11. Unë dhe skuadra ime

“Ju veç, silluni në mënyrë të denjë në ungjillin e Krishtit, që, kur të vij e t’ju shoh, ose nga larg kur s’jam aty, të dëgjoj për ju se qëndroni fort në një frymë të përbashkët, duke luftuar bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit.”

Filipianëve 1:27

Çfarë dhe përse?

 

Kur pranuat Krishtin u bëtë pjesë e familjes së Perëndisë. Ju nuk jeni vetëm! Jo vetëm që keni premtimin e Jezusit që do të jetë gjithmonë me ju (Mateu 28:20), por keni edhe vëllezër e motra në Krishtin. Teksa punoni së bashku do të jetë Zoti ai që do t’ju mundësojë të qëndroni në një frymë të përbashkët, të luftoni bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit (Filipianëve 1:27).

Përse duhet të qëndrojmë të patundur së bashku? Përse duhet të jemi të një mendjeje? Pse inkurajohemi të luftojmë bashkë me një shpirt për besimin e ungjillit? Për një sërë arsyesh. Për momentin le të fokusohemi tek njëra: Ne duam të arrijmë një synim madhor, arritja e të cilit nuk realizohet individualisht. Studentët që kanë nevojë për ungjillin nuk gjenden vetëm në klasën tuaj. Ato janë anë e kënd qytetit. Edhe nëse studentët e të gjithë qytetit tuaj do të dëgjonin ungjillin përsëri do të lindte një tjetër pyetje, “Po studentët e qyteteve të tjera?” Pra synimi ynë është MADHOR.

 

Perëndia na ka thirrur ta përmbushim këtë synim në grup. Grupi dhe bashkësia janë mjedisi më i mirë që ushqen rritjen shpirtërore dhe brenda të cilit duhet të ndodhë ndërtimi i lëvizjeve. Kjo është mënyra se si Jezusi e nisi lëvizjen e tij, e cila vazhdon të shpërndahet anembanë botës. Vetem në bashkësi jemi në gjendje ta duam njëri-tjetrin, që të tjerët, personat që nuk janë në besim do të na njohim që jemi të Krishtit (Gjoni 13:35).

 

Përse janë kaq të rëndësishme skuadrat? Bashkëveprimi i mirë brenda skuadrave prodhon një dinamikë që quhet sinergji. Sinergjia është rezultat që krijohet nga bashkëveprimi i dy ose më shumë forcave, rezultat që nuk mund të prodhohej kurrë nga një njësi e vetme. Sinergjia në skuadrat tona prodhohet kur kur dy ose më shumë ndërtues lëvizjesh funksionojnë në mënyrë efektive aq sa prodhojnë një rezultat që nuk mund të arrihej kurrë falë përëjekjeve të një personi të vetëm.

Bazuar tek videoja, cilat janë vëzhgimet tuaja në lidhje me punën në skuadër dhe sinergjinë?

 

Çfarë është skuadra?

 

Përkufizim i skuadrës që ndërton lëvizje –

“Një grup dishepujsh me të njejtën zemër, që i përkushtohen një qëllimi të përbashkët."

 

(Që është përmbushja e Porosisë së Madhe)

Të mësojmë nga Fjala

 

Predikuesit është një libër i Dhjatës së Vjetër që njihet si “literaturë urtësie”. Kjo literaturë përbëhet nga një sërë pohimesh dhe parimesh koncize, të cilat na tregojnë për jetën. Tek Predikuesi 4:9-12, ne lexojmë për urtësinë dhe punën në grup.

 

Lexoni Predikuesit 4:9-12.

klikoni për tekst

Rendisni më poshtë sa më shumë arsye pse dy janë më mirë se një:

 

Lexoni Efesianëve 4:1-7, 11-16

klikoni për tekst

Tek vargjet 1-3, Pauli u bën thirrje besimtarëve në Efes “të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët”. Çfarë gjërash duhet ta karkaterizojnë një person që po ecën denjësisht sipas thirrjes?

 

Tek vargjet 4 – 6 Pali thekson unitetin e besimit. Cilat janë gjërat që i bashkojnë besimtarët?

