Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të, duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.
Kolosianëve 2:6-7
Çfarë dhe përse
Ne gëzohemi shumë kur dikush beson Krishtin. Ne festojmë për këtë moment, falenderojmë Zotin dhe u themi miqve tanë për punën e mrekullueshme të Perëndisë. Zoti na ka dhënë një jetë të re, e cila në hapat e saj të parë është e brishtë. Besimtarët e rinj kanë nevojë për ndihmë dhe inkurajim në këtë moment kritik.
Sa shpesh na ndodh që pasi drejtojmë dikë për tek Krishti, ndjejmë barrën dhe presionin e provimeve apo aktiviteteve të lëvizjes? Mund të kalojnë javë derisa të kuptojmë se në fakt nuk po tregohemi aq të kujdesshëm në mbajtjen e kontakteve me personat që sapo kanë pranuar Krishtin. Ndoshta kjo është pjesë e betejës sonë shpirtërore.
Gjithëkush është në një udhëtim, persona të ndryshëm lëvizin drejt pikave të ndryshme. Ndoshta mund të rrethoheni nga njerëz që nuk kanë interesin shpirtëror që ju mund të donit, megjithatë mos u dekurajoni.
Le të kthehemi tek tema kryesore, si të ndihmojmë një besimtar të ri të rritet në besim. Ky proces ka nevojë për dashuri, urtësi dhe qëllimshmëri.
Të mësojmë nga fjala
Lexoni 1 Korintasve 3:5-9
klikoni për tekst
Cilat janë dy detyrat që dalin nga pasazhi? (vargu 6)
Studio rasti:
Emili ndihej konfuz. Kohët e fundit, kishte drejtuar tek Krishti shokun e tij të dhomës, Tomasin. Ata paten një bisedë shumë të mirë që e preku zemrën e Tomasit. Pas kësaj bisede, Emili i tha Tomasit që ai mund t’i përgjigjej pyetjeve që mund të kishte. Por gjatë tri javëve të fundit, Tomasi nuk kishte bërë asnjë pyetje. Kështu ata të dy takoheshin çdo ditë, ama diskutimi i tyre mbi Zotin nuk vazhdoi më tej.
Në të njejtën kohë, Korina, një shoqe e Emilit kishte drejtuar tek Krishti Olgën. Olga, që ishte e panjohur për të dukej shumë e zellshme për tu rritur. Korina dhe Ollga u takuan rregullisht për kurset pasuese. Ndërsa Emili ndjeu se dështoi në punën e tij me Tomasin. Sot do të takoheni me Emilin. Ai do t’ju shpjegojë se pse Korina po ecën shumë mirë në kurset pasuese, ndërsa po has vështirësi në këtë pikë
Cfarë do t’i thonit Emilit?
1. Merrni iniciativën
Si drejtues i kursit pauses, ju duhet të jeni të parët që merrni iniciativën për tu takuar. .
2. Lidhja ka rëndësi
Njerëzit i vlerësojnë miqësitë dhe i përgjigjen kujdesit dhe ndërveprimit personal. Një takim i mirë pauses shkon përtej mësimit. Merrni kohë për tu lidhur me studentin/en dhe për ta njohur atë
Shprehni interes dhe kujdes për ta jashtë takimeve formale. Një ide do të ishte të bëheni miq në facebook dhe të bëni “like” në postimet e tyre. Mund të jenë efektive dhe ndjekja e tyre në rrjetet e tjera si Twitter ose Instagra.
3. Kohëzgjatja ka rëndësi
Mos e zgjasni shumë takimin. Ju mund ta shijoni një takim dy orësh, ama për besimtarin e ri dy orë mund të jenë shumë. Nëse takimi zgjat shumë atyre mund t’ju humbasë interesi për tu takuar herë tjetër.
4. Përshtateni mesazhin me personin që do ta ndani.
5. Si drejtues i takimit, ju duhet ta zotëroni materialin shumë mirë, në mënyrë që të fokusoheni tek personi.
6. Lutuni, kërkojini Zotit t’ju ndihmojë të shihni pikat e lidhjes me personin.
7. Brenda takimit, caktoni një datë për takimin e rradhës.
Pregatitja për të drejtuar studimin e rradhës
♦ Lexoni mësimin e Kursit pauses 2 (E gjeni tek fjalori i VOLT). Shikoni pasazhet dhe shikoni si pasazhi i përgjigjet çdo pyetje. Ju gjithashtu mund të ndiqni këtë link për mësim - Nga të ndjerit i pavlerë tek falja
♦ Praktikoni mësimin me një partner.
