2. Nga të ndjerit i pavlerë tek falja

Çfarë na mëson filmi në lidhje me fuqinë e faljes?

 

Krishti e mundi mëkatin dhe vdekjen me anë të kryqit dhe ringjalljes së tij. Ne nga ana tjetër nuk ia kemi dalë t’i mundim këto kundërshtarë. Ne jemi luftojmë vazhdimisht me mëkatin, e teksa jemi në këtë betejë, zhgënjejmë Zotin dhe veten. Falë jetës së re që kemi në Krishtin, ne duhet të shikojmë edhe një herë se çfarë ndodh kur mëkatojmë dhe se si mëkati ndikon marrëdhënien tonë me Perëndinë.

 

Të mendojmë mbi marrëdhëniet tona:

Si do të ndiheshit po të zhgënjenit një person që është shumë i rëndësishëm për ju?

 

Ç’ndikim do të kishin ndjenjat mbi sjelljen tuaj në atë marrëdhënie?

 

Si do të ndiheshit nëse personi nuk do t’ju falte? Si do të ndieshit nëse personi do t’ju falte?

 

Mëkati ka pasojat e tij në marrëdhënien tonë me Zotin dhe Zoti e dinte që do të ndodhte kështu. Ndaj ai na shkroi në fjalën e tij që ne ta kuptojmë.

Lexoni 1 Gjoni 1:5-2:2

klikoni për tekst

KONTEKSTI, pse është kaq i dëmshëm mëkati? (1:5)

 

Cfarë do të thotë: “Perëndia është dritë?

 

Pse është kaq domethënës fakti që në të nuk ka kurrfarë errësire?

 

Me të vërtetë që nuk e kemi humbur marrëdhënien me Perëndinë (pasi ende vazhdojmë të jemi fëmijë të tij). Ama, gjithsesi një gjë element i rëndësishëm i marrëdhënies u prish – bashkësia jonë me Perëndinë. (Termi bashkësi nënkupton një marrëdhënie të afërt me Perëndinë, në sajë të së cilës ne përjetojmë kënaqësinë, udhëheqjen dhe dashurinë e tij.)

 

 

1 Gjëja e parë që nuk mund të themi (1:6)

 

Çfarë nuk mund të themi?

 

Cilat janë pasojat e të ecurit në errësirë?

 

Vini re se nuk e humbëm marrëdhënien me Perëndinë. Megjithatë humbëm një gjë shumë të rëndësishme – bashkësinë me Perëndinë. Ndaj na rëndon mëkati. Pasojat e tij janë reale dhe çfarë është më e rëndësishmja, nuk e kënaq Zotin.

 

 

2 Gjëja e dytë që nuk mund të themi (1:8,10)

 

A mund të përmblidhni me fjalët tuaja se çfarë po na thonë këto vargje?

 

Vargjet ngrenë një problem universal. Mëkati jonë e prek marrëdhënien tonë me Perëndinë.

 

Ama, Perëndia ka një zgjidhje për këtë problem! (1:9)

Në dritën nuk ka errësirë 

Po të ecim në errësirë bashkësia dëmtohet.

 

 

Bashkësia, Rrëfimi dhe Pendesa

Zgjidhja për mëkatin sqarohet në kapitullin 2 vargjet 1-2. Aty kuptojmë se si na fal Perëndia. Sakrifica e Jezusit është zgjidhja përfundimtare për problemin e mëkatit tonë.

 

PËRMBLEDHJE

 

PËRQASJET E GABUARA:

♦ Mëkati im është i parëndësishëm.

♦ S’kam bërë asnjë gabim.

 

Sipas mendimit tuaj, cilat janë pasojat e këtyre përqasjeve të gabuara?

 

TRI SJELLJET E DUHURA:

♦ Ecni me Perëndinë duke ditur se kush është ai.

♦ Jini të hapur me Perëndinë dhe pranoni mëkatin tuaj.

♦ Përpiquni t’i shmangeni mëkatit.

Zot, më përul. Zemra ime nuk është siç duhet. Unë jam i dobët.

Kam nevojë për ty.

 

Sipas 1 Gjonit 1:9, çfarë duhet të bëjmë që të ndërgjegjësohemi për mëkatin?

 

Rrëfimi nënkupton që biem dakord me Perëndinë.

♦ Biem dakord që kemi mëkatuar.

♦ Biem dakord se ai na ka falur.

♦ I kthejmë shpinën mëkatit.

 

HAPA PËR TU NDERMARRË TANI

 

  1. MBËSHTETUNI TEK PREMTIMET E PERËNDISË.

Ai ka thënë që do t’ju falë.  

Falënderoni Perëndinë në lutje që po iu pastron nga çdo mëkat.

 

  1. RRËFENI MËKATET NJË PËR NJË.

Bëni një listë të mëkateve që ju vijnë në mendje. Rrëfejani Perëndisë dhe mbi to shkruani vargun tek e para e Gjonit kapitulli 1 vargu 9. Më pas griseni këtë listë.

 

  1. SHMANGIUNI MËKATIT.

Duhet të kuptojmë që me forcat tona, nuk ia dalim dot t’i bëjmë ballë mëkatit. Nevojitet që të mbështetemi tek fuqia e Perëndisë.

 

Falja është pjesë e planit të Perëndisë për t’i bërë të gjitha gjërat e reja. Për besimtarët, çdo ditë mund të jetë një fillim i ri në sajë të faljes së Krishtit.

 

Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.