18. Fuqia e lutjes

“Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.”

Filipianëve 4:6

Çfarë dhe përse

 

Lutja është një shprehje marrëdhënie dhe lidhje. Pasi jemi bërë pjesë e familjes së Perëndisë kemi privilegjin të flasim me Atin tonë në çdo kohë. Zoti na do dhe na thërret të qëndrojmë vazhdimisht të lidhur me të. Ai e shijon kaq shumë këtë marrëdhënie saqë na ka kërkuar të lutemi vazhdimisht. Ai pret që ne ta kërkojmë atë dhe premtimet e tij, në mënyrë që ta gjejmë në çdo gjë që bëjmë. Kur ne lutemi, Perëndia na dëgjon e përgjigjet, si rezultat ne e shohim atë të punojë.

 

Mbreti David ka frymëzuar breza të tërë besimtarësh me fjalët: “Më mirë është një ditë me ty O zot, më mirë është një ditë në oborrin tënd, se mijëra tjetërkund!” (Ps. 84:10) Për Davidin, lidhja që kishte me Perëndinë ishte shumë e çmuar. Ai mahnitej nga bukuria, madhështia dhe shkëlqimi i Mbretit të tij. Ai i thërriste Zotit në mes të momenteve të tij të dëshpërimit dhe dobësisë. Ai e falenderoi Perëndinë për fitoret e tij. Ai na tregoi një shembull të lidhjes së tij me Perëndinë shprehur me anë të lutjes së vazhdueshme.

 

Jezusi, me anë të sakrificës së tij në kryq, na mundësoi hyrjen lirshëm tek Ati. Pasi deklaroi se “u krye,” veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja deri në fund, duke na treguar kështu se kemi hyrje të plotë tek Perëndia nëpërmjet Krishtit. Ndaj ne mund të hyjmë në prezencën e Perëndisë me besim dhe me një zemër të plot gëzim. Ne dimë se po qëndrojmë para Zotit që na ka bërë më të bardhë se dëbora me anë të faljes së përftuar nga sakrifica e Krishtit. Vepra e Krishtit ka vulosur lidhjen tonë me Atin.

 

“Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit,

që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevojë.”

Hebrenjve 4:16

 

Ndonjëherë lidhja jonë me Perëndinë është shumë personale – ne takohemi vetëm për vetëm me Perëndinë. Herë të tjera, lutja është një aktivitet grupi – lutemi së bashku. Në bashkësi ne e kërkojmë Perëndinë, takohemi me Perëndinë dhe e dëgjojmë atë. Për shkak se Perëndia është qendra e lëvizjes, lutja është një nga aktivitetet më qëndrore. Eshtë pasioni ynë. Një lëvizje e shëndetshme lutet. Një lëvizje e shëndetshme, e shijon marrëdhënien me Atin.

Të mësojmë nga Fjala

 

Jozueu u zgjodh nga Perëndia për të drejtuar kombin hebre për në Tokën e Premtuar. Për ta marrë atë tokë, Jozueut iu desh ta drejtonte kombin në një konflikt ushtarak. Ai luftoi me armiqtë dhe e drejtoi popullin e Perëndisë për marrjen e trashëgimisë së premtuar.

 

Jozueu ishte më shumë se një strateg ushtarak. Ai ishte një burrë që e donte Perëndinë, i lutej atij dhe drejtonte njerëzit që kërkonin Zotin.

800-Joshua-C06

Lexoni Jozueu 24:1

 

“Pastaj Jozueu mblodhi të gjitha fiset e Izraelit në Sikem,

dhe thirri pleqtë e Izraelit, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij,

që u paraqitën përpara Perëndisë.”

 

Çfarë vini re në lidhje me sfondin e historisë?

 

Kush ishte i pranishëm në takim?

 

Për çfarë i drejtoi Jozueu në rradhë të parë?

 

Drejtuesi i popullit të Perëndisë bashkoi të gjithë kombin dhe gjëja e parë që i drejtoi të bënin ishte “të dilnin para Zotin.” Siç mund ta imagjinoni, Jozueu kishte një listë të tërë me çështje që duhet tu jepte drejtim pasi ishte përgjegjës për qeverisjen, drejtësinë dhe mbrojtjen e kombit të Izraelit. Pavarësisht këtyre, ai e nisi takimin duke i drejtuar njerëzit në rradhë të parë tek Perëndia. Kur dalim para Perëndisë ne i japim prioritet lutjes, adhurimit dhe varësisë shpirtërore.

