01. Vizion për lëvizjen

Pas këtyre gjërave, pashë një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me rroba të bardha...dhe thërrisnin me zë të madh duke thënë: “Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit.”

Zbulesa 7:9 – 10

Çfarë dhe Përse

 

Perëndia po ngre lëvizje studentore anekënd botës, të cilat po rrokin një vizion të lartë. Ne me të vërtetë mund të flasim gjuhë të ndryshme apo vijmë nga fusha të ndryshme studimi por ama kemi një zemër dhe një pasion të përbashkët.

 

Ne besojmë se Perëndia na ka vënë në universitetet tona jo vetëm për të studiuar, por edhe për të reflektuar dritën e Krishtit. Ne besojmë se me anë të hirit të Perëndisë, emri i Jezusit do të lartësohet në shkollat dhe universitetet tona. Kjo është arsyeja përse ne mblidhemi për t’u lutur. Kjo është arsyeja përse ne i kërkojmë Perëndisë të bëjë shumë më shumë sesa ne mund kërkojmë apo imagjinojmë. Kjo është thirrja e zemrës sonë. Ky është pasioni që na bashkon.

 

“Një vizion dritëshkurtër nuk i ndez zemrat e njerëzve.” Por pamjet që shohim tek libri i Zbulesës i hedhin benzinë zjarrit! Ne e dimë si përfundon historia. Të gjithë kombet do të mblidhen rreth fronit të Zotit dhe do ta adhurojnë atë. Ndaj dëshira jonë është që edhe miqtë tanë studentë të jenë para këtij froni. Ne duam që Perëndia të prekë jetën e tyre. Ne dimë që mirësia e tij ka fuqi për të ndryshuar komunitetin tonë dhe për të restauruar çdo krisje në marrëdhëniet tona. Ne dimë që Perëndia dëshiron t’u japë shpresë të pashpresëve. Nëpëmjet hirit të tij, ai do të na përdorë pikërisht ne, fëmijët e Tij, për të përmbushur planin e tij.

 

Ky vizion ndez zjarr brenda zemrave dhe rroket nga studentët në mbarë botën.

Perëndia po i mobilizon studentët në përmbushjen e vullnetit të tij. Ai po vendos në zemrat e tyre dëshirën për të përmbushur Porosinë e Madhe për të bërë dishepuj nga të gjithë kombet (Mateu 28:19). Nëse po e lexon këtë, me shumë gjasa, Perëndia po punon në zemrën tënde. Tashmë e ke zbuluar vizionin. E ke kuptuar që është i parezistueshëm dhe do të jesh pjesë e gjërave që Perëndia po bën në këtë brez. Ka edhe studentë të tjerë që mendojnë si ti, Perëndia do të na thërrasë për të krijuar një skuadër që do të përmbushë këtë vizion.

Të mësojmë nga fjala

Libri i veprave na tregon për një tjetër grup njerëzish të cilët përmbushën një vizion. Ata ishin burra dhe gra plot besim, të gatshëm për të studiuar fjalën dhe për ta zbatuar atë.

 

Lexoni Veprat 19:1, 7-10

klikoni për tekst

Përshkruani me fjalët tuaja çfarë po ndodh në qytetin e Efesit.

 

Çfarë ju bën më tepër përshtypje nga ky përshkrim i shkurtër i punës së Perëndisë në qytetin e Efesit?

 

Pasazhi përmend shkurtimisht edhe diçka në lidhje me mësimet e Palit. Për ç’mësim bëhet fjalë? Çfarë dini për të?

 

Vlen për t’u nënvizuar se ata që kontribuan në ndikimin e grupit ishin ata që “u shkëputën bashkë me Palin” dhe që ndoqën mësimet e tij në shkollën e Tiranit.

 

Bota nisi të ndryshojë:

Kjo histori provon se shoqëria filloi të ndryshojë si rezultat i punës së Zotit në këtë grup të vogël njerëzish.

 

Ju lutem lexoni Veprat 19:24-27.

klikoni për tekst

 

Bazuar në këto pasazhe, cilat janë provat që vërtetojnë se segmente të caktuara të shoqërisë po fillonin të ndryshonin?

