07. Shumëfishimi shpirtëror

“Dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë.”

2 Timoteut 2:2

Çfarë dhe përse

 

Tek Veprat 17:30 Perëndia shpreh dëshirën që të gjithë njerëzit KUDO të kthehen tek Ai. Tek 2 Pjetri 3:9 mësojmë se Zoti ynë është i durueshëm dhe nuk do që askush të humbasë.

 

Në 12 mars 2012, popullësia e botës arriti në 7 miliardë. Si është e mundur që TË GJITHË ta dëgjojnë ungjillin? Si ka mundësi që të gjithë njerëzit, kudo janë të kenë mundësi të rriten në besim? Si është e mundur që çdo student në qytetin tuaj të dëgjojë për Jezusin?

 

Jezusi na mësoi një strategji, me anë të së cilës Perëndia do të përmbushte Porosinë e Madhe – shumëfishimi shpirtëror. Të bërit e dishepujve që bëjnë dishepuj (Mateu 28:19-20). Nëse duam të shohim ditën kur GJITHËKUSH do të dëgjojë ungjillin dhe GJITHËKUSH do të ketë mundësinë për për tu rritur në besim, atëherë ne duhet të përdorim të njejtën metodë që përdori edhe Jezusi për të arritur botën.

Të mësojmë nga Fjala

 

Besimtarët anembanë botës i kthehen 2 Timoteut 2 për të kuptuar shumëfishimin shpirtëror. Me anë të kësaj letre, Pali, ungjilltari dhe dishepullizuesi, i jep udhëzimet një besimtari të ri. Ai i shpjegon Timoteut se si duhet të punojë. Vargu dy tregon një strategji. Ndërsa vargjet nga 3 – 7 na tregojnë për këmbënguljen dhe përqëndrimin që Timoteu duhet të kishte gjatë zbatimit të strategjisë.

 

Lexoni 2 Timoteut 2:2

 

"dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë."  (2 Tim 2:2)

 

Përmblidhni me fjalët tuaja udhëzimet që Pali i jep Timoteut.

 

Brenda këtij vargu përfshihen disa njerëz. Shkruani emrin e çdo personi ose grupi njerëzish të përmendur. (Niseni nga Pali që i referohet vetes në këtë varg)

 

Tani që keni listuar të gjithë personat e përmendur, a mund të jepni një përmbledhje të konceptit të shumëfishimit shpirtëror?

 

Pali e udhëzon Timoteun të punojë në mënyrë të tillë që punëtorët të shumëfishohen. Teksa analizojmë këtë varg ne shohim se ka disa “breza” punëtorësh. Ajo që nisi me Palin, tashmë po shkon edhe përtej Timoteut.

 

Foljet në vargun 2 na japin një panoramë të faktorëve të përfshirë në shumëfishimin shpirtëror.

 

“Ato që keni dëgjuar:”

Ka një mesazh që është ndarë. Eshtë ungjilli. Eshtë e vërteta.

 

“Jepua:”

Çfarë kuptimi ka folja “jepua” ose ?  

 

“që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë:”

Çfarë do të thotë “të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë?”

 

 

Strategjia që Pali na nxjerr në pah tek vargu 2 ndiqet nga tri metafora që përshkruajnë punën e një personi të përfshirë në procesin e shumëfishimit shpirtëror.

 

3 Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit. 4 Sepse asnjë nga ata që shkojnë ushtarë nuk ngatërrohet me punërat e jetës, që t’i pëlqejë atij që e mori ushtar. 5 Po ashtu, nëse dikush merr pjesë në gara, nuk kurorëzohet po të mos ketë luftuar sipas rregullave. 6 Bujku që mundohet duhet ta marrë i pari pjesën e fryteve.  - 2 Timoteut  2:3-6

 

Çfarë mësoni nga krahasimi me ushtarin në vargjet 3 – 4?

 

Çfarë mësoni nga krahasimi me garuesin tek vargu 5?

 

Çfarë mësoni nga krahasimi me bujkun tek vargu 6.

Lidhja me të vërtetën

Ne jemi shumë mirënjohës për strategjinë që na ka lënë Pali tek 2 Timoteut 2:2. Ne jemi gjithashtu të bekuar të shohim tek libri i Veprave se si ai e aplikoi këtë trategji. Pali dishepullizoi Timoteun. Ai u rrit në besim dhe i shërbeu Perëndisë së bashku me Palin. Ka gjasa që Timoteu ka shoqëruar Palin edhe në udhëtimin e tij të dytë dhe të tretë misionar.

Ata ishin aq të afërt, sa Pali tek 2 Timoteut 3:10-11 i shkruan, “Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin, përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra…” Pasazhet tregojnë qartazi një marrëdhënie të ngushtë midis të dyve. Gjithnjë e më shumë, Timoteu provonte se ishte një njeri besnik dhe të aftë për t’ua mësuar të tjerëve. Pali e përshkroi si “Timoteu, bashkëpunëtori im” (Romakëve 16:21).

Timoteu u rrit dhe bëri dishepujt e tij. Ai i mësoi ata dhe nga ana tjetër ata i mësuan të tjerët. Për pasojë, kisha u rrit.

Ne jemi të përkushtuar në ndjekjen e këtij modeli. Me anë të hirit të Perëndisë, ne do të mësojmë të tjerët, që do të mësojnë të tjerët e kështu me rradhë. Qëllimi ynë është që ungjilli të shpërndahet nga një zemër tek tjetra dhe që punëtorët pregatiten për të korrat.