♦ Zgjidh një person që është i gatshëm t’ju ndihmojë (Ndoshta mund të punoni me dikë nga Skype ose fomra të tjera komunikimi në distancë).
♦ Ndajeni mësimin në disa seksione të ndryshme. Në seksionin e parë drejtoni partnerin tuaj përgjatë materialit dhe në seksionin e dytë ndërroni rolet.
♦ Pas sesionit të praktikës, vlerësoni ecurinë. Kërkojini partnerin sugjerime si mund të përmirësoheni.
Hap veprimi
Caktoni një takim me dikë për të diskutuar mbi temën se si e ndikon mëkati marrëdhënien tonë me Perëndinë (Mësimi 2). Para takimit, thuajini personit që Bibla ka vargje specifike për këtë çështje dhe se do t’ju ndihmonte shumë po të shikonit se çfarë thotë Bibla.
Reflektim mbi mësimin
Çfarë mësova mbi ndihmën që mund të jap në rritjen e një besimtari të ri?
1 Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve. 2 Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosën Stefanin dhe bënë gjëmë të madhe për të. 3 Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg. 4 Ata, pra, që ishin shpërndarë shkonin rreth e përqark, duke shpallur fjalën. 5 Dhe Filipi zbriti në qytetin e Samarisë dhe u predikoi atyre Krishtin.
26 Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: “Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë.” 27 Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar. 28 Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia. 29 Dhe Fryma i tha Filipit: “Afrohu dhe arrije atë karrocë!.”
30 Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: “A e kupton atë që lexon?.”
31 Ai tha: “E si do të mundja, po s’pata një që të më udhëzojë?.” Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij. 32 Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: “Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet. 33 Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka.” 34 Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: “Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?.” 35 Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin. 36 Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: “Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?.” 37 Dhe Filipi tha: “Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh.” Dhe ai u përgjigj duke thënë: “Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.” 38 Urdhëroi atëherë të ndalet karroca, dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi. 39 Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim. 40 Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare.
Mateu 4:18-22
18 Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë; 19 dhe u tha atyre: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” 20 Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën. 21 Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.
22 Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.
Luka 6:12-20
12 Në ato ditë ndodhi që ai shkoi në mal për t’u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë. 13 Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj: 14 Simonin, të cilit i vuri emrin Pjetër, dhe Andrean, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin dhe Bartolomeun, 15 Mateun dhe Thomain, Jakobin e Alfeut dhe Simonin, që e quanin Zelota, 16 Judën, vëllanë e Jakobit dhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar. 17 Pastaj, pasi zbriti bashkë me ta, ndaloi në një vend të sheshtë, me turmën e dishepujve të vet dhe me një numër të madh njerëzish nga gjithë Judea, nga Jeruzalemi dhe nga bregdeti i Tiros dhe i Sidonit, të cilët kishin ardhur për ta dëgjuar atë dhe për t’u shëruar nga sëmundjet e veta; 18 Por edhe ata që i mundonin frymërat e ndyrë shëroheshin. 19 E gjithë turma kërkonte ta prekte, sepse prej tij dilte një fuqi që i shëronte të gjithë. 20 Ai, si i drejtoi sytë nga dishepujt e vet, thoshte: “Lum ju, të varfër, sepse juaja është mbretëria e Perëndisë.”
Luka 9:1-6
Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet. 2 Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët. 3 Dhe u tha atyre: “Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete. 4 Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni. 5 Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre.” 6 Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.
1 Thesalonikasve 2:7-12
7 Përkundrazi qemë zemërbutë midis jush, ashtu si mëndesha që rrit me dashuri fëmijët e saj. 8 Kështu, duke pasur një dashuri të madhe ndaj jush, ishim të kënaqur duke ju komunikuar jo vetëm ungjillin e Perëndisë, por edhe vetë jetën tonë, sepse na u bëtë të dashur. 9 Sepse ju, o vëllezër, e mbani mend lodhjen dhe mundimin tonë: si kemi punuar ditë e natë që të mos i bëhemi barrë asnjërit prej jush, dhe predikuam ungjillin e Perëndisë ndër ju. 10 Ju jeni dëshmitarë, dhe Perëndia gjithashtu, si jemi sjellë me shenjtëri, me drejtësi, pa të meta, me ju që besoni. 11 Ju e dini gjithashtu se ne këshilluam, ngushëlluam dhe i jemi përbetuar secilit prej jush, si bën një baba me bijtë e vet, 12 që të ecni denjësisht për Perëndinë, që ju thërret në mbretërinë dhe lavdinë e tij.
Kolosianëve 4:2-6
2 Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim. 3 Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur, 4 në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet. 5 Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën. 6 Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t`i përgjigjeni gjithsecilit.
