03. Dhembshuria në ungjillizim

Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t`i përgjigjeni gjithsecilit.

Kolosianëve 4:5-6

Çfarë dhe përse

 

Të gjithëve na pëlqejnë bisedat e mira. Veçanërisht kur janë kuptimplote. Studentët kudo janë të etur për ndërveprim të sinqertë dhe personal. Ndaj edhe ne duam që të krijojmë një mjedis të tillë teksa u flasim për Jezusin. Pasi vetëm në një kontekst të tillë bisedat mund të rrjedhin natyrshëm.  

 

Si mund ta rrisim numrin e këtyre bisedave? Si mund të jemi komunikues të mençur që të flasim për Krishtin në mënyrë sa më të këndëshme dhe interesante? Ky mësim do të na ndihmojë që të mprehim si shprehitë ashtu edhe mendësinë tonë për të arritur në biseda më të thella me studentët.

Të mësojmë nga fjala

 

Lexoni Mateun 9:36

 

 "Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.."

 

 

Si e kuptoni dhembshurinë e Jezusit për turmat? Cilat ishin nevojat që ai pa, për të cilat ndjeu dhembshuri?

 

Si mund të kemi edhe ne të njejtën dhembshuri?

 

Ne bëhemi të dhembshur kur kemi një zemër për të humburit ashtu si Jezusi.

 

Lexoni Kolosianëve 4:2-6.

klikoni për tekst

Vargjet 2-3. Pali kërkon lutje. Megjithatë lutjet që kërkon ai nuk kanë në fokus përfitimin e tij personal. Për çfarë u kërkon miqve të tij të luten?

 

Vargjet 3-4. Pali shpreh dëshirat e tij për “fjalën”. Kjo fjalë ishte mesazhi i ungjillit, për të cilin Pali ishte burgosur. Cilat janë dëshirat e Palit për fjalën?

 

Vargu 4. Pali u kërkoi miqve të luten që ai ta komunikojë siç duhet mesazhin. Sigurisht që ka mënyra se si një person duhet të flasë, por ka edhe mënyra se si nuk mund të flasë. Pali u kërkon miqve të tij të luten që ai të flasë siç duhet.

 

Çfarë do të thotë kjo?

 

Vargjet 5-6. Pali i udhëzon lexuesit se si duhet shfaqen para “të tjerëve,” që do të thotë para jo-besimtarëve. Ai jep dy udhëzime.

 

Në lidhje me kohën, Pali po thotë ...

 

Në lidhje me komunikimin, Pali po thotë ...

 

Ungjillizimi është shumë i rëndësishëm, aq sa dhe ne, si Pali duhet t’u kërkojmë miqve të luten për ne ndërsa ndajmë ungjillin. Ne duam ta ndajmë mesazhin me mençuri dhe duke thënë gjërat e duhura. Këto fjalë nënkuptojnë faktin se ne duhet të jemi të pregatitur për ta ndarë ungjillin në mënyrë të qartë dhe efektive.

 

Vargu 6. Pali përdor një gjuhë të larmishme që nënkupton se kur flasim me jo-besimtarët duhet kemi hir dhe kripë.

Oana e konsideron veten si person të vetmuar. Shumë pak e njohin. Duket simpatike, inteligjente dhe me shumë besim. Por së brendëshmi ajo po lufton me dyshimin dhe plagë të krijuara nga disa marrëdhënie të thyera.

 

Viktorja është një studente mesatare. Jo shumë e popullore në shkollë. Ka punuar shumë dhe ka bërë maksimumin për të krijuar marrëdhënie me klasën e saj. Ajo nuk është tip shumë i hapur, por është shumë e motivuar për të krijuar kontakte. Para një viti, Jezusi i dryshoi Jetën. Ajo nisi të lutej dhe të lexonte Biblën për të mësuar Planin që Perëndia kishte për jetën e saj.  

