12. Thirrja Biblike për të bërë dishepuj

“Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen”.

Mateu 28:18-20

Çfarë dhe përse

 

Perëndia po punon në jetën e njerëzve. Ai na ka dhënë privilegjin për t’ju bashkuar atij në punën që po bën tek njerëzit që do të ndikojë përjetësinë. Vendimi i tyre për të pranuar Krishtin nuk është fundi, por fillimi i një procesi gjatë të cilit ata bëhen dishepuj të Jezusit dhe rriten në besim.

 

Çfarë është dishepulli?

 

Dishepulli ësht një ndjekës i Jezusit, i cili e njeh atë dhe i bindet urdhërimeve të tij.

 

Kur Jezusi dha “Porosinë e Madhe” (Mateu 28:16-20) ai po mendonte më shumë sesa thjesht ungjillizimin. Ai dëshironte që ndjekësit e tij të ndihmonin edhe të tjerët për t’u rritur në besim. Si rrjedhojë do të krijohen breza të krishterësh që ecin me Jezusin dhe e marrin seriozisht ungjillizimin dhe dishepullizimin e të tjerëve. Vetë rritja e kishës varet prej kësaj!

 

Mendoni në lidhje me këtë. Ju jeni rezultat i një procesi dishepullizimi që ka nisur në shekullin e parë. Ju tashmë keni mundësinë të kontriboni në përmbushjen e porosisë së madhe brenda brezit tuaj, duke bërë dishepuj të cilët do të shumfishojnë veten në brezat e ardhshëm.

 

Ndalo për një çast dhe falendero Perëndinë për njerëzit që ka vënë në jetën tënde, për ata që ndanë ungjillin me ty dhe për ata që po ju dishepullizojnë tani.

 

 

Të mësojmë nga fjala

 

Le ta shohim nga afër porosinë e madhe. Ky urdhërim na bind se është e rëndësishme ta kuptojmë procesin e dishepullizimit.

 

Lexoni Mateun 28:16-20

klikoni për tekst

Cilat janë vëzhgimet tuaja në lidhje me zemrën e dishepujve dhe veprimet e tyre?  (Vargjet 16-17)

 

Përshkruani burimin dhe qëllimin e autoritetit të Jezusit. Pse mendoni se ishte e rëndësishme t’ua thoshte dishepujve?  (Vargu 18)

 

Vargu 19
Kur lexojmë Mateun 28 ka disa gjëra që nuk na duken aq qartë sot, sa ç’ju janë dukur atyre që i kanë kanë dëgjuar këto fjalë direkt nga goja e Jezusit. Ka një folje të rëndësishme brenda vargut: “bëni dishepuj”, kjo folje është idea qëndrore. Foljet e tjera brenda vargut na tregojnë veprime të tjera që duhet të bëjmë në kuadër të përmbushjes së thirrjes “bëni dishepuj”.

Nën dritën e asaj që mësuam për idenë qëndrore të vargut, a ka ndryshuar mënyra se si e kuptoni Porosinë e Madhe?

 

Ne mund të “shkojmë” në shumë vende dhe mund të “bëjmë” shumë gjëra por ama mund të humbasim thelbin e asaj që na urdhëroi Jezusi. Ai na ka thirrur që të bëjmë dishepuj.

 

Cili ishte premtimi i Jezusit që erdhi bashkë me Porosinë e Madhe? Pse ishte i rëndësishëm ky premtim? (Vargu 20)

 

Kisha e hershme u ndërtua mbi bazën e idesë qëndrore të Porosisë së Madhe

 

Tek libri i Veprave shohim që Barnaba ishte dishepull i Jezusit. Mund të mësojmë shumë nga shembulli i tij. Tek Veprat 11:19-26 do të shohim detaje nga jeta dhe shërbesa e Barnabës.

 Lexoni Veprat 11: 21-26

klikoni për tekst

Një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti...dhe ata dërguan Barnabën, që të shkonte deri në Antioki.

 

Pse mendoni që kisha ndjeu nevojën për të dërguar dikë në Antioki? (Vargu 22)

 

Cilat janë fjalët që përdoren për të përshkruar Barnabën? (v. 24)

 

Çfarë bëri Barnaba pasi mbërriti në Antioki?

 

Bazuar në gjërat që lexoni për Barnabën, si duhet të jetë një dishepull i vërtetë?

 

Barnaba përshkruhet si ungjilltar dhe si dishepullizues. Perëndia punoi nëpërmjet tij dhe si rrjedhojë e kësaj kisha e Antiokisë u rrit në numër dhe në cilësi. Eshtë interesante, pasi kjo kishë do të jetë e para që do të dërgojë punëtorë (Veprat 13:1-3)

rhpas0844

Lidhja me të vërtetën

 

Lidhja personale me të vërtetat e këtij mësimi do t’ju ndryshojë jetën. Perëndia do që ju të bëni dishepuj dhe ju ka pajisur tërësisht që ta përfundoni këtë porosi. Nëse e dëgjojmë zërin e Bariut tonë të mirë, do të shohim se si Perëndia do të ngre breza dishepujsh nëpërmjet nesh. Ai po na kërkon të ecim me besim dhe të bëhemi pjesë e planit të tij për të arritur botën. Videoja që do të shihni në vijim do të na paraqesë atë që Zoti ka në plan të bëjë.

Dishepujt nuk kishin shumë gjëra kur filluan të bënin dishepuj. Megjithatë ata kishin:

1. Përvojën jetëndryshuese me Jezusin
2. Gatishmëri për t’u bindur
3. Fuqinë e Frymës së Shenjtë

 

 

Po ti? Përshkruaj lidhjen tënde me këto tri elementë.