Gjoni 9:1-12
Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja. 2 Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?” 3 Jezusi u përgjigj: “As ai, as prindërit e tij s’kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë. 4 Unë duhet t’i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë. 5 Derisa jam në botë, unë jam drita e botës.” 6 Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të. 7 Pastaj i tha: “Shko, lahu në pellgun e Siloamit” (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë. 8 Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: “A s’është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?” 9 Disa thoshnin: “Ai është.” Të tjerë: “I përngjan atij.” Dhe ai thoshte: “Unë jam.” 10 I thanë pra: “Si të janë hapur sytë?”
Gjoni 9:13-17
13 Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër. 14 Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë. 15 Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: “Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh.” 16 Atëherë disa farisenj thanë: “Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!.” Të tjerë thoshnin: “Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?.” Dhe kishte përçarje midis tyre. 17 E pyetën, pra, përsëri të verbrin: “Po ti, ç’thua për atë për faktin që t’i ka hapur sytë?.” Ai tha: “Éshtë një profet.”
Gjoni 9:35-38
35 Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: “A beson ti në Birin e Perëndisë?” 36 Ai u përgjigj dhe tha: “Kush është, Zot, që unë të besoj në të?” 37 Dhe Jezusi i tha: “Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet.” 38 Atëherë ai tha: “Unë besoj, o Zot”; dhe e adhuroi.
Veprat 22:1-21
“Vëllezër dhe etër, dëgjoni çfarë ju them tani për mbrojtjen time.” 2 Kur dëgjuan se u fliste atyre në gjuhën hebraike, heshtën edhe më shumë. Pastaj ai tha: 3 “Në të vërtetë unë jam një Jude, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot; 4 unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra, 5 sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve, prej të cilëve mora edhe letra për vëllezërit dhe shkova në Damask për të sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.
6 Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje. 7 Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?” 8 Dhe unë u përgjigja: “Kush je ti, o Zot?” Edhe ai më tha: “Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek”. 9 Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste. 10 Unë thashë: “O Zot, ç’duhet të bëj?” Zoti më tha: “Çohu dhe shko në Damask! Atje do të të thuhet çfarë të është urdhëruar të bësh”. 11 Dhe, mbasi unë nuk shihja asgjë për shkak të shkëlqimit të asaj drite, më morën për dore ata që ishin me mua; dhe hyra në Damask.
12 Dhe njëfarë Anania, njeri i perëndishëm sipas ligjit, për të cilin jepnin dëshmi të gjithë Judenjtë që banonin aty, 13 erdhi tek unë, dhe duke qëndruar pranë meje, tha: “O vëlla Saul, shiko përsëri!”. Dhe në atë çast unë fitova përsëri dritën e syve dhe e shikova. 14 Pastaj vazhdoi: “Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e tij. 15 Sepse ti duhet të dëshmosh për të tek të gjithë njerëzit për ato që ke parë dhe ke dëgjuar. 16 Dhe tani ç’pret? Çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit”. 17 Dhe ndodhi që, kur u ktheva në Jeruzalem dhe isha duke u lutur në tempull, u rrëmbeva në ekstazë, 18 dhe pashë Zotin që më thoshte: “Nxito dhe dil shpejt nga Jeruzalemi, sepse ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua”. 19 Atëherë unë thashë: “O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty; 20 kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin. 21 Por ai më tha: “Shko, sepse unë do të të dërgoj larg midis johebrenjve”.”
Veprat 26:1-23
Atëherë Agripa i tha Palit: “Ke leje të flasësh për të mbrojtur veten!.” Dhe Pali, si e shtriu dorën, nisi të bëjë mbrojtjen e tij: 2 “O mbret Agripa, e quaj veten të lumtur që kam mundësi sot të shfajësohem para teje nga të gjitha ato që më kanë akuzuar Judenjtë, 3 veçanërisht sepse ti i njeh të gjitha zakonet dhe çështjet që janë midis Judenjve; prandaj të lutem të më dëgjosh me durim. 4 Se cila ka qenë mënyra ime e të jetuarit që nga rinia, të cilën e kalova tërësisht në Jeruzalem në mes të popullit tim, të gjithë Judenjtë e dinë. 5 Ata më njohin qysh atëherë dhe mund të dëshmojnë, po deshën, se kam jetuar si farise, sipas sektit më të drejtë të fesë sonë.
6 Dhe tani ndodhem para qjyqit për shpresën e premtimit që u ka bërë Perëndia etërve tanë, 7 premtim të cilin dymbëdhjetë fiset tona, që i shërbejnë me zell ditë e natë Perëndisë, shpresojnë ta fitojnë; për këtë shpresë, o mbret Agripa, unë jam akuzuar nga Judenjtë. 8 Përse vallë mendoni se është e pabesueshme që Perëndia t’i ringjallë të vdekurit? 9 Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas. 10 Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim. 11 Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.
