VOLT-i është një program trajnimi që ka për qëllim t’ju ndihmojë të ndani ungjillin dhe të dishepullizoni të tjerët. Ky program e vë theksin tek aftësitë bazë që nevojiten për krijimin dhe rritjen e një lëvizje shpirtërore.
VOLT-i përmban 20 studime që mund t’i studiojmë personalisht të cilët synojnë të na ndihmojnë si ungjilltarë, dishepullizues apo shumëfishues shpirtëror. Të gjitha këto ndodhin më së miri në kontekst grupi, nën fuqinë e hirit të Perëndisë tonë madhështor.
Ec me ritmin tënd. Studioji mësimet sipas rradhës që preferon. Lejoni që mësimet t’ju sfidojnë dhe t’ju ofrojnë pika për të diskutuar me besimtarë të tjerë ose ndoshta me personin që po ju dishepullizon.
Qëllimet e kursit
1. Të na aftësojë në ndarjen e ungjillit dhe të na rrisë sigurinë gjatë bisedës:
◊ Të mësojmë t’i besojmë Perëndisë dhe t’i mbajmë personat aktiv gjatë ndarjes së ungjillit.
◊ Të marrim rregullisht iniciativën për të ndarë besimin.
2. Të zhvillojmë aftësinë për të drejtuar besimtarët e rinj në hedhjen e hapave bazë të besimit.
3. Të kuptojmë dhe të ndihmojmë në mënyrë aktive në rritjen e lëvizjes shpirtërore teksa shohim Zotin të punojë brenda një grupi dishepujsh me të njejtën thirrje në zemër.
4. Të dishepullizojmë të tjerët, duke ndarë me ta jetën dhe Fjalën e Perëndisë.
5. Të zhvillojmë aftësinë e tejçimit të njohurive të mësuara tek të tjerët .
Nga duhet t’ia filloj?
Menutë që vijojnë do t’ju ndihmojnë të familjarizoheni me temat e këtij programi trajnimi.
Ju lutem vini re, secili mësim ju çon tek Fjala e Perëndisë dhe aty ju mund të hulumtoni më tej rreth udhëzimeve të Perëndisë. Pika më e fortë e këtij trajnimi gjendet tek një vend – Fjala e Perëndisë. Caktoni një kohë për të menduar dhe për të medituar në lidhje me të qenurit një shërbëtor besnik, ashtu siç Zoti na ka urdhëruar.
Pjesët kulmore të mësimeve janë hapat e besimit. Ato mbështeten tek besimi që kemi se Perëndia do të veprojë në ne teksa praktikojmë gjërat që kemi mësuar.
As you start working through the VOLT lessons please log in using your Facebook account. Once you do this, you answers will be saved. Each time you return to VOLT you will find your previous work within the lessons that you worked on. If you don't log in, the system cannot save your answers.