një tablo të qartë dashurie dhe përkujdesi. Ndërkohë, marrëdhëniet e forta konsistojnë në afërsi, dashuri dhe përkujdes.

 

Çfarë mund të bëni për të thelluar marrëdhënien tuaj me dishepujt? Cilat janë të përbashkëtat thuaja? Si mund të kënaqeni dhe njëkohësisht të përfshini edhe të tjerët në lëvizje? Si mund të bëheni pjesë e jetës së dishepujve tuaj duke shfaqur interes për botën e tyre?

 

  1. Tregojini një model të jetës së krishterë

Shumica e njerëzve nuk njohin ndjekës pasionantë të Krishtit. Për pasojë, ata nuk kanë parë ndonjëherë nga afër jetën e krishterë. Ndaj, bëhuni shembull për dishepullin tuaj! Le ta kuptojnë përmes jetës suaj se ju jeni një ndjekës i Krishtit.

 

Jini të hapur me dishepujt tuaj. Tregoni se çfarë është e rëndësishme për ju. Koloni kohën tuaj të qetë së bashku. Lëjoni dishepullin t’ju shohë se si merrni vendime të perëndishme ditë pas dite. Duhet të dini se Perëndia do ta përdorë kohën e tyre të lirë, kur ju nuk keni planifikuar asgjë, për t’ju mësuar gjëra që ju as i keni menduar.

 

  1. Përfshijeni dishepullin në shërbesë.

Mendoni për një person që do të doje të ftojë në ungjillizim. Teksa e ftoni dhe dilni së bashku për ungjillizim, kini parasysh pikat që përmendëm më lart:

 

♦ Trego modelin – tregojuni dishepujve çfarë duhet të bëjnë praktikisht

♦ Assisto – ndihmojini dishepujt të zbatojnë gjërat që u keni mësuar

♦ Shiko – jepini dishepullit përgjegjësitë kryesore ama vëzhgojeni ecurinë e tij dhe ofrojini atij sugjerime dhe inkurajim

♦ Largohu – inkurajojeni dishepullin të vazhdojë të bëjë të njejtat gjëra edhe pse ju nuk do të jeni me të

Përmbledhje e shpejtë

Elementet e dishepullizimit të efektshme

While it is true that discipleship cannot be distilled into a formula, there are specific practices that have been blessed by God.

Perfshijini dishepujt ne sherbese

Dishepullizimi është proces aktiv. Ai bazohet në besim dhe përfshin një shprehje dinamike të bindjes. Dishepullizimi i rehatshëm thekson diskutimin e “ideve” të besimit ndërsa dishepullizimi biblik i vë në zbatim këto ide. Nuk duhet të harrojmë se gjërat që bëjmë tani me ta, me shumë mundësi do të jenë gjërat që ata do të bëjnë më vonë me dishepujt e tyre.

Tregojuni modelin e jetes se krishtere

Kur vjen puna tek stili i jetesës, vëzhgimet janë shumë më të vlefshme se mësimet teorike. Kur idetë dhe konceptet që besoni i vini në zbatim ato bëhen më të qarta për njerëzit që keni përreth. Jeta juaj do të shërbejë si shembull për dishepullin tuaj. Ftojini ata të bëhen pjesë e jetës suaj. Ndani me ta jo vetëm mendimet tuaja, por jetën tuaj, gjithçka jeni.

Ndertoni nje marredhenie te forte me ta

Zoti kënaqet kur sheh që fëmijët e tij kanë marrëdhënie të forta me njëri-tjetrin. Në një mjedis miqësor të karakterizuar nga dashuria dhe përkujdesi mund të mësohen shumë gjëra. Një nga cilësitë kryesore të dishepullizimit është kujdesi personal. Bariu i dashur kujdeset për delet e tij. Në mënyrë të ngjashme edhe ne jemi barinj të dishepujve tanë, i inkurajojmë dhe i ndreqim ato në mënyrë që t’i ndihmojmë të bëhen ndjekës besnik të Jezusit.

Afrojeni dishepullin tek fjala e Perendise

Ne duhet të qëndrojmë vazhdimisht në fjalën e Perëndisë. E vërteta e fjalës së tij na mëson si të mendojmë, çfarë të besojmë dhe si ta nderojmë Zotin. Marrëdhëniet e shëndetshme janë shpesh produkte të studimit të fjalës së Perëndisë.

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.