12 Në kohën kur unë po merresha me këtë punë dhe po shkoja në Damask me autorizim dhe me fuqi të plota nga krerët e priftërinjve, 13 në mesditë, o mbret, në rrugë unë pashë një dritë nga qielli që shkëlqente më shumë se dielli, e cila vetëtiu rreth meje dhe rreth atyre që udhëtonin me mua. 14 Mbasi të gjithë ne ramë përtokë, dëgjova një zë që po më fliste dhe më tha në gjuhën hebraike: “Saul, Saul, pse më përndjek? Éshtë e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave”. 15 Unë thashë: “Kush je ti, Zot?”. Ai tha: “Unë jam Jezusi, të cilin ti e përndjek. 16 Por çohu dhe rri në këmbë, sepse prandaj të jam shfaqur: që të të vë shërbyes dhe dëshmues për gjërat që ke parë dhe për ato për të cilat unë do të shfaqem, 17 duke të zgjedhur ty nga populli dhe nga johebrenjtë, tek të cilët po të dërgoj tani, 18 që t’u çelësh sytë atyre dhe t’i kthesh nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe një trashëgim midis të shenjtëruarve”. 19 Prandaj, o mbret Agripa, unë nuk kam qenë i pabindur ndaj vegimit qiellor. 20 Por në fillim atyre në Damask, pastaj në Jeruzalem, në mbarë krahinën e Judesë dhe johebrenjve, u kam shpallur të pendohen dhe të kthehen te Perëndia, duke bërë vepra të denja pendimi. 21 Për këto gjëra Judenjtë, mbasi më kapën në tempull, u orvatën të më vrasin. 22 Por, për shkak të ndihmës që pata nga Perëndia deri në këtë ditë, vazhdova t’u dëshmoj të vegjëlve dhe të mëdhenjve, duke mos thënë tjetër përveç atyre që profetët dhe Moisiu thanë se duhet të ndodhnin, 23 domethënë: që Krishti duhej të vuante dhe që, duke qenë i pari i ringjallur prej së vdekuris, duhej t’i shpallte dritën popullit dhe johebrenjve.”
2 Timoteut 3:16-17
16 I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, 17 që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.
Psalmi 1:1-3
Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, 2 por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. 3 Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.
Psalmi 119:97-105
97 Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën. 98 Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua. 99 Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime. 100 Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua. 101 Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.
102 Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar. 103 Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time. 104 Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti. 105 Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.
Gjoni 8:31-32
31 Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi; 32 do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”
Kolosianëve 3:16
16 Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!
Jakobi 1:22-25
22 Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. 23 Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; 24 ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte. 25 Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.
Mateun 7: 24 – 27
24 Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb. 25 Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb. 26 Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë. 27 Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh.”
Jozueu 24:14-24
14 Prandaj tani t’ia kini frikën Zotit dhe shërbejeni me ndershmëri dhe besnikëri; hiqni perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit dhe në Egjipt, dhe vihuni në shërbim të Zotit. 15 Dhe në rast se ju duket një gjë e keqe t’i shërbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni, o perënditë të cilëve u shërbyen etërit tuaj matanë lumit, o perënditë e Amorejve, në vendin e të cilëve ju banoni sot; sa për mua dhe për shtëpinë time do t’i shërbejmë Zotit”. 16 Atëherë populli u përgjigj dhe tha: “Larg qoftë që ne të braktisim Zotin për t’u shërbyer perëndive të tjera! 17 Sepse Zoti, Perëndia ynë, është ai që na nxori ne dhe etërit tanë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë, që ka bërë mrekullira të mëdha para syve tanë dhe që na ka mbrojtur gjatë gjithë rrugës që bëmë dhe midis gjithë popujve në mes të të cilëve kemi kaluar; 18 dhe Zoti ka dëbuar para nesh tërë popujt dhe Amorejtë që banonin në këtë vend; prandaj ne do t’i shërbejmë Zotit, sepse ai është Perëndia ynë”. 19 Por Jozueu i tha popullit: “Ju nuk mund t’i shërbeni Zotit, sepse ai është një Perëndi i shenjtë, një Perëndi ziliqar; ai nuk do t’i falë shkeljet dhe mëkatet tuaja. 20 Kur ta braktisni Zotin dhe t’u shërbeni perëndive të huaja, ai do të kthehet për t’ju bërë keq dhe për t’ju konsumuar pas aq të mirave që ju ka bërë”. 21 Dhe populli i tha Jozueut: “Jo, ne do t’i shërbejmë Zotit”. 22 Atëherë Jozueu i tha popullit: “Ju jeni dëshmitarë kundër vetvetes, pse keni zgjedhur për vete Zotin për t’i shërbyer!”. Ata iu përgjigjën: “Jemi dëshmitarë!”. 23 Jozueu tha: “Hiqni, pra, perënditë e huaja që janë në mes tuaj dhe përuleni zemrën tuaj Zotit, Perëndisë së Izraelit!”. 24 Populli iu përgjigj Jozueut: “Ne do t’i shërbejmë Zotit, Perëndisë tonë, dhe do t’i bindemi zërit të tij”.
