Best practices for second generation disciples – Albanian

Praktikat më të mira të punës me brezin e dytë

Ne shpesh lutemi dhe i kërkojmë Perëndisë të na japë urtësi. Praktikat më poshtë kanë treguar që janë shumë efektive në punën me brezin e dytë të dishepujve.

Shtoni kohën që kaloni me dishepullin që po meson si të drejtojë të tjerët.

Puna me njerëzit ngre shumë pikëpyetje dhe paraqet disa sfida. Ji vazhdimisht inkurajues. Merr kohë për të dëgjuar. Kupto se sfida e të punuarit me të tjerë do të sjellë mundësi të reja për ndërtimin e karakterit të dishepullit. Ndihmoje dishepullin të marrë maksimumin nga këto mundësi.

Njihuni me brezin e dytë të dishepujve

Fakti se studentët e rinj nuk janë “dishepujt tuaj” nuk do të thotë se ju duhet të jeni të tërhequr apo distant prej tyre. Në fakt, është e vështirë të lutesh për dikë që nuk e njeh. Ne kemi mundësinë të jemi inkurajim dhe ndikim pozitiv në jetën e këtyre studentëve. Ndaj jini të qëllimshëm për të parë për mundësitë që mund të keni për t’u bërë pjesë e rritjes së tyre. Bashkojuni atyre për një festë. Shkoni në një vend të qetë së bashku për të kaluar kohë me Zotin. Shko në një festë me ta. Bëhu pjesë e jetës së tij/saj. Kjo me siguri do ta inkurajojë shumë dishepullin.

Mos harroni që ju luani një rol dytësor në jetën e brezit të dytë.

Teksa punoni me brezin e dytë sigurohuni që nuk po përziheni me drejtimin që i takon dishepullit tuaj. Jini mbështetës ndaj punës së tij/saj. Rezistojini tundimit për të marrë kontrollin. Kujtojeni dishepullin që keni besim tek ai/ajo

Lutuni për dishepujt.

Kërkojini Zotit t’ju japë urtësinë dhe guximin e nevojshëm për të ndërmarrë një hap besimi. Kërkojini Zotit t’u kujtojë atyre se kush janë në Krishtin dhe se ai mund të bëjë shumë gjëra përmes tyre. Kërkojini Zotin të bekojë punën e tyre teksa punojnë për të ngritur brezin e dytë të dishepujve.