02. Të ndajmë besimin

“Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson,”

Romakëve 1:16

Çfarë dhe përse

 

“Ju do të jeni dëshmitarët e mi.” (Veprat 1:8)   Dishepujt nuk mund as ta imagjinonin se si ky premtim do të ndryshonte jetën e miliona besimtarëve. Përgjatë shekujve, kushdo që ka ndjekur Jezusin ka qenë dëshmirat i tij. Ata janë përdorur nga Perëndia për të ndryshuar shoqërinë.

 

Sot, studentë në mbarë botën besojnë që Perëndia do të flasë nëpërmjet tyre. Ata po i shpallin botës një mesazh jetëndryshues. Ata po shpallin mesazhin e ringjalljes së Krishtit, shokëve të tyre të klasës dhe miqve të tyre. Sa herë që dëshmojnë për Krishtin, ata ndjejnë një kënaqësi që reflekton kënaqësinë e Atit. Ata kanë nderin t’u tregojnë të tjerëve një mesazh jetëndryshues.

 

Të qenit dëshmitar i Krishtit na jep shumë kënaqësi ama është edhe burim pasigurie. Ka disa persona që nuk ndihen të pregatitur për të diskutuar mbi besimin. Ka të krishterë që ndihen shumë të pregatitur për të folur mbi sportin, ekonominë apo modën, ama kur vjen puna për çështje shpirtërore nuk ndihen aq të pregatitur.   Ata hasin diçka në kulturën moderne që ngre një shqetësim.

 

Ne e dimë çfarë do të thotë të të jepet mundësia për të folur me dikë për Krishtin, por të mos dish çfarë të thuash.   Ky mësim do të na mësojë si të flasësh në mënyrë efektive me dikë për Jezusin dhe dhuratën falas të shpëtimit. Perëndia do të të përdorë për zgjerimin e mbretërisë së tij dhe për të drejtuar të tjerët tek Krishti.

Të mësojmë nga Fjala

 


Lexoni Veprat 8:1-5, 26-40.

klikoni për tekst

Vargjet nxjerrin në pah disa gjëra për Filipin.

 

♦ 8:1 – Na thotë se të gjithë u “shpërndanë” për shkak të përndjekjes me përjashtim të apostujve. Kur e bashkojmë këtë me vargun 4, shohim se Filipi ishte një prej atyre që u shpërndanë. Ai nuk ishte apostull megjithatë tek Veprat 6:5 ai përshkruhet si njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë.a vendosin besimin e tyre tek Jezusi.

♦ 8:5 – Filipi dinte si ta ndante ungjillin me të tjerët. Ai e shpallte hapur ungjillin.

♦ 8:29 – Filipin e drejtoi Zoti për të ndarë ungjillin me një person nga një prejardhje tjetër. Ai e pregatiti për të ndarë ungjillin me një zyrtar etiopas.

 

Brenda pasazhit, cili ishte roli i Perëndisë në rrjedhën e gjërave?

 

Cili ishte roli i Filipit në ardhjen në besim të etiopasit?

 

Cili ishte mesazhi që ndau me të Filipi? (8:35)

 

Ne të gjithë duam të bëhemi si Filipi. Ne duam të “hapim gojën” dhe të drejtojmë dikë tek Krishti. Ka shumë mënyra se si mund të ndihmojmë dikë të vijë në besim. Në vijim do t’ju tregojmë një përej këtyre mënyrave.

 

Një mjet: Katër ligjet shpirtërore

 

Katër ligjet shpirtërore janë përdorur nga Perëndia për të prekur jetën e miliona personave duke i ndihmuar të kuptojnë më qartë mesazhin e ungjillit. Ju lutemi, shikoni këtë video në të cilën disa studentë nga Filipinet tregojnë se si janë bekuar nga mesazhi që kjo broshurë mbart.

Nëse ende nuk keni një kopje të Katër Ligjeve Shpirtërore, ju lutem, ndiqni linkun në vijim për të gjetur një kopje në gjuhën tuaj.  www.4laws.com

 

Ju gjithashtu mund të shkarkoni një aplikacion nën emrin “God Tools” i cili do t’ju ofrojë mjete dhe instrumenta në formë elektronike. www.godtoolsapp.com

 

Mesazhi i Katër Ligjeve Shpirtërore është i thjeshtë pasi fokusohet në temat kryesore që njerëzit duhet të dinë dhe të besojnë para se ta vendosin besimin e tyre tek Jezusi.

 

Videoja në vazhdim do të na japë një tablo të përgjithshme të përdorimit të këtij instrumenti.