 

Kjo video na tregon se sfida më e madhe me të cilën përballemi ne sot është se “jo të gjithë ata që e besojnë Jezusin ecin në bindje ndaj tij.”

Çfarë problemesh krijohen kur besimtarët nuk ecin në bindje ndaj Jezusit?

 

Ata që shkëlqejnë në dishepullizim kanë një zemër të përkushtuar ndaj Zotit dhe i duam njerëzit. Dishepullizimi është çështje zemre. Ai lulëzon brenda kontekstit të dashurisë dhe bindjes. Nëse doni të bëni dishepuj, kërkojini Zotit që t’ju japë dashuri e bindje ndaj tij.

Pasi keni lexuar në lidhje me thirrjen e Perëndisë për të bërë dishepuj, çfarë ju ka prekur më së shumti?

Moment vetëvlerësimi

Shpresojmë që si rrjedhojë e këtij studimi, Perëndia ju ka bërë ta kuptoni më mirë dishepullizimin dhe Porosinë e Madhe. Pyetësori i mëposhtëm ka si qëllim t’ju ndihmojë të vlerësoni lidhjen tuaj aktuale me dishepullizimin. Lexoni secilin pohim dhe vendosni njërin nga numrat që shpreh sa më qartë mendimin tuaj.

1 = Plotësisht e vërtetë
2 = E vërtetë
3 = Mesatarisht e vërtetë
4 = Rrallë herë e vërtetë
5 = Aspak e vërtetë

Për shkak se kam parë ndryshimin që Jezusi ka bërë në jetën time, unë jam i/e motivuar për të bërë dishepuj
Unë dua t’i bindem thirrjes së Perëndisë për të bërë dishepuj.
Unë jam i qëllimshëm për ta jetuar jetën nën fuqinë e Frymës së Shenjtë
Unë dua të mësoj se si të bëj dishepuj
Unë kam besim që Perëndia do të më përdorë për të dishepullizuar një person tjetër
Unë lutem rregullisht dhe i kërkoj Zotit të më përdorë për përmbushjen e Porosisë së Madhe

Qëllimi i çfarëdo lloj vlerësimi nuk është që ne të ndihemi “mirë” apo “keq” me veten. Synimi është që nëpërmjet vlerësimit të kuptojmë disi më shumë veten. Vlerësimet mund të na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë po bëjmë mirë dhe na nxjerrin në pah edhe zona ku kemi nevojë të rritemi apo të përmirësohemi.

 

Bazuar në vlerësimin që bëtë, cilat janë disa gjëra për të cilat doni të festoni në Zotin?

 

A ka ndonjë zonë që do të doje të rriteshe?

 

Hap veprimi

 

Termi dishepull mund të ketë një fokus të brendshëm (rritjen tënde si ndjekës i Jezusit) dhe një fokus të jashtëm (ndihma jote në rritjen e ndjekësve të tjerë). Tek Fjalët e Urta 27:17 thuhet, “Ashtu si hekuri mpreh hekurin, ashtu dhe njeriu mpreh njeriun.” Mprehja e Zotit në jetën tonë na rrit. Mendoni për dy marrëdhëniet e dishepullizimit që na paraqesin Pali dhe Timoteu.

 

“Pali” – ky është personi që po ju dishepullizon. Ky person ka një pjekuri shpirtërore të cilën ju e admironi. Ka njohuri dhe urtësi. Eshtë një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur.

“Timoteu” – ky është personi që po dishepullizoni. Ky person është “i ri” në besim. Ju keni njohuri dhe urtësi për të ndarë me të. Ju mund të shëerbeni si shembull për ta.

 

Duke i patur këto dy marrëdhënie në jetë, krijohet një mjedis shumë i favorshëm për rritjen shpirtërore. Duhet të jemi të qëllimshëm për krijimin e këtyre marrëdhënieve, pasi ato nuk lindin në mënyrë rastësore.

*Shënim: Të dishepullizosh dikë nuk do të thotë të jesh perfekt. Nëse prisni për perfeksionin, asnjëherë nuk do të dishepullizoni dot. Kujtoni përkufizimin që dhamë në fillim të mësimit. Kthejuni dhe lexojeni sërish. Mund të filloni duke ndarë me dikë tjetër çfarë keni mësuar dhe përjetuar.

 

Tri hapa veprimi:

 

1) A keni një “Pal” në jetën tuaj?

 

A mund të mendoni për një person që Zoti po e përdor për t’ju rritur? Nëse përgjigja është po, atëherë takohuni, kërkojini t’ju ndihmojë që të rriteni në besim. Nëse nuk e keni një person të till, kërkojini Zotit që t’ju sjellë një “Pal” që t’ju ndihmojë të rriteni dhe të zhvilloheni.

 

“Pali” im është:

 

2) A keni një “Timote” në jetën tuaj?

 

Kërkojini Perëndisë t’ju drejtojë tek një person tek i cili ju mund të investoni. Ndoshta mund të keni drejtuar dikë për të pranuar Krishtin. Ndoshta mund të takoni ndonjë besimtar të ri të cilin mund ta inkurajoni. Bëni një hap besimi dhe lëreni Zotin t’ju drejtojë.

 

“Timoteu/Timotetë” e mi janë:

 

3) Diskutoni në lidhje me pyetësorin që plotësuat më parë me dishepullizuesin tuaj apo me një mik të krishterë.

 

Së bashku vendosni se çfarë hapash do të ndiqni për të bërë dishepuj.

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.