 

Përse është kaq i mahnitshëm shumfishimi shpirtëror:

Ne më parë thamë që termi GJITHËKUSH i referohet një numri masiv njerëzish. Shumëfishimi shpirtëror është një strategji e dhënë nga Perëndia për të përmbushur detyrën e dërgimit të mesazhit të Krishtit KUJTDO.

Paul and Tim walking

Çfarë ju bëri më tepër përshtypje tek mesazhi i videos?

 

Bukuria e shumëfishimit shpirtëror

Teksa reflektojmë mbi shembullin që na jep Pali në ndërtimin e Timoteut si shumëfishues shpirtëror, ne kuptojmë natyrën tërësisht përsonale të strategjisë sonë. Një person investon në jetën e dikujt tjetër. Këstu shprehet dashuria dhe kujdesi i Perëndisë. Një person sfidon dikë tjetër dhe e ndihmon të rritet. Ndaj, nuk surpizohemi kur Pali i referohet Timoteut si “bir i tij.” Ata kishin një marrëdhënie të veçantë.

Në të njejtën kohë, kjo strategji që është tërësisht personale, ka fuqinë të arrijë KËDO. So, të gjithë ne përjetojmë një hendek. Ka kaq shumë njerëz që nuk e kanë dëgjuar ungjillin. Ka kaq shumë persona që dinë shumë pak për Jezusin dhe për çfarë ka bërë ai. Ata kanë nevojë të dëgjojnë.

Nëse duam ta mbyllim këtë hendek, nëse duam të arrimë studentët dhe kombin tonë, ne na duhet një strategji efikase. Perëndia na ka drejtuar të bëhemi shumëfishues shpirtëror. Ndaj strategjia e lëvizjes sonë duhet të jetë shumëfishimi shpirtëror.

Shumëfishimi shpirtëror është përkufizuar si fitimi i njerëzve për Krishtin dhe investimi në jetën e personave besnik për t’i fituar, ndërtuar dhe dërguar brez pas brezi shpirtëror. Shumëfishimi është ndërtimi i dishepujve shumëfishues.

 

Një investim i kohës, përkushtim dhe dashuri është përdorur nga Perëndia për të ndihmuar dikë të rriten.

 

image

Një person i cili ka është mësuar mëson se si ata mund të bëni dishepuj nga dikush tjetër.

Video e mëposhtme është një shembull se si Perëndia është i shumëzuar me mëditje punëtorë për të korrat në mesin e studentëve të universitetit të sotëm.

Hap Veprimi

 

Sfidat e shumëfishimit shpirtëror

Shumëfishimi shpirtëror është strategji e Perëndisë. Eshtë ai që na ka ftuar të bëhemi shumëfishues shpirtëror.

Vendimi ju përket juve. Jeni ju ata që do ta arrini këtë qëllim. Ose, mund të ndryshoni qëllim, siç bëjnë persona të tjerë. Nëse hedhim një hap duke besuar se Perëndia do të na bëjë shumëfishues shpirtëror dhe do të punojë në ne. Ai kënaqet kur dëgjon fëmijët e tij të luten – “Zot, më bëj një djalë ose vajzë besnike, të aftë për të mësuar të tjerët.” Kjo lëvizje është plot me studentë që kanë bërë të njejtën lutje dhe që kanë hedhur një hap besimi duke u bërë shumëfishues shpirtëror.

jesus-hand-follow-me

Zgjedhja është e jona:

 

Si ju ka folur Perëndia gjatë teksa keni mësuar mbi shumëfishimin shpirtëror?

 

Nëse bëheni shumëfishues shpirtëror, çfarë ndikimi mund të keni mbi universitetin tuaj?

 

Sfida:

 

Arritja e shumëfishimit shpirtëror kërkon një hap besimi. A do të donit të bënit një lutje përkushtimi?

 

“Zot, dua të bëhem një shumëfishues shpirtëror. Puno përmes teje që t’i ndihmoj të tjerët dhe të ndaj me ta ungjillin e t’i dishepullizoj. Siç shkruhet tek 2 Timoteut 2:2, dua që të më aftësosh që të punoj me njerëz besnik, të cilët do t’ua kalojnë mësimet personave të tjerë. Atë, më mëso. Më jep një zemër për njerëzit, për ungjillin dhe për botën. Unë e pranoj sfidën për tu bërë një shumëfishues shpirtëror.”

 

Tejçimi

 

Ka persona që nuk e njohin ende konceptin e shumëfishimit shpirtëror. Ata nuk kanë arritur akoma ta zbulojnë strategjinë e 2 Timoteut 2:2 që është sa e gjerë aq edhe personale. Ndoshta ata nuk besojnë dot që Perëndia mund t’i përdorë për t’i ndikuar të tjerët në këtë mënyrë.

 

Mendoni për dy njerëz që mund të kenë nevojë për mesazhin e 2 Timoteut 2:2. Lini një orar takimi me ta dhe pyetini nëse mund t’u tregoni se çfarë keni mësuar nga mesazhi që Pali kishte për Timoteun. Tregojuni që ju keni besim tek ata dhe se Perëndia mund të bëjë gjëra të mëdha nëpërmjet tyre.

 

Ndoshta këto dy persona mund të vendosin t’i bashkohen iniciativës suaj së shumëfishimit shpirtëror.

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.