Hebrenjve 10:19-25
19 Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit, 20 me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij, 21 edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë, 22 le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar. 23 Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi. 24 Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, 25 pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.
Volt would like to thank the following artists and organization for their excellent media
“Tree by river,” Presentermedia.com, ID 15881
“Corporate climb up,” Presentermedia.com, ID 7214
“Man Bible,” Shutterstock ID 320458223, By Billion Photos
“Business friends discussing brainstorming and ideas at meeting inside beautiful modern building place,” Shutterstock ID: 245167687, By ESB Professional
“A casual young woman says a prayer with her hands held together.” Shutterstock ID: 284335199, By ptnphoto
VOLT wants to thank the following artists and organizations for their excellent media:
“Close-up of four people standing in circle with eyes closed, holding each other’s shoulders in a supportive pose,” Shutterstock Image ID:452653681, Copyright: Photographee.eu
“The young man dreams at sunset. He’s in the hood: sitting profile to the camera.” Shutterstock Image ID:472747009, Copyright: StockMediaSeller
“Conceptual symbol of multiracial human hands making a circle on white background with a copy space in the middle,” Shutterstock Image ID:47641933, Copyright: maxstockphoto
“The young man dreams at sunset. He’s in the hood: sitting profile to the camera.” Shutterstock Image ID:472747009, Copyright: StockMediaSeller
“Conceptual symbol of multiracial human hands making a circle on white background with a copy space in the middle,” Shutterstock Image ID:47641933, Copyright: maxstockphoto
VOLT wants to thank the following artists and organizations for their excellent media:
Picture 1 – Two handsome mature students having a conversation sitting in class room, Shutterstock.com – Image ID:160648694, Copyright: wavebreakmedia.
VOLT wants to thank the following artists and organizations for their excellent media:
“Portrait of two male students talking in a park” – Shutterstock Image ID:107154584, Copyright: wavebreakmedia
“The Philippian Jailer asking ‘What must I do to be saved?’”, by Lars Justinen, GoodSalt.com
“Decision point at crossroads. Image isolated on a white back ground.” Shutterstock Image ID:58458118, Copyright: fliegenwulf
Man Shrugging – Adobe Captivate files
VOLT wants to thank the following artists and organizations for their excellent media:
“Young women at school, two female friends talking and studying for college test in park.” Shutterstock Image ID:126526316, Copyright: Diego Cervo
Picture – The Philippian Jailer asking “What must I do to be saved?”, by Lars Justinen, GoodSalt.com
Circles – CRU.org
“Stick Figure With Clap Board,” PresenterMedia.com ITEM#: 3781
Video – “How to handle different responses,” IKAN productions, Philippines Ccc.
VOLT wants to thank the following artists and organizations for their excellent media:
“Holy spirit dove flies in blue sky, bright light shines from heaven, Christian symbol,” Shutterstock Image ID:264641516, Copyright: Igor Zh.
“Jesus standing with hands extended and pointing to a jar and bowl,” Shutterstock Image ID:123612373, Copyright: Carlos E. Santa Maria [Cropped & Text added]
“Salt trailing out of salt shaker,” Shutterstock Image ID:3830344, Copyright: Margaret M Stewart
“Positive woman happy smile think looking up to empty copy space, young girl wear green shirt, isolated over white background,” Shutterstock Image ID:97401785, Copyright: ProStockStudio
“Blonde girl walking in the fog on the beach,” Shutterstock Image ID:46977373, Copyright: siart
VOLT wants to thank the following artists and organizations for their excellent media:
“Two friends talking sitting in a couch in the living room with a window in the background at home.” Shutterstock – Image ID:457481938, Copyright: Antonio Guillem.