 

Lidhja me të vërtetën

 

Të mësojmë përmes një simulimi

 

Shumica e profesionistëve kanë nevojë për njerëz me të cilët të praktikojnë aftësitë e tyre. Përpara një ndeshje të rëndësishme trajneri i u bën lojtarëve stërvitje intensive. Edhe muzikantët bëjnë prova disa herë përpara proves gjenerale të koncertit. Klipi në vazhdim është një shembull i një paisje moderne për xhirimin e filmave që përdoret në industrinë e prodhimit të filmave.

Si e ndihmon ”vizualizimi paraprak” aktorin Kenju Rivs (Keanu Reeves ) për t’u pregatitur në punën e tij?

 

Si e ndikon produktin final që shohim ne, puna e ngadaltë e “vizualizimit paraprak”?

“Vizualizimi paraprak i Matricave të Ringarkuara” ilustron fuqinë e simulimit. Pasi aktorët dhe stafi teknik kanë studiuar skenën dhe kanë bërë prova për të, secili fokusohet tek roli i tij/saj. Simulimi ju jep aktorëve lirinë aktorëve të fokusohen tek cilado pjesë e filmit që ka qënë sfiduese për ta. Benefitet e saj përjetohen gjatë xhirimit të çdo pjese, ku pregatitja e mirë rrit kontributin e gjithsecilit.

 

Ju mund të simuloni duke praktikuar broshurën e Katër Ligjeve Shpirtërore me një besimtar. Simulimi do t’ju ndihmojë të kuptoni se si do të duket nëse ju uleni me dike për të ndarë ungjillin.

 

Ka një udhëzim të rëndësishëm që ju duhet të ndani me partnerin/en tuaj. Personi me të cilin ju po praktikoheni duhet të jetë pozitiv dhe duhet të bjerë dakord me mesazhin që poi jepni, pasi në këtë faze ju jeni thjesht duke praktikuar përdorimin e 4 ligjeve si instrument.

 

Kryeni simulimin me një shok/shoqe.

 

Kaloni broshurën nga hyrja deri tek pjesa e lutjes. Pasi të keni mbaruar, diksutoni me të ecurinë e bisedës.

 

Zbatimi

 
Ju tashmë i keni lexuar Katër Ligjet Shpirtërore. Më pas keni parë një demonstrim të ndarjes së broshurës. Më pas keni bërë një improvizim tuajin. Tani ka ardhur momenti për të ndarë ungjillin.

 

Ndoshta po mendoni, “Po si mund ta nis bisedën me dikë dhe pastaj të kaloj tek Katër Ligjet Shpirtërore? Ka disa gjëra që ju mund të provoni. Takohuni me një mik tuajin. Tregojuni që keni mësuar diçka që ju ka ndihmuar të njihni Perëndinë personalisht dhe se do të donit ta ndanit me të. Thuajuni që do të donit të dinit mendmin e tyre në lidhje me temën. Kaq duhet të bëni. Thjesht hidhni një hap përpara dhe besoni se Perëndia do t’ju udhëheqë.

Ndani Katër Ligjet Shpirtërore me dikë.

 

Mos harroni, suksesi në dhënien e dëshmisë është marrja e iniciativës për t’i treguar dikujt për Krishtin, nën fuqinë e Frymës së Shenjtë, duke ia lënë në dorë rezultatet Perëndisë.

 

Reflektim mbi mësimin

 

Tani që keni ndarë ungjilin nëpërmjet broshurës së Katër Ligjeve Shpirtërore, ka ardhur koha për të vlerësuar çfarë keni mësuar.

Merrni në çast për të shkruar gjërat që kanë shkuar siç duhet. Gjithashtu shkruani edhe gjërat që nuk ishin aq mirë.

 

Në këtë leksion u përqëndruam tek pjesa si të mësojmë një aftësi përmes përdorimit të një instrumenti. Sado që ne jemi mirënjohës për kaq shumë instrumente që janë krijuar, ne dimë që jo të gjithë njerëzit mund të fitohen për Krishtin me anë të metodave apo materialeve specifike. Përgjigja e tyre është rezultat i punës së Frymës së Shenjtë, i cili përdor Fjalën e Perëndisë dhe metoda të tjera për t’i afruar njerëzit tek Shpëtimtari.

 

Por kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit. Ai na shpëtoi, jo me anë të veprave të drejta që bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të rilindjes dhe ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë.

Titit 3:4-5

 

Materiale shtesë

 

Shikoni një demonstrim të instrumentave të GodTools: https://www.youtube.com/watch?v=iyCT9vhOcbI

 

Para disa vitesh, një student nga Gana u gjend përballë të njejtës situatë si ju. Pati një moment kur ai u sfidua për të ndarë besimin e tij. Ja disa nga reflektimet e tij mbi atë moment.

 

Shikim të këndshëm:   https://www.youtube.com/watch?v=4Lqh8IoViJQ

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.