 

Vargjet 11 – 13 theksojnë diversitetin brenda trupit të Krishtit. Me fjalë të tjera, uniteti nuk nënkupton që të gjithë të krishterët janë njëlloj. Cilat janë disa nga rolet ose dhuntitë që Perëndia u ka dhënë të krishterëve të ndryshëm?  

 

Cili është qëllimi që Perëndia i ka dhënë këto role ose dhunti? Thënë ndryshe, cili është rezultati final që pritet të prodhojë diversiteti? (vargjet 12-13)

 

Çfarë na tregon vargu 16 në lidhje me rëndësinë e diversitetit?

 

Nga ana tjetër, Pali thekson “unitetin”. Në pamje të parë duken sikur këto dy deklarata bien në kundërshti me njëra – tjerën. Përshkruani me fjalët tuaja si uniteti dhe diversiteti mund të integrohen brenda një skuadre.

 

Lidhja me të vërtetën

 

Ndërtimi dhe investimi në një skuadër është një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së një lëvizje shpirtërore në universitetin tonë. Si drejtues, një gjë që duhet të bëni urgjentisht është të mblidhni rreth vetes drejtues të tjerë, duke mbledhur kështu të gjitha forcat për t’i shërbyer Perëndisë. Zoti nuk do që ju të punoni të vetmuar.

 

Ndonjëherë puna në grup mund të jetë sfiduese. Jo gjithmonë e trajtojmë njëri – tjetrin siç duhet. Njerëzit mund të lëndohen, mund të ofendohen ose ndonjëherë mund edhe të bëhen armiqësorë në situata konflikti apo mosmarrëveshjesh. Ndaj, nuk habitemi kur shohim Palin të thotë: “Tani vëllezër, ju bëj thirrje në emër të Zotit tonë Jezus Krishtit të flisni që të gjithë të njejtën gjë dhe të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një vullnet.” (1 Korintasve 1:10)

 

Kur të jemi “të plotë në Krishitn” do të jemi në një mendje të vetme. Atëherë do t’i shërbejmë Zotit tonë në unitet dhe harmoni, duke funksionuar tamam si një trup i vetëm. Megjithatë, një ndërveprim i tillë kaq harmonik nuk ndodh lehtë. Ndaj Pali u bën thirrje dishepujve të tij të qëndronin në unitet me njëri – tjetrin duke i nxitur ata të jenë bashkëpunues.

 

Tek Efesianëve 4:29 – 32, Pali u tregon të krishterëve se si duhet ta trajtojnë njëri – tjetrin. Si lidhen këto kërkesa të Palit me mënyrën se si funksionon një skuadër efektive?

 

Si do ta ndikonte skuadrën mosrespektimi i udhëzimeve të Palit në këto vargje?

 

Besimi është një koncept interesant në Bibël. Nëse do ta “skanoni” Biblën do të gjeni një numër të madh referencash për fjalën “besim”. Në çdo rast do të shikoni që njerëzit e Perëndisë janë thirrur për ta besuar Zotin, as ndonjë gjë dhe as ndonjë person tjetër. Perëndia është i vetmi që është i denjë për t’u besuar. Vetëm ai nuk na zhgënjen.

 

 

Me anë të besimit, ne mund ta shohim Perëndinë dhe të kuptojmë se ai na ka thirrur për të shërbyer së bashku. Ai na ka vënë në një familje të përbashkët dhe na ka bërë të ndërvarur me njëri – tjetrin. Ndaj, si shprehje të besimit tonë ndaj tij, ne e pranojmë këtë strukturë të krijuar prej tij dhe biem dakord që është më e mira. Me anë të besimit, ne zbulojmë se si Zoti ynë kaq i hirshëm do që ne të punojmë në partneritet me njëri – tjetrin, duke patur një mendje dhe një qëllim të përbashkët.