VOLT wants to thank the following artists and organizations for their media:
“Blue Eyes” – Shutterstock Image ID:1334908, Copyright: iko
Video – Change the World – Daniel Stevers, DanStevers.com. http://www.danstevers.com/store/change_the_world/
“Grunge map of the world”– Shutterstock, Image ID: 524813896, Shutterstock.com, Copyright: javarman [Text added]
“Hand acting with red heart isolated on white background with clipping path.” Shutterstock Image ID:324361253, Copyright: Sanit Fuangnakhon
“Students Laughing,” Romania Ccc,
“Electric cable close-up with glowing electricity lightning” – Shutterstock, Image ID:159800267, Copyright: ESB Professional
“Athlete passing a baton to the partner against race track” Shutterstock Image ID:437158714, Copyright: vectorfusionart
Gjoni 16:5-13
5 Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s’po më pyet: “Ku po shkon?”. 6 Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj. 7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj. 8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim. 9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua; 10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më; 11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar. 12 Kam edhe shumë gjëra të tjera për t’ju thënë, por ato ende ju nuk mund t’i mbani. 13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë.
Gjoni 15:4-5
4 Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.
5 Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.
Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t’i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t’i ngushëllojë. 2 Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma; 3 por edhe më i lumtur se njera dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell. 4 Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën. 5 Budallai rri me duar të kryqezuara dhe ha mishin e vet. 6 Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.7 Kam parë edhe një kotësi tjetër nën diell;
11 Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t’ia bëjë të ngrohet? 12 Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t’i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt. 13 Éshtë më mirë një i ri i varfër dhe i urtë se sa një mbret plak dhe budalla, që nuk di më të pranojë qortime. 14 Sepse i riu ka dalë nga burgu për të mbretëruar, megjithëse kishte lindur i varfër në mbretërinë e tij. 15 I pashë tërë të gjallët që ecnin nën diell për t’u bashkuar me të riun, që shkon të zërë vendin e tjejrit. 16 Ishte i panumërt gjithë populli, gjithë ata që kishin qenë para tyre. Megjithatë ata që do të vijnë më pas nuk do të jenë të kënaqur prej tij! Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.
1 Gjoni 1:5-2:2
5 Dhe ky është mesazhi që dëgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë. 6 Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, ne gënjejmë dhe nuk e vëmë në praktikë të vërtetën; 7 por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. 9 Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. 10 Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.
2.1 Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin; 2 Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës
1 e Korintasve 2:9-3:3
9 Por, sikurse është shkruar: “Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë.”10 Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.11 Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s’i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.12 Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia.13 Për këto edhe flasim, por jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke i krahasuar gjëra frymërore me fjalë frymërore.14 Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.15 Por njeriu që është frymëror gjykon çdo gjë dhe vetë nuk është i gjykuar nga asnjeri.16 Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit që mund të mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit. 1.Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t’ju flas si njerëz frymëror, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht. 2 Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit;3 në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve?
I Thesalonikasve 1:2-10
2 Ne përherë e falënderojmë Perëndinë për ju të gjithë, duke ju kujtuar në lutjet tona, 3 duke kujtuar vazhdimisht veprën tuaj të besimit, mundimin e dashurisë suaj dhe qëndrueshmërinë e shpresës në Zotin tonë Jezu Krisht përpara Perëndisë, Atit tonë, 4 duke ditur, vëllezër të dashur prej Perëndisë, të zgjedhurit tuaj, 5 sepse ungjilli ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me Frymë të Shenjtë, dhe me shumë bindje; ju e dini se si jemi sjellë në mes tuaj për hirin tuas. 6 Dhe ju u bëtë imituesit tanë dhe të Zotit, duke e pranuar fjalën në mes të një pikëllimi të madh, me gëzimin e Frymës së Shenjtë, 7 për t’u bërë kështu shëmbull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akaisë. 8 Në fakt prej jush jehoi fjala e Perëndisë jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend u përhap besimi juaj tek Perëndia, sa që ne s’kemi nevojë të themi ndonjë gjë, 9 sepse vetë ata tregojnë për ne, si qe ardhja jonë ndër ju si u kthyet nga idhujt te Perëndia, për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë, 10 dhe për të pritur prej qiejve Birin e tij, të cilin ai e ngjalli prej së vdekurish, Jezusin, që na çliron nga zemërim që po vjen.
Lexoni Veprat 17:1 – 4
Dhe mbasi kishin kaluar nëpër Amfipoli dhe nëpër Apoloni, arritën në Thesaloniki, ku ishte sinagoga e Judenjve. 2 Dhe Pali, sipas zakonit të vet, hyri tek ata dhe tri të shtuna me radhë u paraqiti argumente nga Shkrimet, 3 duke deklaruar dhe duke treguar atyre se Krishti duhej të vuante dhe të ringjallej prej së vdekurish dhe duke thënë: “Ky Jezusi që unë ju shpall është Kristi.” 4 Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silën, si dhe një numër i madh Grekësh të përshpirtshëm dhe jo pak gra të rëndësishme.