 

Given that after two years, “all who lived in Asia heard the word of the Lord,” how would you describe the impact of this group of disciples?

 

Megjithëse shitësi, Dhimitri, ishte i mërzitur për shkak të ndryshimeve që po ndodhnin në Efes, ne e shohim reagimin e tij si shenjë të një suksesi të madh. Përse? Si mundet që vështirësia me të cilën po përballej Dhimitri, të na shërbejë ne si inkurajim për ndryshimet që duam të shohim në shoqëri?

 

Për të vlerësuar këtë histori duhet të kemi parasysh që pikëpamjet fetare të efesianëve ishin shumë të ndryshme. Meqë shohim që Dhimitri ishte i suksesshëm financiarisht, çfarë na tregon ky fakt në lidhje me vlerat e atyre njerëzve?

 

Cilat janë disa nga ndryshimet që mund të presim të shohim në shoqëri kur Perëndia punon?

 

Kapitulli 19 i librit të Veprave na tregon që Perëndia mund të përdorë edhe pak persona për të NDRYSHUAR BOTEN. Jezusi ka thënë: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati.” (Gjoni 14:12).   Historia e Veprave 19 na tregon një pjesëz të veprave të mëdha që Perëndia ka bërë me anë të ndjekësve të tij. Këta persona, burra dhe gra të mbushur me Frymë, plot besim…janë përdorur nga Perëndia për të plotësuar vullnetin e tij për Efesin.

 

Shqyrtimi i zemrës:

 

Deri në çfarë pike duam të jemi pjesë e kësaj pune shpirtërore? A është pasioni ynë? A duam që të jetë pasioni ynë?

 

Mendoni në lidhje me pasionet tuaja e hidhni në letër mendimet dhe vlerësimet tuaja në lidhje me motivimin tuaj për t’u përfshirë në punën e Perëndisë.

 

Lidhja me të vërtetën

 

Fjalët e Veprave 19 na ndihmojnë të kuptojmë se cilat mund të jenë pritshmëritë tona për kohën në të cilën po jetojmë. I gjejmë të dyja, edhe uljet edhe ngritjet.  

 

Cila ishte pika më sfiduese e të gjithë kapitullit?

 

Vargu 9 na jep një mesazh serioz. Jo gjithëkush që shprehu interes dhe kuriozitet për ta njohur Jezusin vazhdoi ta ndiqte atë. Ajo që ndodhi në Efes, ndodh edhe sot. Shumë persona mund të fillojnë ta ndjekin Perëndinë, por jo të gjithë i qëndrojnë kësaj udhe. Disa prej tyre largohen, madje dhe “flasin keq” për mesazhin që më parë u është dukur tërheqës.

 

Kur përballemi me situata të tilla, gjithëkush vendos nëse do të bashkohet me ata që “ngurtësoheshin” apo do të vazhdojë ta ndjekë Jezusin. Cilat janë bindjet që nevojiten sot për të qëndruar në Krishtin dhe për t’i shërbyer atij?

 

Cila ishte gjëja më e mahnitshme tek pasazhi?

 

Vargu 10 na paraqet një tablo të një grupi njerëzish të përkushtuar ndaj studimit dhe mësimit. Shkolla e Tiranit u shndërrua në një vend transformimi për njerëzit e Perëndisë. Perëndia punoi në dhe nëpërmjet tyre. Njerëzit në qytetin dhe vendin e tyre dëgjuan ungjillin! Thjesht mendoni se çfarë kuptimi ka fraza “të gjithë banorët e Azisë...e dëgjuan fjalën e Zotit”. Nuk ishin disa ata që dëgjuan për Krishtin. Nuk ishin as thjesht familjarë të tyre, por ishin të gjithë. Perëndia po punonte në ta. Eshtë e paimagjinueshme!

 

Pse do të doje ta ndaje ungjillin me këdo në universitetin dhe në qytetin tënd?

 

Nëse sot do të kishte një shkollë si ajo e Tiranit, a do të doje të ishe pjesë e saj? Përse po ose përse jo?

 

Ne shpresojmë që programi i trajnimit VOLT do t’ju ndihmojë të rriteni në Krishtin dhe të bëheni ndërtues lëvizjesh.