 

Shohim që Jozueu ishte një drejtues që i kuptonte prioritetet e Perëndisë. Ai arriti t’ua përcillte njerëzve me efikasitet mesazhin e Perëndisë dhe u kërkoi atyre të merrnin një përkushtim.

 

Lexoni Jozueu 24:14-24

Klikoni për tekst

Cili ishte mesazhi i Perëndisë drejtuar popullit të tij? (v. 14)

 

Si do ta përmbushte thirrjen populli i tij? (v. 15)

 

Cila ishte përgjigja e popullit?

 

Si arriti Jozueu tu ofronte një shembull pozitiv për t’u ndjekur?

 

Ne mund të mësojmë nga ky shembull i bashkësisë shpirtërore. Ata dolën përpara Zotit dhe kërkuan mesazhin dhe udhëzimet e tij. Ata zgjodhën ta ndiqnin Zotin. Njësoj si atëherë, edhe tani Zoti i thërret të tijët për t’ju afruar dhe për t’ju lutur.

Lexoni 2 Kronikasve 7:14

 

Në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.   (2 Kronikasve 7:14)

 

Perëndia ua tha këto fjalë njerëzve të tij në një kontekst interesant. Shumica e kapitullit pararendës është një lutje e drejtuar gjatë një mbledhje të popullit. (2 Kron. 6) Në kuadër të lutjes, Zoti nënvijëzoi rëndësinë e saj. Ai kërkoi që të gjithë njerëzit e tij ta kërkonin, t’i flisnin dhe të lidheshin me të. Në këtë pasazh shohim që Perëndia lidh premtimet e tij me lutjen. Nëse populli i tij do të lutet, Perëndia do t’i dëgjojë dhe do të përgjigjet. Dhe si rezultat i lutjes, vendi do të shërohet.

Në Dhjatën e Re, shohim që njerëzit e Zotit ishin mbledhur për t’u lutur në rastin kur erdhi Fryma e Shenjtë. (Veprat 2) Teksa njerëzit e Perëndisë po luteshin së bashku, Perëndia zgjodhi të veprojë dhe të japë bekimin e tij. Ky komunitet shpirtëror dinamik ishte i përkushtuar ndaj lutjes. (Veprat 2:42)

 

Lutja është një aktivitet thelbësor i bashkësisë së njerëve të Perëndisë. Komuniteti që e do Zotin, del para tij. E kërkon Zotin në lutje dhe e pregatit veten për zbatimin e urdhërimeve të tij. Edhe lëvizjet tona i shërbejnë Perëndisë në mënyrë të ngjashme. Ne vijmë tek Zoti, paraqitemi tek ai dhe bashkohemi me të si pjesë e komunitetit të tij. Kjo e kënaq Zotin pamasë.

Arsyet përse lutemi së bashku:

 

Po ju them gjithashtu se, në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t’u jepet atyre nga Ati im që është në qiej. Sepse, kudo që dy a tri janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre“. (Mateu 18:19-20)

 

Në këtë pasazh shohim që Jezusi thekson në mënyrë të veçantë lutjen në grup të ndjekësve të tij. Cila mendoni që është arsyeja e këtij theksimi?

 

Jezusi i nxiti ndjekësit e tij të luten. Tek predikimi në mal ai tha: “ Lypni dhe do t`ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t`ju çelet. Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t`i çelet atij që troket.” (Mateu 7:7-8)

 

Cilat janë rezultatet paraprake të lypjes, kërkimit dhe trokitjes?

Ndërsa mendoni për lëvizjen, ky diagram ju paraqet vizualisht idenë e ndërtimit të lëvizjes, çfarë mendoni se duhet t’i kërkoni Zotit?

 

Pasi na ka nxitur për të lypur, kërkuar dhe trokitur, Jezusi nënvijëzon karakterin e Perëndisë tek Mateu 7:9 – 11. Çfarë mësoni për atin nga këto pasazhe dhe si e ndikon kjo mënyrën si ju luteni?