 

Kur Viktorja nisi të flasë me Oanën ka qenë thjesht rastësi. Oana nuk do ta kishte zgjedhur Viktorjan si studente që do të donte ta njihte më më mirë. Por Viki (siç e thërrisnin disa) kishte një talent. Ajo dukej se ishte e intresuar për Oanën. Shpirti i saj pozitiv ishte një pike lidhje.

 

Gjatë këtyre ndërveprimeve rastësore Viki vuri re disa gjëra që të tjerët s’po i pikasnin. Ajo mendoi se pa një tis mërzie në fytyën e Oanës. Ky konstatim e preku Vikin dhe ajo nisi të lutet për Oanën që Zoti do t’i jepte një mundësi për t’iu afruar më tej.

 

Në një ditë të bukur, Viki e pa Oanën që ngrohej në diell dhe u ul pranë saj. Tashmë biseda ishte e lehtë për të dyja. Pyetjet gjeneruan një lidhje që të dyjave po u pëlqente. Viki ndërmori një hap besimi. Ajo tha se tani është më e lumtur se çka qenë më parë dhe se viti i kaluar ka qenë ndër më të lumturit. A mund t’ju them se çfarë ndodhi? Atë ditë Oana dëgjoi për herë të parë ungjillin.      

 

Tregimi më lart nuk është as dramë, as tragjedi. Nuk ka as ndonjë konflikt madhor që arrin një pikë kulminante.  Tregimi ka të bëjë me kripën, kripën që ne duhet të jemi për shoqërinë tonë. Ne duhet të jemi kripa në ritmin normal të jetës së përditshme.

Viktorja

Oanen

This story lacks great drama. There is no major conflict, nor tragedy that led to a turning point. The story is about salt, and being salty in our society.   We are to be salty in the normal rhythm of everyday life.

 

Cfarë vlerësoni tek Viktoria dhe tek zgjedhjet që ajo bëri?

 

Tek Kolosianët 4:6 Pali thotë “se të folurit tuaj të jetë i ndrequr me kripë.” Meqë një ndër qëllimet e kripës është shtimi i shijes, atëherë në ç’mënyrë mendoni se Viktorja ishte “kripë”?

 

Lidhja me të vërtetën

 

Ne të gjithë do të donim të lidheshim me të tjerët ashtu siç u lidh Viktorja me Oanën. Ne duam të shprehim të njejtin kujdes si Viktorja. Tek e fundit, siç edhe vëzhguam më parë, Shpëtimtari ynë pa turmën dhe ndjeu dhembshuri për ta (Mateu 9:36)

 

Ungjillizuesi është eksplorues

 

Teksa zhvillojmë aftësitë në ungjillizim ne përqëndrohemi tek mënyra se si e prezantojmë mesazhin DHE si ndërveprojmë me të tjerët. Njerëzit kënaqen më shumë me bisedat nëse gjatë komunikimit u transmetohet dashuri edhe përkujdes. Ata janë shumë të ndjeshëm gjatë komunikimit. Për shembull, nëse po flasim për dashurinë e Perëndisë, por u tregojmë shumë pak dashuri, ata me të drejtë mund të fillojnë të dyshojnë mbi vërtetësinë e lajmit të mirë.

 

Një ungjillizues është shumë i interesuar për personin me të cilin po flet. Perëndia e do atë person dhe ka sakrifikuar birin e tij për shpengimin e tyre. Ata janë bartës të imazhit të krijuesit të tyre. Perëndia po pret për ta me durim...pasi nuk do që askush të humbasë por dëshiron që të gjithë të pendohen (2 Pjetri 3:9).

