4. Rritja në pjekuri

Psalmi 1 e krahason jetën e dikujt që ndjek Zotin me një pemë të mbjellë Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken. Kjo është një tablo frymëzuese e jetës. Transmeton idenë e jetës së plotë. Zoti do që jeta jonë të ketë rrënjë të forta. Këtë do Zoti për ne.

Rendisni nga

1-5 rëndësinë që shoqëria

i vë secilit element

 

(ulët) 1 -- 2 -- 3 -- 4 -- 5 (lartë)

Pjekura Intelektuale
Pjekuria Emocionale
Pjekuria Sociale
Pjekuria Shpirtërore
Pjekuria Fizike

Në shoqëritë me nivel të lartë arsimimi po vihet gjithnjë e më shumë theksi tek zhvillimi personal. Njerëzit që kanë potencial listojnë hapat që duhet të ndjekin për të arritur synimet e tyre. Ata rriten intelektualisht, emocionalisht dhe nga pikëpamja shoqërore me qëllim rritjen e cilësisë së tyre të jetës. Në mungesë të kësaj pjekurie dikush përballet me kufizime dhe pengesa. Personat që kanë vetëm “potencialin” dekurajohen, pasi e kanë të pamundur të realizojnë ëndrrat e tyre. Kur potenciali shndërrohet në pjekuri ndodh diçka tjetër.

 

Pjekuria shpirtërore është po aq e rëndësishme sa llojet e tjera të rritjes. Perëndia kërkon që ndjekësit e tij të mos mbeten foshnja por të rriten (1 Korintasve 14:20). Shumë pengesa në jetën e krishterë, janë rezultat i çështjeve që kanë të bëjnë me rritjen dhe pjekurinë.

Cila ka qenë PËRVOJA JUAJ?

 

Cili element i sfondit tuaj jetësor ka patur rëndësinë më të madhe në rritjen tuaj?

 

Cilët njerëz ose cilat ngjarje jetësore ju kanë ndihmuar të ndërmerrni hapa konkretë në rritjen shpirtërore?

 

Një kontekst i përgjithshëm:

 

Pse mendoni që disa besimtarë dështojnë të rriten?

 

Sipas mendimit tuaj, cili mund të jetë një tregues apo një sinjal i papjekurisë shpirtërore?

Shtegu i Perëndisë për rritjen:

 

Libri i Veprave na tregon për përvojat e para të besimtarëve pas ringjalljes së Jezusit. Në kapitullin e dytë, Pjetri (një ndër drejtuesit e hershëm) del para një turme dhe shumica prej tyre pranojnë Jezusin. Ky varg na flet për një grup besimtarësh të rinj dhe çfarë e karakterizonte rritjen e tyre shpirtërore.

 

Lexoni Veprat 2:42-47  

 

42 Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje. 43 Dhe të gjithëve u kishte hyrë druajtja; dhe shumë shenja e mrekulli bëheshin nga dora e apostujve. 44 Por gjithë ata që besonin rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët. 45 Dhe i shisnin pronat e pasuritë dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së çdonjërit. 46 Dhe ngulmonin me një mendje të vetme çdo ditë në tempull dhe, duke e thyer bukën nga shtëpia në shtëpi, merrnin ushqimin me gëzim dhe me thjeshtësi zemre 47 duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar.

 

Në këtë pasazh na tregohen katër karaktersitika të krishterit të pjekur:

 

1. Ngulmues në fjalë (2:42)

 

Çfarë do të thotë të jesh i ngulmues ndaj diçkaje?

 

Kush ishin apostujt?

 

Cilat ishin mësimet e tyre? (Mateu 28:18-20)

 

Si mund t’i përkushtoheni çdo ditë fjalës së Perëndisë?  

2. NGULMUES NË BASHKËSI (2:42)

 

Çfarë është bashkësia?

 

Çfarë i motivonte besimtarët të mblidheshin shpesh me njëri-tjetrin?

 

A mund t’i përkushtoheshit një bashkësie të tillë?

 

3. NGULMUES NË LUTJE (2:42)

 

Çfarë është lutja?

 

SI mund të përkushtohesh në lutje?

 

4. GËZONIN SIMPATINË E NJERËZVE (2:47)

 

Pse iu bashkuan të tjerët?

 

God empowers his people to serve Him and change the world.  As his messengers, we bring hope, truth and light to the nations.  God will work through us in order to change the lives of many.  

 

What impact were the believers having inside and outside of their community?  

 

Pasi keni parë tri elementët karakteristik të një mjedisi të shëndetshëm shpirtëror, cili prej tyre është më i prezent në jetën tuaj? Përse?

 

Cili prej elementëve përfaqëson pikën tuaj më të dobët? Përse?

 

Listoni një ose dy prej gjërave që do të donit të bënit për të investuar në rritjen tuaj shpirtërore?

 

 

 

Teksa reflektoni për mësimin, mendoni se çfarë hapash konkret duhet të ndërmerrni për t’u rritur shëndetshëm si pema në video?  

Click for MEDIA CREDITS


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.