 

Lidhja me të vërtetën

 

Prayer-Team-Banner-2-960x250

Në udhëtimin tuaj për tu bërë një dishepull besnik, ju padyshim që do të praktikoni lutjen individuale. Ky mësim e kthen vëmendjen tonë tek krijimi i një grupi që lutet. Njerëzit e Perëndisë, duhet të vijnë përpara Zotit dhe si familje, t’i shprehin Atit të tyre gjithë dashurinë dhe adhurimin. Ne jemi të thirrur që jo vetëm të kërkojmë Zotin kur jemi vetëm, por edhe kur mblidhemi së bashku.

 

Ne të gjithë jemi rritur në një mjedis kulturor të caktuar, i cili sigurisht që ka lënë jurmët e tij në mënyrën tonë të të menduarit. Në botë ka shumë kombe e popuj me një traditë të larmishme kulturore dhe historike të krishtërimit. Këto modele kulturore u japin formë pritshmërive të tyre në lidhje me shprehjen e besimit. Siç disa raportojnë, në eksperiencën e tyre, asnjëherë nuk është vënë theksi mjaftueshëm tek lutja në grup, ndaj ata nuk janë mësuar të luten në grup. Disa janë rritur në familje që nuk luteshin bashkarisht. Disa herë ata kanë parë që lutja i delegohej gjithnjë një profesionisti – një prifti, një murgu apo ndonjë personi tjetër të rëndësishëm. Që të bëhemi një lëvizje që lutet, ne kemi nevojë që t’i kërkojmë Zotin të na mësojë si të lutemi së bashku.

 

Ne jemi të përkushtuar në ndërtimin e lëvizjeve që kanë në qendër lutjen. Ne dimë që mund të mësojmë për lutjen vetëm duke u lutur. Ndaj, gëzohemi kur shikojmë qindra studentë që takohen në grupe të vogla për të kërkuar Zotin dhe për “tu paraqitur para tij.” Ne i ftojmë gjithë zell studentët të na bashkohen në lutje. I mësojmë besimtarët e rinj dhe i ftojmë ata që jo vetëm të bëhen pjesë por edhe të drejtojnë takimet e lutjes. Kjo, pasi ne besojmë se rritemi nëpërmjet lutjes.

 

Teksa mblidhemi si lëvizje, ne lutemi për njëri – tjetrin. Lutemi për lëvizjen. I kërkojmë Zotit të hapë sytë e atyre që janë të verbër shpirtërisht (2 Korintasve 4:4) Ne lutemi për botën. I kërkojmë Perëndië të na rrisë.   Kemi një mijë arsye për tu lutur.

Hap veprimi

 

Për të forcuar përkushtimin në lutje të lëvizjes suaj ju mund të bëni disa gjëra.

 

♦ Së pari, nëse lëvizja ka një takim lutje, bashkojuni këtij takimi. Ju lutemi, mos kini në ju qëndrimin që nësë nuk ia dilni dot të shkoni në çdo takim, atëherë ju nuk do të shkoni fare. Takimet e lutjes nuk janë si klubet e librit. Takimet e lutjes janë një kohë e veçantë, që fëmijët e Perëndisë e lenë menjanë për t’u takuar së bashku dhe për të kërkuar fytyrën e Zotit.

♦ Së dyti, nëse nuk ka një grup lutje aty ku jeni atëherë gjeni dy ose tri besimtarë të tjerë dhe niseni një grup lutje. Ndërsa takoni besimtarë të rinj, ftojini ata t’i bashkohen këtij grupi.

♦ Së treti, dilni vullnetarë për të drejtuar një takim lutje. Perëndia do t’ju përdorë dhe do t’ju udhëzojë si të drejtoni edhe miqtë tuaj për të kërkuar fytyrën e tij. Ai do të punojë në ju dhe nëpërmjet jush në mënyrë që komuniteti juaj të takohet me Zotin dhe të realizojë qëllimet e tij.

 

Teksa drejtoni takimin e lutjes, sigurohuni që tek pikat e lutjes të përfshihen dhe elementët që kanë të bëjnë me ndërtimin e lëvizjes. Pyetjet e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të pregatiteni:

Si mund të lutemi si lëvizje për të humburit?

 

Si mund të lutemi për përpjekjet tona në ungjillizim?

 

How can the movement pray for its growth in discipleship? What should we be asking for regarding our own growth?

 

How can we be praying for laborers, leaders and new movements?

 

Ask God to make you a man or woman of prayer who prays with others as God has requested.

 

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.