Veprat e Apostujve 19:24-27
24 sepse një farë njeriu, me emër Dhimitër, argjendar, i cili bënte tempuj të Dianës në argjend, u sillte artizanëve jo pak fitim.25 Ai i mblodhi këta bashkë me punëtorët që kishin një aktivitet të përafërt, dhe tha: “O burra, ju e dini se fitimi ynë vjen nga kjo veprimtari.26 Dhe ju shihni dhe dëgjoni se ky Pali ua ka mbushur mendjen dhe ktheu një numër të madh njerëzish jo vetëm në Efes, por gati në mbarë Azinë, duke thënë se nuk janë perëndi ata që janë bërë me duar.27 Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të diskreditohet, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Diana të mos vlerësohet më aspak dhe që t’i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon.”
Lexoni Veprat 16:11-15, 40
11 Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për në Samotrakë, dhe të nesërmen në Neapolis, 12 dhe prej andej në Filipi, që është qyteti i parë i asaj ane të Maqedonisë dhe koloni romake; dhe qëndruam disa ditë në atë qytet. 13 Ditën e së shtunës dolëm jashtë qytetit anës lumit, ku ishte vendi i zakonshëm për lutje; dhe, si u ulëm, u flisnim grave që ishin mbledhur atje. 14 Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali. 15 Pasi ajo u pagëzua me familjen e saj, na u lut duke thënë: “Në qoftë se më keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni në shtëpinë time dhe rrini.” Dhe na detyroi të pranojmë.40 Atëherë ata, si dolën nga burgu, hynë në shtëpinë e Lidias dhe, kur panë vëllezërit, i ngushëlluan; dhe ikën.
Veprat e Apostujve 4
Ndërsa ata po i flisnin popullit, priftërinjtë, komandanti i tempullit dhe saducenjtë u turrën mbi ta, 2 të zemëruar sepse e mësonin popullin dhe shpallnin në Jezusin ringjalljen e të vdekurve. 3 Dhe i shtinë në dorë dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse ishte ngrysur. 4 Por shumë nga ata që ua kishin dëgjuar fjalën besuan; dhe numri i burrave u bë rreth pesë mijë. 5 Të nesërmen krerët, pleqtë dhe skribët u mblodhën në Jeruzalem, 6 bashkë me kryepriftin Anan dhe me Kajafën, Gjonin, Aleksandrin dhe të gjithë ata që i përkisnin farefisit të kryepriftërinjve. 7 Dhe, si i nxorën aty në mes, i pyetën: “Me ç’pushtet ose në emër të kujt e keni bërë këtë?.” 8 Atëherë Pjetri, i mbushur me Frymën e Shenjtë, u tha atyre: “Krerë të popullit dhe pleq të Izraelit! 9 Nëse ne sot gjykohemi për një mirësi që iu bë një njeriu të sëmurë, për të ditur si u shërua ai, 10 le ta njihni të gjithë ju dhe mbarë populli i Izraelit se kjo u bë në emër të Jezu Krishtit Nazareas, që ju e kryqëzuat dhe që Perëndia e ringjalli prej së vdekuri; me anë të tij ky njeri del para jush i shëruar plotësisht. 11 Ky është guri që ju, ndërtuesit, e hodhët poshtë dhe që u bë guri i qoshes. 12 Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” 13 Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin. 14 Duke parë pastaj në këmbë pranë tyre, njeriun që u shërua, nuk mund të thoshnin asgjë kundër. 15 Dhe, mbasi i urdhëruan të dalin jashtë sinedrit, u konsultuan me njëri tjetrin, 16 duke thënë: “Ç’t’u bëjmë këtyre njerëzve? Sepse u është njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit se është bërë një mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojmë; 17 por, që kjo të mos përhapet më shumë në popull, t’i shtrëngojmë me kërcënime të rrepta të mos i flasin më asnjeriu në këtë emër.” 18 Dhe, si i thirrën, u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit. 19 Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: “Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t’ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë. 20 Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar.” 21 Ata pasi i kërcënuan përsëri, i lanë të shkojnë duke mos gjetur mënyrë se si t’i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë përlëvdonin Perëndinë për atë që kishte ndodhur. 22 Sepse njeriu në të cilin kishte ndodhur ajo mrekulli e shërimit ishte më shumë se dyzet vjeç. 23 Kur u liruan, ata u kthyen tek të vetët dhe u treguan gjithçka që krerët e priftërinjve dhe pleqtë u kishin thënë. 24 Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: “O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta, 25 dhe që me anë të Frymës së Shenjtë ke thënë, nëpërmjet gojës së Davidit, shërbëtorit tënd: “Përse u zemëruan kombet, dhe popujt kurdisin gjëra të kota? 26 Mbretërit e dheut ngritën krye dhe princat u mblodhën bashkë kundër Zotit dhe kundër Krishtit të tij”. 27 Sepse pikërisht kundër Birit tënd të shenjtë, që ti e vajose, u mblodhën Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjtë dhe me popullin e Izraelit, 28 për të bërë të gjitha ato që dora jote dhe këshilli yt kishin paracaktuar se do të ndodhnin. 29 Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi, 30 duke e shtrirë dorën tënde për të shëruar dhe që të kryhen shenja dhe mrekulli në emër të Birit tënd të shenjtë Jezusit.”31 Dhe, mbasi qenë lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe e shpallnin fjalën e Perëndisë me çiltersi.32 Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç’kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta. 33 Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.34 Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura, 35 dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.36 Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë “biri i ngushëllimit”), Levit, me prejardhje nga Qipro, 37 kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.