Hap veprimi

 

Një ditë do të kemi privilegjin të dëgjojmë historitë e 12 burrave që përmend Pali tek Veprat 19:7. Ata do të na thonë se si Perëndia e dërgoi ungjillin tek ta dhe se si ata nisën të ndryshojnë një nga një. Do të na tregojnë dhe se si ndërmorën hapa besimi duke u ballafaquar me frikërat e tyre. Me një buzëqeshje fëminore, ata do të na tregojnë se si Perëndia i surprizoi duke punuar brenda tyre në mënyrë që të bekonin të tjerët.

 

Sot shumë besimtarë kanë përvoja të ngjashme. Ata habiten kur shohin se si Perëndia punon përmes tyre. Disa prej tyre janë studentë. Ata po zbulojnë gjatë kësaj periudhe se Perëndia po i thërret ata për ta ndjekur dhe po u jep atyre fuqinë për t’u bërë ambasadorë të tij.

 

Këta studentë kanë zbuluar se të jetuarit për Perëndinë është eksperienca më e rëndësishme në jetë. Ata kanë shkëmbyer disa prej ëndrrave të tyre të mëparshme me ëndrra dhe dëshira të reja që Zoti u ka shtënë në zemër. Ata tashmë kanë një vizion të ri për jetën që u jep kënaqësi.  

 

Mendoni për një moment mbi Jezusin e sakrificën e tij për ty dhe kujtoni atë që patë tek grupi i vogël i dishepujve në Efes. Nën dritën e tyre mendoni tashmë për vizionin tuaj aktual. Çfarë mendoni se po ju kërkon të bëni Perëndia?

 

Kaloni pak kohë duke u menduar dhe më pas, në hapësirën më poshtë shkruani vizionin tuaj.

 

Teksa dëgjojmë Zotin, lexojmë fjalën dhe ecim në bindje, Perënida na drejton. Ai na jep një mision të rëndësishëm. Ai të ka vënë ty në atë universitet jo vetëm për të mësuar disiplinat e profesionit, por edhe për të të ndërtuar ty si dishepull që do të shpallë lavdinë e Krishtit.

 

Trajnimi VOLT ka për qëllim t’ju ndihmojë të lëvizni përgjatë shtegut që Zoti ka na ka zbuluar në fjalën e tij. Në Bibël ne shohim se si ndjekësit e Krishtit mësuan të ndajnë besimin e tyre. Ata mësuan të tjerët dhe i motivuan të vinin marrëdhënien me Zotin të parën.

 

VOLT-i do t’ju ndihmojë të arrini synimet e mëposhtme dhe të fitoni siguri në shërbesën tuaj ndaj Zotit. Duke investua në këtë trajnim ju do të bëni hapa para drejt:

1. Zhvillimit tuaj si dishepuj besnik

2. Ndarjes së lajmit të mirë

3. Dishepullizimit të të tjerëve

4. Ndërtimit të një lëvizje brenda universitetit me dishepuj të cilët kanë të njejtën zemër

5. Pajisjes suaj për shërbesë gjatë gjithë jetës

 

Këto janë synime të vlefshme. E nderojnë Perëndinë dhe në fakt, përfaqësojnë qëllimin që ai ka për ndjekësit e tij. A do të përkushtohesh në ndjekjen e këtyre qëllimeve përgjatë 3 muajve të ardhshëm duke punuar me 10 mësimet e para e të trajnimit VOLT? Konsultohuni me Perëndinë.

 

Shkruaj më poshtë zotimin që do të marrësh para Zotit.

 

Ju lutemi, diskutojeni zotimin tuaj me dishepullizuesin/trajnerin personal, ose me ndonjë tjetër besimtar në universitetin tuaj.

 

Tejçimi

 

Për të përmbushur qëllimin e Perëndisë duhet që ne të punojmë si skuadër.

 

A mendon që mund të ftosh dikë tjetër që t’i bashkohet studimit të këtij materiali? Një mënyrë për ta ftuar atë person, do të ishte ndarja e vizionit tënd me të.

 

Mos harroni që Perëndia po punon...dhe se po pregatit persona të tjerë për t’u bashkuar me vizionin që ai ta ka dhënë.

 

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.