Tips for working with VOLT follow-up Albanian

Këshilla për aplikimin e kursit pasues VOLT

Pali e konsideronte veten “arkitekt”, pra ai dinte shumë mirë se çfarë bënte. Ne duam të jemi si ai ndërsa i shërbejmë Zotit.

Bëni pyetje dhe jini kurioz

Mësimi ka shumë pyetje. Secila pyetje është hartuar në mënyrë të tillë që ta nxisë besimtarin të përgjigjet. Lejoini të shqyrtojnë tekstin dhe të zbulojnë të vërtetën. Ndërsa dëgjoni përgjigjet e tyre bëhuni kuriozë. Përpiquni të kuptoni se çfarë besojnë ata konkretisht. Do të ishte arritje për ju nëse e bëni personin të flasë pjesën më të madhe të kohës. Mësoni se çfarë besojnë ata dhe drejtoini për tek fjala e Perëndisë. Më pas, lini fjalën të krijojë bindjet e tyre

Leximi me rradhë i vargjeve të Biblës

Pjesa më e rëndësishme e çdo mësimi është Bibla. Sigurohuni që diskutimi juaj lidhet me fjalën e Perëndisë. Ftoni personin me të cilin po punoni të lexojë me zë të lartë një nga vargjet. Vargun tjetër lexojeni ju. Vargjet mund të jenë brenda mësimit ose shfaqen me një klikim tek linku.

Çlodhuni dhe shijoni videot

Secili mësim i kursit pauses ka të paktën një klip. Këto prezantime vizuale i japin larmishmëri bashkëveprimit tuaj. Disa persona mendojnë se videot i japin shumë shije materialit. Ka të tjerë që nuk iu bëjnë shumë përshtypje.

Po përgjigjet e pyetjeve me vend bosh?

Mënyra si punoni me këto pyetje varet është tërësisht në dorën tuaj. Ju thjesht mund të diskutoni mbi përgjigjet tuaja. Ose nëse keni kohë, secili mund të shkruajë diku përgjigjet. Zgjedhja është e juaja. Ndihuni të lire!

Vizatime dhe skica

Secili person ka stilin e tij personal. Nëse ju pëlqen të vizationi apo skiconi, atëherë jini krijues. Bëjini tuajat këto mësime. Shtojuni personalitetin tuaj. Nëse punoni mirë me laps e me letër, atëherë përdorini!