Keys to a small group – Albanian

Elementë për të ndërtuar një mjedis të kpndshëm dhe miqësor

Me pak planifikim, ju mund të krijoni atmosferën e duhur.

Vendodhja:

Takohuni në një ambjent jo-formal dhe lehtësisht të gjendshëm. Shpesh herë, një vend i mirë takimi mund të jetë dhoma e ndonjërit prej anëtarëve të grupit, për sa kohë që s’ka ndonjë kundërshtim nga personat e tjerë të dhomës. Vendet si zyrat e kishës mund të jenë vende jo komode për anëtarët e rinj të grupit. Në të njejtën mënyrë edhe ambjentet e klasës mund të jenë vende të njohura për studentët, por mund të pengojnë procesin e komunikimit dhe nuk ofrojnë ngrohtësi.         

Koha:

Caktojeni takimin në një orar të përshtatshëm për të gjithë grupin. Zgjidhni një kohë kur të gjithë do të jenë të freskët dhe të mprehtë. Sigurohuni që asnjëri prej tyre nuk ka mbivendosje axhende. Të premtet mbasdite ose mbrëmjet vonë nuk janë të përshtatshme për takime.  

Karriget:

Karriget rregullojini në një pozicion të tillë ku anëtarët e grupit të shihen lehtësisht me njëri-tjetrin. Pozicionimi i karrigeve në formë rrethi e mundëson këtë gjë. Gjithashtu jini të vëmendshëm edhe karshi hapësirës mes karrigeve. Distanca s’duhet të jetë as shumë e madhe, në mënyrë që personat të dëgjojnë pa probleme; por as shumë e vogël që të secili të ketë hapësirën e tij personale.           

Shpërqëndruesit:

Takohuni në një vend ku keni mundësinë të kontrolloni mundësinë e ndërhyrjes së faktorëve shpërqëndrues. Krijoni një rregull si grup në lidhje me telefonatat, vendosni një tabelë tek dera që të mos ju shqetësojnë me hapjen dhe mbylljen e derës. 

Pijet freskuese:

Eshtë mirë që në fillim të takimit të ofroni diçka për të pirë (sidomos gjatë javëve të para), kjo për sa për ta ngrohur pak atmosferën. Njerëzit janë më të hapur për të ndërvepruar në prani të ushqimit. Do të kuptoni që ia vlen si investim. Me kalimin e kohës, anëtarë të caktuar do fillojnë të ndihmojnë me pijet dhe snekët.

Ndriçimi:

Sigurohuni që ndriçimi është i duhur për të krijuar një mjedis të ngrohtë. Asnjëri sduhet të ulet përballë diellit ose afër dritares. Gjithsesi duhen shmangur edhe dhomat e errta. Kini parasysh që po krijoni marrëdhënie, nuk jeni duke parë film.  

Biblat:

Biblat mund të shkarkohen në telefona apo në tablet. Do t’ju bënit një nder me shkarkimin e versionit të duhur të Biblës, pasi online ka disa versione.