 

Një mënyrë për të shprehur kujdesin dhe dashurinë ndaj dikujt është interesi që tregojmë për ta. Fatkeqësisht, ne mund të kalojmë shumë kohë duke u përpjekur për t’u bërë interesant (si psh duke treguar histori, barsaleta etj) por kurrë nuk ia dalim dot të tregojmë interes për të tjerët. Për të shprehur interes na duhet së pari të eksplorojmë dhe të bëjmë pyetje të mira. Duhet të jemi kurioz për personin tjetër dhe të përpiqemi të kuptojmë cilat janë vlerat e tyre, çfarë interesash kanë. Teksa dëgjojmë historinë e një personi atëherë ne mund ta formësojmë mesazhin e ungjillit që të jetë sa më personal.

 

Mendoni për tri pyetje që mund t’i drejtoni dikujt me synimin për ta njohur. Shkruajini në hapësirën më poshtë.

 

Eksplorimi se çfarë po bën Zoti në jetë e tyre

 

Përveç shfaqjes së interesit edhe pyetjet e mira i ndihmojnë ata të tregojnë historinë e tyre. Gjithsecili prej nesh është në një udhëtim shpirtëror, që ka një të shkuar, të tashme dhe të ardhme. Ju mund të eksploroni se ku kanë qenë në të shkuarën, ku janë në të tashmen dhe ku duan të jenë në të ardhmen, duke bërë pyetjet e mëposhtme. Perëndia mund t’i përdorë këto pyetje për të na ndihmuar të kuptojmë se çfarë po bën në jetën e tyre.

 

Eksplorimi i së shkuarës:
     ♦ Cila ka qenë prejardhja fetare e familjes suaj?
     ♦ Sa e rëndësishme ka qenë bota shpirtërore për ta deri në momentin aktual?
Eksplorimi i së tashmes:
     ♦ Si mund ta përshkruani atë që besoni aktualisht?
     ♦ Kush është Jezusi sipas jush?
Eksplorimi i së ardhmes:
     ♦ A mendon që po lëviz drejt Zotit? Pra po i afrohesh, po i largohesh apo po qëndron në të njejtën pikë?

 

Ekploruesit më të mirë janë të kuptueshëm

Empatia është një force shumë e fuqishme. I afron njerëzit me njëri-tjetrin. Ajo ka fuqinë që dy të huaj t’i bëjë miq.

Cfarë mësuat nga ky klip?

 

Pse është kaq i fuqishëm klipi?

 

Si mund të na ndihmojë empatia në ndarjen e ungjillin?

 

 

Si mund të na ndihmojë empatia në ndarjen e ungjillin:

 

Empatia dhe interesi e ndikojnë shumë marrëdhënien. Ato rrisin lidhjen dhe dialogun. Shumë pak njerëz presin që dikush të vijë tek ata dhe t’ju japë informacione. Përkundrazi, shumica duan një person që t’ju shprehë ngrohtësi dhe t’u bëjë pyetje.

 

Hap veprimi

 

Your task is to initiate a conversation. During that conversation your goal is to be an explorer with an empathetic spirit and to exercise your God-given empathy and curiosity.

 

Detyra juaj është të nisni një bisedë. Gjatë kësaj bisede, qëllimi juaj duhet të jetë të tregoheni sa më eksplorues dhe empatik.

 

Fillojeni me një lutje dhe kërkojini Zotit t’ju shtojë dhembshurinë dhe t’ju japë dashuri për personin me të cilin do të flisni. Ndërsa flisni, kërkoni për mënyra se si mund të lidheni me personin. Bëni pyetje. Eksploroni preferencat dhe prejardhjen shpirtërore.

 

Qëllimi juaj është të tregoni dashuri, të shprehni interes real dhe të praktikoni aftësitë tuaja për të bërë pyetje të mira në mënyrë që t’i drejtojmë ata për tek Krishti.

 

Cfarë mësuat nga kjo eksperiencë?

 

Cilat pyetje të ndihmuan më shumë për t’u lidhur me bashkëbiseduesin?

 

A arritët në ndonjë pikë gjatë bisedës ku deshët të afroheshit me personin, por haset në vështirësi? Mendoni për këtë moment. A keni ndonjë ide se çfarë mund të provoni herën tjetër?

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.