3. Nga i paaftë në i fuqizuar

  • Einstein
    Einstein
  • Eric Clapton
    Eric Clapton
  • Jim Carrey
    Jim Carrey
  • Jennifer Lawrence
    Jennifer Lawrence
  • Messi
    Messi
  • DiVinci
    DiVinci
  • Beyonce
    Beyonce
  • Robert Downey Jr.
    Robert Downey Jr.

Shikoni fotot e galerisë dhe zgjidhni personazhin e famshëm, të cilin do të donit ta imitonit.

Tani supozoni se u përpoqët sa mundët për ta imituar personazhin që zgjodhët.

 

Cilat janë mundësitë që ju të arrini nivelin e tyre të ekspertizës?

 

Çfarë emocionesh mund të përjetoni nëse përpiqeni të imitoni personin që admironi?

 

Nëse do të përpiqeshit të imitonit këtë person, niveli juaj i vështirësisë do të jetë në përpjestim të drejtë me diferencat që ekzistojnë midis aftësive tuaja dhe aftësive të personazhit që zgjodhët të imitoni.

 

Një sfidë e madhe:

 

Jemi thirrur për t’u bërë imitues të Perëndisë, i vetmi që iu bind Atit në mënyrë të përsosur. (Epfesianëve 5:1-2)

 

Si do t’i përshkruanit dallimet që ekzistojnë mes aftësive tuaja dhe aftësive të Zotit për të jetuar një jetë të Perëndishme?

 

Ne kemi një dëshirë fëminore për ta kënaqur Perëndinë. Megjithatë shpesh dështojmë në këtë pikë pasi nuk ia dalim dot ta ndjekim atë çdo ditë. Duket sikur jeta e krishterë është e pamundur për tu jetuar. Çfarë mund të bëhet në lidhje këtë?

 

Kur ndihemi të lodhur nga pamundësia jonë për të jetuar jetën e krishterë, katër mund të jenë arsyet e mundshme.

 

1. Mungesa e fuqisë ose e aftësive të nevojshme për të jetuar jetën e krishterë.

2. Ne i kemi fuqitë ose aftësitë, por nuk dimë që i kemi.

3. Ne dimë që i kemi fuqitë ose aftësitë, por nuk dimë si t’i përdorim.

4. Ne dimë si t’i përdorim fuqitë ose aftësitë, por zgjedhim të mos i përdorim.

 

Cila prej këtyre 4 mundësive përshkruan situatën tuaj aktuale?

 

Lexoni 1 Korintasve 2:9 – 3:3  

klikoni për tekst

Pali ua ka shkruar këto fjalë një grupi besimtarësh që po përpiqeshin të jetonin si Jezusi. Audienca e tij në Korint ishte e përçarë. Ata kishin krijuar grupe që udhëhiqeshin nga drejtues të ndryshëm. Imoraliteti dhe egoizmi ishin ulur këmbëkryq në bashkësitë e tyre. Pali i udhëzon personat e sfilitur të shkojnë tek burimi i fuqisë së nevojshme për të jetuar një jetë që e kënaq Zotin.

 

 

 

 

Cila është arsyeja?

FRYMA E PERËNDISË, burim njohurie dhe fuqie.

 

Cili është një nga qëllimet e Frymës së Shenjtë sipas 1 Korintasve 2:12?

 

"Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia,"  (2:12) 

 

Në pasazh na përshkruhen tri gjendje shpirtërore. Vini re si secila prej tyre ndikon aftësinë tonë për të kënaqur Zotin.

 

1. Si është gjendja shpirtërore e personit tek 1 Korintasve 2:14?

 

"Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht."  (2:14)

 

Sa të vërteta shpirtërore mund të kuptojë njeriu?

 

 

2. Cila është gjendja shpirtërore e njeriut tek 1 Korintasve 2:15-16?

 

15 "Por njeriu që është frymëror gjykon çdo gjë dhe vetë nuk është i gjykuar nga asnjeri. 16 Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit që mund të mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishti."  (2:15-16)

 

Çfarë avantazhi ka ky njeri?

 

3. Cila është gjendja shpirtërore e njeriut tek 1 Korintasve 3:1-3?

 

Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t’ju flas si njerëz frymëror, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht. 2 Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit; 3 në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve?

 

Si i përshkruan Pali kufizimet e korintasve? Përse vuajnë nga këto kufizime?

 

Në këto vargje, Pali na paraqet tri alternativa si mund të lidhen njerëzit me frymën. A mund ta përmblidhni mesazhin e Palit?

 

Paragrafi i mëposhtëm dinamik është një përpjekje për të paraqitur grafikisht atë që po ndodh.

 

Zgjedhja e asaj që mbështetet në:

 
 

Si mund të jetojmë si burra dhe gra frymëror/e?

 

Efesianëve 5:18 thotë:

 

"Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë."

 

Çfarë na urdhërohet të shmangim?

 

Çfarë na urdhërohet të bëjmë?

 

Jeta e mbushur me frymën është një jetë që drejtohet nga Krishti, pra Krishti jeton brenda nesh me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.

 

NE MBUSHEMI ME FRYMË ME ANË TË BESIMIT.

 

Tek Gjoni, Jezusi na paraqet një tablo të besimtarëve që vijë tek ai për të pirë nga uji i gjallë, që është fryma e tij (Gjoni 7:37-39). A jeni të etur? Ata që janë të etur, në momentin kur marrin atë çfarë kanë nevojë, përjetojnë tri gjëra:

 

DËSHIRË   A dëshironi të mbusheni (pra të drejtoheni dhe fuqizoheni) me frymën?

PENDESË A po largoheni nga mëkati dhe a po ia rrëfeni Perëndisë?

DORËZIM A po ia dorëzoni kontrollin e jetës suaj Krishtit?

 

Nëse dëshironi, nëse pendoheni dhe nëse dorëzoheni atëherë ju mund t’i kërkoni Perëndisë t’ju mbushë me Frymën e tij. Falënderojeni që do t’ju drejtojë dhe do t’ju fuqizojë teksa vazhdoni t’i besoni atij.

 

Lutja e mëposhtme është një sugjerim:

 

Atë i dashur, unë kam nevojë për ty. Pranoj që kam mëkatuar kundër teje duke e drejtuar vetë jetën time. Të falënderoj që më ke falur mëkatet përmes vdekjes tënde në kryq. Sot unë ftoj Krishtin sërish të rimarrë fronin e jetës sime. Më mbush me frymën tënde të shenjtë siç më ke urdhëruar të mbushem dhe siç premton në fjalën tënde se do të më mbushësh. Të falenderoj që më mbush me frymë tënde dhe që drejton jetën time. Në emrin e Jezusit lutem. Amen.

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.