Dhe ndërsa Apollo ishte ende në Korint, Pali, mbasi shkoi në vendet më të larta, arriti në Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre: 7 Dhe gjithsej ishin rreth dymbëdhjetë burra. 8 Pastaj ai hyri në sinagogë dhe u foli lirisht njerëzve tre muaj me radhë, duke diskutuar dhe duke i bindur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë. 9 Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani. 10 Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radhë, kështu që të gjithë banorët e Azisë, Judenj dhe Grekë, e dëgjuan fjalën e Zotit Jezus.
Veprat e Apostujve 16:25-34
25 Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin. 26 Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat. 27 Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut të hapura, nxori shpatën dhe donte të vriste veten, duke menduar se të burgosurit kishin ikur. 28 Por Pali thirri me zë të lartë: “Mos i bëj ndonjë të keqe vetes, sepse ne të gjithë jemi këtu.” 29 Atëherë ai kërkoi një dritë, u turr brenda dhe duke u dridhur i tëri u ra ndër këmbë Palit dhe Silës; 30 pastaj i nxori jashtë dhe tha: “Zotërinj, ç’duhet të bëj unë që të shpëtohem?.” 31 Dhe ata i thanë: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote.” 32 Pastaj ata i shpallën fjalën e Zotit atij dhe gjithë atyre që ishin në shtëpinë e tij. 33 Dhe ai i mori që në atë orë të natës dhe ua lau plagët. Dhe ai dhe të gjithë të tijtë u pagëzuan menjëherë. 34 Mbasi i çoi në shtëpinë e vet, ua shtroi tryezën dhe u gëzua me gjithë familjen e tij që kishte besuar në Perëndinë.
Efesianëve 4:1-7, 11-16
Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët,2 me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,3 duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.4 Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.5 Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,6 një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.7 Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.11 Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,12 për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,13 derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,14 që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,15 por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.16 Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.
Veprat e Apostujve 11:21-26
21 Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti. 22 Lajmi i kësaj arriti në vesh të kishës që ishte në Jeruzalem; dhe ata dërguan Barnabën, që të shkonte deri në Antioki. 23 Kur ai arriti, shikoi hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiti të gjithë t’i qëndrojnë besnikë Zotit, me dëshirën e zemrës, 24 sepse ai ishte njeri i mirë, plot me Frymë të Shenjtë dhe besim. Dhe një numër i madh personash iu shtua Zotit. 25 Pastaj Barnaba u nis për në Tars për të kërkuar Saulin dhe, si e gjeti, e çoi në Antioch. 26 Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë.
Mateu 28:16-20
16 Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte captura Jezusi 17 dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan. 18 Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. 19 Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, 20 dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.”
1 e Korintasve 3:5-9
5 Kush është, pra, Pali dhe kush është Apoli, veçse shërbëtor me anë të të cilëve ju besuat, edhe ashtu si Zoti i dha gjithsecilit? 6 Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rite. 7 Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rit. 8 Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij. 9 Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
Kolosianëve 2:1-3
Sepse dua që të dini ç’luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisme, 2 që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit, 3 ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes.
Kolosianëve 2:6-7
6 Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,7 duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.
Titi 1:4-5
4 Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë, Atit, dhe prej Zotit Jezu Krisht, Shpëtimtarit tonë. 5 Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të ndreqësh mirë çështjet që janë për t’u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, ashtu siç të porosita;
Efesianëve 5:15-21
15 Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, 16 duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. 17 Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotti. 18 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, 19 duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, 20 duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht; 21 nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!
Ecclesiastes 4:9-12
9 Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre. 10 Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë! 11 Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t’ia bëjë të ngrohet? 12 Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t’i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.
Gjoni 14:16-18
16 Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, 17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. 18 Nuk do t’ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.