 

Ju ndoshta njihni të krishterë shembullorë, të cilët kanë fituar besimin dhe respektin tuaj. Imituesit e Krishtit bëhen të denjë për besimin tonë, pasi ata reflektojnë Shpëtimtarin tonë. Kjo gjë është e drejtë, megjithatë arsyeja pse ne punojmë së bashku nuk është se kemi besim tek njëri – tjetri, por për shkak se kemi besim tek Zoti, i cili na ka thirrur të jemi bashkëpunëtorë në të korrat e tij të mëdha.

 

Mos harroni përkufizimin tonë për skuadrën: “Një grup dishepujsh me të njejtën zemër, që i përkushtohen një qëllimi të përbashkët.” Jini të vëmendshëm – një skuadër është lëvizje e drejtuar drejt një qëllimi të përbashkët.

Hap veprimi

 

Hapat tuaj të veprimit duhet të përshtaten me kontekstin. Nëse për momentin nuk keni një skuadër, atëherë duhet që ju fillimisht të synoni krjimin e një skuadre. Nëse tashmë e keni një skuadër, hapi juaj i rradhës do të ishte të investonit në atë skuadër, në mënyrë që ta nderoni Zotin dhe rrisni efektivitetin e saj në përmbushjen e qëllimit.

 

 

Krijimi i një skuadre

 

Nëse aktualisht nuk keni një skuadër, ju duhet të:

 

♦ Gjeni dishepuj me një thirrje të përbashkët në zemër.

⇒ Sfidojini këta dishepuj t’i bashkohen përpjekjeve tuaja për ndërtimin e një lëvizje. Kur të takoheni me ta, tregojuni për vizionin që Zoti ju ka shtënë në zemër. Tregojuni që jeni lutur për ta dhe se i keni kërkuar Zotit t’ju lidhë me persona që kanë të njejtën zemër. Kërkojuni atyre t’i bashkohen nismës suaj për të ndërtuar një lëvizje.

⇒ Pyesni. (Krijo një rrjet personash) Pyesni persona të ndryshëm nëse njohin ndjekës të Krishtit. Pyesni nëse ka njerëz që e kanë pasion ungjillizimin e studentëve. Kontaktojini këta persona.

 

♦ Lutjuni Zotit të të korrave t’ju drejtojë tek punëtorët e tij.

♦ Vazhdoni të udhëhiqni njerëz për tek Krishti, të cilët do të bëhen dishepuj me një zemër të përbashkët.

Takojini këta persona së bashku dhe diskutoni me ta rreth përkushtimit për të qënë ndërtues lëvizjesh. Skuadra juaj krijohet teksa grupit i bashkohen besimtarë të rinj.

 

Investimi në një skuadër:

 

Nëse tashmë e keni një skuadër, atëherë falënderoni Zotin. Ju mund të pyesni ---“çfarë kontributi mund të jap për ta bërë skuadrën time më efektive?” Zgjidhni dy nga sugjerimet e mëposhtme dhe diskutojini ato me skuadrën tuaj:

 

1. Vlerësoni skuadrën tuaj për të parë nëse është e fokusuar në ngritjen e lëvizjeve apo në diçka tjetër. Ndani me skuadrën vëzhgimet tuaja dhe kërkojuni anëtarëve të skuadrës të ndajnë mendimet e tyre mbi çështjen.

2. A është i qartë qëlimi i skuadrës? Nëse jo, punoni me njëri – tjetrin. Një qëllim i mirë është i qartë, motivues dhe i lehtë për tu ndarë me të tjerët.

3. A i njihni pikat e forta dhe dhuntitë e secilit prej anëtarëve të skuadrës? Diskutoni rreth kontributit që secili prej anëtarëve ka dhënë në përmbushjen e qëllimit të skuadrës.

4. Studioni së bashku Predikuesin 4:9-12 dhe Efesianët 4. Nxirrni në pah 2 – 3 pika specifike, që doni që skaudra juaj t’i verë në zbatim.

5. Nëse ende nuk keni takim lutje, atëherë vendosni për një ditë të veçantë kur mund të takoheni për tu lutur.

 

 

Diskutojini këto mundësi me dishpeullizuesin tuaj dhe vërini në dijeni për ecurinë.

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.